Horoskopi për ditën e martë, 31 gusht 2021

Dashi

Duhet të rimendoni mënyrën si u përgjigjeni detyrave dhe përgjegjësive tuaja. Energjia dhe entuziazmi juaj janë magjepsëse, por duhet të kuptoni po ashtu se nuk i duheni askujt nëse vraponi shumë dhe më pas rrëzoheni.

Demi

Mos harxhoni asnjë sekondë duke u shqetësuar nëse është e mundur të bëhet ajo që doni të bëni – nisjani punës dhe besoni se gjithçka do të shkojë mirë.

Binjakët

Mund t’ju duhet të merreni me një person, prezenca e të cilit ju zemëron, por që planetet thonë se duhet të punoni bashkë, të paktën në afatin e shkurtët. Bëni çfarë duhet, bëjeni mirë dhe ecni përpara profesionalisht.

Gaforrja

Nuk ka shanse që të mos kënaqeni në 48 orët e ardhshme. Pikëpamja juaj mbi jetën është aq e hapur, sa do të përfshijë në të shumë njerëz të mirë dhe ngjarje për tu shënuar.

Luani

Nuk ju duhet të pyetni njeri për leje për të bërë ndryshimet që dëshironi. Është jeta juaj dhe gjithçka që bëni është në dorën tuaj.

Virgjëresha

Vetëbesimi juaj ka arritur në nivelet më të larta dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëni nëse e vendosni në kokë. Me Mërkurin, udhëheqësin tuaj, në lidhje me planetin e ndryshimeve Uranin, ju duhet të lini instinktet t’ju udhëheqin.

Peshorja

Përpiquni të mos jepni shumë informacione lidhur me çfarë po planifikoni. Sa më pak që të tjerët të dinë rreth jush aq më mirë. Jo sepse ju keni diçka për të fshehur, por sepse e keni më të lehtë të ecni përpara nëse nuk ju duhet t’u përgjigjeni pyetjeve.

Akrepi

Merrni iniciativa në grup këtë fundjavë dhe organizoni aktivitete sociale. Do të surprizoheni nga gatishmëria e të tjerëve për t’ju ndjekur. Cilësia juaj e lidershipit do të vihet në dukje menjëherë.

Shigjetari

Është koha e duhur për të bërë diçka aq të mrekullueshme sa që njerëzit e rëndësishëm dhe eprorët të impresionohen. Mos u shqetësoni nëse ju duhen edhe pak ditë për të finalizuar planet tuaja.

Bricjapi

Aktiviteti kozmik është në favorin tuaj këtë javë saqë ju vetëm duhet t’i vendosni emrin ëndrrave dhe të shikoni tek realizohen. Edhe personat e tjerë të afërm do t’ju ndihmojnë.

Ujori

Duhet të përballeni me të vërtetën për veten dhe të pranoni se jo të gjitha besimet tuaja janë të bazuara në fakte. Mund të keni tendencën të supozoni se keni gjithmonë të drejtë dhe se ata që nuk bien dakord me ju janë gjithmonë gabim, por thellë-thellë e dini që kjo nuk është e vërtetë.

Peshqit

Nuk duhet të bëni disa gjëra vetëm sepse besoni që të tjerët i presin nga ju. Nëse e lejoni veten të futeni në këtë lloj arsyetimi, do ta keni shumë të vështirë të dilni.

Author: admin