Horoskopi për datën 27 tetor nga Russell Grant

Dashi

Duhet të krijoni kontakt me dikë që mund t`ju ndihmojë. Nuk e kishit pritur që të ndesheshit me këtë lloj pengese, ose shpresonit që të zhdukej vetvetiu, por ja që është e pamundur pa këtë ndihmë.

Demi

Qëndroni me humor të mirë, ashtu siç jeni kur nisni ditën. Mund të jetë në kundërshtim me natyrën tuaj të të qenurit agresiv dhe pesimist, por kjo mund të jetë e nevojshme në këto momente. Mos hezitoni t’i shprehni në mënyrën e duhur mendimet tuaja, edhe nëse dikujt nuk do do t`i pëlqejë ajo që keni për të thënë.

Binjakët

Njerëzit do t`ju përfshijnë drejt një debati nëse e lejoni. Bëni diskutime të rëndësishme, të shkurtra dhe të thella. Një koleg do të jetë i prirur të shmangë disa detyra. Jini vigjilent për të mos bërë më shumë seç ju takon.

Gaforrja

Ju keni mësuar shumë nga përvojat e së kaluarës. Keni mësuar se si t’i besoni intuitës tuaj. Kur të tjerët të shohin rezultatet, ata do të mendojnë se ju keni një fuqi të mbinatyrshme. Kolegët që do shohin rezultatet mahnitëse do të kërkojnë ndihmë për problemet e tyre.

Luani

Një mik apo anëtar i familjes është duke kërkuar ngrohtësi, afeksion dhe mirëkuptim. Ju keni një reputacion si zemërgjerë, por keni qenë aq i zënë me punët tuaja, sa nuk e kishit kuptuar se dikush kishte nevojë për ju. Ndihmojeni dhe më pas fokusohuni në një hobi që keni.

Virgjëresha

Idetë dhe mendimet që mund t’ju ndihmojnë të bëni para shtesë do të shfaqen në kokën tuaj në momentet më të rastësishme. Merrni një laps dhe një letër për t’i shënuar. Biseda me miqtë dhe familjen do të hapë derën për mundësi të reja.

Peshorja

Jeni plot ide që dëshironi t`i diskutoni me familjen dhe miqtë tuaj. Dikush me të cilin do të punoni do të tregojë një interes të madh për planet tuaja. Fati i tyre do të lidhet me tuajin në kuptimin e biznesit dhe ju do ta ndjeni këtë. Një i afërmi i moshuar do të ketë nevojë për kohë për të kuptuar domethënien që qëndron pas disa prej ideve tuaja.

Akrepi

Një shpërthim energjie do t`ju shoqërojë për ca kohë, në mënyrë që të përmbushni të gjitha ato çështje të rëndësishme të biznesit, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mos merrni përsipër shumë. Ju mund të ndiheni të detyruar të pranoni më shumë përgjegjësi, por është koha të vendosni shëndetin tuaj në radhë të parë.

Shigjetari

Tensioni në një marrëdhënie të ngushtë po ju pengon të merrni më të mirën nga koha që po kaloni së bashku. Një qasje miqësore do t`ju ndihmojë. Si mund t’i rezistojë dikush personalitetit tuaj të ngrohtë? Paqja dhe harmonia do të gjenden aty ku punoni dhe kur merrni vendime.

Bricjapi

Merrni ca kohë për t`u argëtuar. Të ndjerit më intuitiv dhe energjik, do t`ju lejojë të shprehni ndjenjat tuaja. Pavarësisht nëse jeni duke shijuar një darkë romantike ose duke përgatitur një vakt të veçantë për dikë që doni, lërini emocionet të rrjedhin.

Ujori

Pavarësisht ritmit të vrullshëm të jetës, do të kënaqeni që jeni kaq i zënë. Kohët e fundit mund të keni dështuar për të përmbushur objektivat për shkak të kufizimeve të ndryshme. Nëse këto hiqen, ju jeni të vendosur për të arritur qëllimin tuaj.

Peshqit

Liderët duket se po ndryshojnë rregullat çdo ditë. Nuk ka kohë të mësohemi me një rutinë të caktuar. Disa udhëzime fillestare ose mbështetje do të hiqen pa asnjë shpjegim.

Author: admin