Të thuash më fal, nuk është aq e lehtë sa mendohet, por për këto shenja duket të jetë fjala më e vështirë.
Jo vetëm që nuk e thonë, por as e çojnë nëpër mend. Tre shenjat e mëposhtme të horoskopit refuzojnë të pranojnë gabimet e tyre e të thotë më fal. Atyre mund t’u vijë keq, të pranojnë pasojat e gabimeve të tyre, por në fund thjesht do të thonë: ”Gjëra që ndodhin. S’jam as i pari, as i fundit.”
Binjakët
Ata thjesht nuk janë të vetëdijshëm se kanë bërë diçka për të kërkuar falje. Binjakët harrojnë se ç’kanë bërë dhe ajo që dinë të bëjnë më mirë është të vazhdojnë para, pa e vrarë mendjen për atë që kanë lënë pas.
Shigjetari
Shigjetari është jashtëzakonisht i mirë në komunikim, dhe mund të gjejnë një sërë mënyrash për të kërkuar falje pa e thënë këtë fjalë, që atyre u duket sikur u ul reputacionin. E mira është se ata e dinë ku gabojnë dhe thjesht nuk e përsërisin më.
Ujori
Ata nuk janë të prirur për të kërkuar falje nëse nuk kanë bërë diçka katastrofike. Ata priren të mendojnë se zakonisht kanë të drejtë për gjithçka dhe mund të jenë disi arrogante. Ata e marrin të mireqenë se të tjerët i falin dhe mjaftohen me aq.