Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë më të privilegjuarit e ditës, në sajë të hënës së pranishme në shenjën e tyre. Ana sentimentale do të funksionojë për mrekulli, ndonëse disa duhet të tërheqin kritikat për partnerin.
Demi
Gjithë ajo që ju duhet këtë ditë, do të gjendet te ndihma dhe mirëkuptimi i familjes. Nuk do të keni vështirësi gjatë së hënës, por edhe nëse do të shfaqen, ato do të zhduken lehtësisht. Vështirësitë në punë të cilat ju kanë shoqëruar gjatë javës së lënë pas, do të zhduken si dëbora nga dielli.
Binjakët
Një veçanti e juaja që do të spikasë konsiston në transformimin e gjërave të bukura të jetës, në mundësi të mira, duke i shfrytëzuar plotësisht në avantazhin tuaj. Bëni kujdes që kjo mundësi të mos zbehet gjatë ditës, pasi mund të humbni një mundësi të papërsëritshme.
Gaforrja
Dita do të jetë përgjithësisht e mirë, përveç disa çështjeve që do të kenë nevojë për zgjidhje, si ato të karakterit burokratik dhe ekonomik. Gjendja fizike dhe ajo mendore do të lërë disi për të dëshiruat, për shkak edhe të virozave nga të cilat mund të prekeni.
Luani
Shumë njerëz, kryesisht miq dhe kolegë në punë, mund të kërkojnë ndihmë dhe këshilla lidhur me çështje praktike që kërkojnë zgjidhje të vështira. Falë efikasitetit tuaj të spikatur, do të arrini të fitoni besimin dhe vlerësimin e të gjithëve.
Virgjëresha
Një hap fals i fatit gjatë së hënës, do të ndodhë për shkak të përgjegjësive të shumta që do të merrni mbi vete. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj, bashkë me Plutonin dhe Venerën, do të zhdukin ndikimet negative.
Peshorja
Kjo ditë do të jetë përgjithësisht e qetë. Disa situata, të shkaktuara nga persona jo shumë të edukuar, mund t’iu shqetësojnë disi. E mira është se ju do të arrini të mbani veten nën kontroll, duke përballuar gjithçka më së miri.
Akrepi
Dita do të jetë e shkëlqyer, në sajë edhe të një dielli të ngrohtë në shenjë, e stimuluar edhe nga prania e Mërkurit dhe Plutonit. Zënkat e përhershme me partnerin, do të dhurojnë anë pozitive të cilat nuk i prisnit.
Shigjetari
Do e keni humorin përtokë, pa e ditur pse. Raporti me miqtë dhe të afërmit mund të duket i ftohtë, ndërsa në punë mund të ndiheni të frenuar dhe të tërhequr, prej dikujt tek i cili keni besim.
Bricjapi
E hëna do të jetë një ditë përgjithësisht e kënaqshme. Do të jeni në dilemë për zgjedhjen e një pozicioni të qartë, ndaj dikujt ose diçkaje. Ose do të bëni, ose do të prisni një vizitë kortezie.
Ujori
Problemi juaj i madh është se nuk dini që t’i gënjeni të tjerët, pavarësisht nëse keni synim të mirë. Do të jeni me nerva dhe me humorin përtokë. Hëna në shenjë do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e situatave njëherë e përgjithmonë.
Peshqit
Dita nuk parashikohet te jetë aspak e mirë për shkak të Neptunit në shenjë, si dhe prej pozicionit të paqëndrueshëm të Saturnit. As prania e Mërkurit gjatë 9 nëntorit nuk do të ndihmojë për të përmirësuar ditën .