Java e parë e muajit do të sjellë trazira për të gjithë, ja ç’parashikojnë yjet për datat 1-7 nëntor

DASHI:

Këto do të jenë ditë të trazuara, gjatë të cilave do të përjetoni kriza paniku dhe do të jeni në humor të keq. Gjendja juaj e rënduar shpirtërore do të ndikojë për keq edhe në marrëdhënie me familjarët. Megjithatë, situata do të lehtësohet gjatë fundjavës. Një traumë e së kaluarës mund të kthehet sërish në jetën tuaj, por do të mund të vazhdoni përpara.

Mundohuni që të përqendroheni në të tashmen. Nostalgjia dhe zemërimi nuk sjellin asgjë të mirë. Merrini gjërat me radhë, sidomos nëse kohët e fundit keni pasur zhgënjime në aspektin sentimental e profesional. Koha i shëron të gjitha plagët, por duhet të bëni durim.

DEMI: Stina e vjeshtës nuk ju pëlqen, sepse ju ngjall trishtim, por mund ta shfrytëzoni këtë kohë për të arritur diçka të kënaqshme. Ata që janë në marrëdhënie pune mund të ngrihen në detyrë ose të zgjerojnë klientelën për të shtuar të ardhurat. Informohuni në lidhje me të rejat e fundit. Mos i refuzoni këshillat dhe kritikat e kolegëve, miqve apo të afërmve, pasi mund të rezultojnë të dobishme! Në fund të javës do të merrni lajme interesante. Kujdesuni për veten dhe shmangni shpenzimet për gjëra të panevojshme.

BINJAKËT: Viti 2021 ka sjellë shumë ndryshime në jetën tuaj, por surprizat nuk kanë mbaruar ende. Gjatë pjesës së parë të javës mund të hasni vështirësi në aspektin familjar apo profesional. Cilido qoftë problemi, mos u dekurajoni. Planifikoni me kujdes gjithçka dhe mos i lini të tëra gjërat për një ditë, por ndajini mirë punët. Hap pas hapi do të jeni në gjendje të bëni një ndryshim. Besoni në forcat tuaja dhe mos prisni asgjë nga askush. Kujdesuni për shëndetin dhe ruhuni nga i ftohti. Vështirësitë do të jenë të shumta, por fundjava do të sjellë qetësi.

GAFORRJA: Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të dhembshur dhe të ndjeshëm. Së fundmi keni humbur një person të dashur dhe e kujtoni me nostalgji. Mundohuni megjithatë që dëshpërimi të mos ju vërë përfund. Edhe pse kujtimet ju ngjallin trishtim, mos harroni se jeni ky që jeni falë përvojave të kaluara. Në çdo rast, yjet na ftojnë të shikojmë të ardhmen me entuziazëm. Gjëra të bukura ju presin. Njerëzit përreth jush do t’ju frymëzojnë. Mos u merrni me thashetheme, por përqendrohuni në projektet që doni t’i përfundoni brenda vitit 2022. Kjo do të jetë një javë e mbarë për ata që duan të shtojnë familjen.

LUANI: Në aspektin sentimental do të përjetoni dhembka dashurie. Çiftet që janë bashkë prej shumë vitesh duket se kanë arritur në një udhëkryq dhe ndarja mund të jetë e pashmangshme. Por, mes të njohurve tuaj ka nga ata që do të donin ta thellonin lidhjen me ju…Fundi i vitit po afron dhe jeni të shqetësuar, sepse mund të mos i keni realizuar të gjitha objektivat tuaja. Mundohuni që të paktën të përfundoni një prej projekteve të shumta që keni. Fantazia nuk do t’ju mungojë dhe kjo do të jetë një pikë në favorin tuaj. Kujdesuni për ushqimet që konsumoni dhe mbajeni trupin të hidratuar.

VIRGJËRESHA: Ditë të rëndësishme ju presin. Do të kujtoni me nostalgji njerëzit që keni humbur dhe do të ndërgjegjësoheni se koha ikën dhe nuk kthehet më. Ndjesia se nuk po bëni asgjë mund t’ju shkaktojë mërzi, por mos bini në pesimizëm. Mos u merrni me thashetheme, por as mos u shkëputni nga jeta sociale. Duhet të shkundeni nga plogështia, sepse disa angazhime është e pamundur për t’i anuluar. Gjenduni pranë familjarëve tuaj dhe kushtojuni vëmendje atyre. Fundjava do të jetë e këndshme dhe do të arrini ta merrni veten nga lodhja.

PESHORJA: Në aspektin e dashurisë do të keni shumë fat. Kjo vlen si për zemrat e vetmuara ashtu edhe për çiftet. Së shpejti do ta gjeni veten duke udhëtuar drejt një destinacioni të rëndësishëm, ku do t’ju hapen dyert e një të ardhmeje të ndritur. Kjo do të jetë java e bilanceve. Fundi i vitit po afron dhe kjo nënkupton që disa gjëra kanë mbetur në gjendje pezuli. Ndoshta ishit zotuar se do të ndiqnit një dietë të caktuar ose do të merreshit me aktivitet fizik, por për një arsye ose një tjetër e keni anashkaluar. Në aspektin profesional mund të keni disa pakënaqësi, por synoni maksimumin dhe mos e nënvlerësoni veten.

AKREPI: Asgjë nuk vjen si dhuratë nga qielli, kështu që nëse keni punuar shumë, do të merrni shpërblimin e merituar. Ata që synojnë të kenë një karrierë të suksesshme, duhet të vazhdojnë të studiojnë dhe të krijojnë kontakte të dobishme. Do të keni shumë gjëra për të bërë, prandaj herë pas here delegojuani të tjerëve detyrat tuaja, që të keni mundësi të merrni frymë. Një person që e takoni  shpesh, ju simpatizon fshehurazi, por nëse jeni në një marrëdhënie të ngushtë, mos e tradhtoni partnerin. Tregohuni mirëkuptues me prindërit e moshuar dhe fëmijët. Fundjava do të jetë romantike.

SHIGJETARI: Falë Venusit në shenjën tuaj, do të jeni rrëzëllitës dhe mes jush dhe partnerit do të ndizet sërish flaka e pasionit. Në aspektin profesional apo të studimeve do të keni zvarritje të punëve, por tregohuni të vendosur, sepse keni ëndrra për të realizuar. Në familje prej disa kohësh ka një atmosferë keqkuptimi, mbase prireni të bëni më të mirën, por nuk ndiheni të vlerësuar sa duhet. Kujdesuni që të ushqeheni shëndetshëm dhe merruni me aktivitet fizik. Nëse do të keni probleme shëndetësore, drejtojuni menjëherë mjekut. Fundjava do të jetë fantastike.

BRICJAPI: Kur mbaron një histori, duhet të qetësoni shpirtin dhe të shikoni për alternativa të tjera.  Koha dhe të qeshurat janë ilaçi më i mirë, ndaj mos u shqetësoni. Në fundjavë situata do të ndryshojë për mirë. Ata që janë në çift prej disa vitesh, shumë shpejt mund të marrin një propozim për martesë apo bashkëjetesë. Disa prej jush do të bëjnë projekte emocionuese. Në aspektin profesional, yjet ju këshillojnë të bëni kujdes nga marrëveshjet e këqija. Kujdesuni për shëndetin, dhembjet e stomakut ose problemet e kyçeve do t’ju rikthehen përsëri.

UJORI: Ç’keni mbjellë, do të korrni. Ju që i keni arritur qëllimet që i keni vënë vetes, tani ka ardhur koha të bëni plane të reja. Yjet do t’ju mbështesin dhe do të ndiheni shumë të frymëzuar. Dashuria do të jetë sërish një temë e nxehtë. Ata që janë beqarë do të kalojnë shumë kohë larg shtëpisë. Jupiteri në shenjë do të ndikojë që të dalin në pah problemet e vjetra, si ato familjare dhe sentimentale. Ndokush do të ketë vështirësi me gjumin, të tjerë do të jenë në gjendje letargjie. Kushtojini rëndësi ushqyerjes, që të mos keni probleme me tretjen. Mos u mposhtni përpara refuzimeve apo zhgënjimeve. Me këmbëngulje gjithçka mund të arrihet.

PESHQIT: E keni bërë zakon që punën e sotme ta lini për nesër, prandaj tani duhet t’u jepni zgjidhje gjërave që ju janë akumuluar. Do të përjetoni një situatë të vështirë. Mos e mbani inatin përbrenda, përndryshe herët a vonë do të vuani pasojat. Mendoni vazhdimisht për dikë ose jeni shumë të përqendruar në probleme tuaja. Për ata që janë në marrëdhënie pune apo vazhdojnë studimet, duhet të ndryshojnë diçka në rutinën e tyre, sepse puna diku çalon. E keni lënë veten pas dore, ndaj shfrytëzojeni këtë javë për të mbajtur një dietë dhe për t’u ushtruar më shumë. Është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku.

Author: admin