A keni pyetur ndonjëherë veten, nëse jeni egoistë?
Shpesh nuk është e thjeshtë ta pranosh, por gjithsesi ka ndodhur të bësh diçka, pa menduar për pasojat që veprimi mund të ketë te njerëzit e tjerë. Sidoqoftë, nuk ka vetëm egoizëm negativ, nganjëherë është mirë të zgjedhësh veten dhe ka shenja të zodiakut, të cilat sigurisht që e bëjnë këtë më shumë se të tjerat. Le të shohim se cilat janë ato.
Luani
Leoni është një nga shenjat më egoiste të zodiakut. Në realitet, ata janë njerëz jashtëzakonisht altruistë dhe bujarë, por nevoja e tyre për të shkëlqyer ndonjëherë i bën që të ndërmarrin ndonjë veprim, qoftë edhe në kurriz të të tjerëve.
Shigjetari
Ata që kanë lindur nën shenjën e Shigjetarit, janë jashtëzakonisht të vëmendshëm për mirëqenien e tyre, kështu që nuk është për t’u habitur që ata e vendosin veten në vend të parë.
Ujori
Ujori është një shenjë kontroverse: racionalë, ëndërrimtarë dhe të gatshëm të luftojnë për idealet e tyre. Shpesh ndodh, pra, që kjo formë e individualizmit të shndërrohet në egoizëm.
Virgjëresha
Me sa duket, ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës kanë parësinë për sa i përket egoizmit. Këta janë individë racionalë, të cilët zgjedhin njerëz dhe situata, bazuar në një avantazh personal.
Dashi
Në thelb, Dashi nuk është një shenjë egoiste por karakteri i fortë dhe i vendosur i bën njerëzit e lindur nën këtë shenjë të tejkalojnë të tjerët, nëse janë nën presion, pa asnjë hezitim.
Demi
Ata që kanë lindur nën shenjën e Demit, mund të jenë mjaft egoistë, veçanërisht në fushën profesionale: siguria e tyre vjen para çdo gjëje ose personi tjetër.
Gaforrja
Gaforrja është një shenjë e zodiakut mjaft emotive dhe lunatike, lëkundjet e humorit të këtyre njerëzve janë mjaft të njohura dhe shpesh bëhen egoistë.