Dashi
Saturni dhe Urani do ju ndihmojë të flisni edhe për tema delikatë gjatë kësaj jave dhe nuk do keni aspak probleme. Do ndiheni më të qetë se asnjëherë. Ju që keni një lidhje do keni ditë të mbushura me momente të lumtura.
Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni në praninë e njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asnjë moment sepse mund të gaboni dhe do lëndoheni. Në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare. Sektori profesional do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje.
Demi
Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje, ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të pësojë tronditje. Do keni debate serioze të cilat nuk do përfundojnë mirë. Ju beqarët do jeni të lirë të bëni atë që do doni. Ditët më me fat për të takuar persona interesantë do jenë e mërkura dhe e shtuna.
Buxheti do jetë i qëndrueshëm dhe pa probleme, megjithatë sa herë t’iu duhet të kryeni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogaritë. Sipas Dritare.net, shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Nuk do i ndieni më dhimbjet e kohëve të fundit. Në punë do e dini mirë ku të fokusoheni më tepër që ta keni më të lehtë arritjen e objektivit. Bëni vetëm kujdes nga disa kolegë që iu kanë inat.
Binjakët
Do bëni gabime të vazhdueshme gjatë kësaj jave. Ju që keni një lidhje nuk do jeni në humorin e duhur dhe herë pas here mund të mbylleni në vetvete. Ky do jetë një gabim që mund ta largojë partnerin prej jush. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do filloni një lidhje e cila ka për të vazhduar gjatë. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e problemeve sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do jeni në formë perfekte. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar.
Gaforrja
Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë herë pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzoheni. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohësh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime. Në punë merrni edhe mendimet e kolegëve para se të kryeni ndonjë projekt të madh.
Luani
Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante të mërkurë ose të enjte. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me shqetësime të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.
Virgjëresha
Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Financat ne tërësi do jenë të mira. Hëna madje mund të sjellë edhe një surprizë nga mesi i javës. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Do ndiheni në formeë të mirë fizike. Gjithsesi bëni kujdes nëse keni për të bërë rrugë të gjata. Në punë do i mbani premtimet dhe fjalët e dhëna kështu që do gëzoni mbështetjen e të gjithëve.
Peshorja
Këtë javë, Marsi do ju bëjë më dyshues dhe nuk do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse jeni në çift ka rrezik të keni probleme dhe debate të forta me partnerin tuaj për shkak të një keqmenaxhimi të financave të përbashkëta. Ju beqarët do dini si të veproni në çdo moment dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Zemra do fillojë t’iu rrahë edhe më fort. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme te trupit. Sipas Dritare.net, në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.
Akrepi
Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha. Falë ndihmës së madhe të Venusit çdo problem që keni pasur me partnerin do zgjidhet dhe më në fund buzëqeshja do rikthehet. Ju beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha do ju duhet ende të presin. Në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t’i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në pune do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t’ia dalë mbanë.
Shigjetari
Dielli dhe Plutoni do jenë planetët që do ju udhëheqin gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë edhe më të logjikshëm dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si më parë. Ju që keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme që ta përmirësoni jetën tuaj në çift. Shpesh mund të bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet. Ju beqarët do keni takime fantastike me disa persona të cilët do iu bëjnë ta dashuroni edhe më shumë jetën. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë merruni pak më tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me koleget më intrigantë apo me ata qe kane dashur t’iu rrënojnë.
Bricjapi
Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.
Ujori
Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më tepër për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.
Peshqit
Vizioni i gjerë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë as juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe.