Nga numri me fat te gjërat që urren me shpirt, gjithçka që nuk e dinit për Akrepin do e mësoni këtu

Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Akrepit, një nga shenjat më misterioze dhe më të forta të zodiakut.

Nëse së fundmi keni të bëni me një Akrep në jetën tuaj, përpara se ta zhbironi vetë të parët hidhuni një sy karakteristikave të mëposhtme.

PLANETI UDHËHEQËS: Marsi dhe Plutoni

NGJYRAT E PREFERUARA: E zeza, e kuqja dhe vishnja.

NUMRI ME FAT: 4

DITA ME FAT: E marta.

Të lindurit në shenjën e tetë zodiakut janë shumë këmbëngulës dhe kërkues, por në të njëjtën kohë të përulur dhe pranojnë autokritikën. Për ta nuk ka gjëra të momentit të fundit pasi janë të qartë që në fillim dhe punojnë fort për t’i realizuar synimet që kanë. Një Akrep është në gjendje të kalojë edhe në vetë shkatërrim po qe nevoja, por kurrsesi të tërhiqet nga planet e tij.

Është si hëna, shfaq gjithmonë vetëm një anë të tij dhe vendos barriera me të tjerët për të mbrojtur privatësinë. Kjo është edhe arsyeja përse rreth tij ka një  mantel misteri dhe kurioziteti. Te një Akrep flenë dy ekstreme: ana e butë dhe e ashpër. Nëse jeni me fat mund t’i shihni të dyja, por dijeni që Akrepëve u duhet shumë kohë derisa të shfaqin plotësisht veten. Janë gjithmonë me këmbë në tokë, kjo është edhe arsyeja përse nuk shfaqen te të gjithë pasi duan të mbrojnë veten nga pabesitë dhe zhgënjimi.

AKREPI PËLQEN të triumfojë në çdo nismë të tij dhe t’u tregojë të tjerëve që ia del gjithmonë.

AKREPI URREN këdo që i bën pyetje. Nuk do që ta zbulojë njeri. Gjithashtu nuk do që ti bëjnë shumë di më shumë se ai.

BURRI AKREP është besnik, i vendosu, i ëmbël kur do, por edhe i paqëndrueshëm dhe fodull.

GRUAJA AKREP është e sinqertë, e lirë, pasionante, e zellshme dhe këmbëngulëse, por edhe xheloze e sëmurë dhe ziliqare.

Author: admin