Bëhuni gati! Këto tre shenja i pret një javë e shkëlqyer

Për tre nga shenjat e horoskopit, java e parë e nëntorit do të jetë perfekte. Kështu thotë parashikimi paraprak, bazuar në pozicionimin e planeteve.

Cilat janë?

Binjakët

Gjërat kanë qenë të vështira për ju gjatë javëve të fundit, dhe sido që të mundoheni, nuk keni mundur të gjeni atë vend ku mendoni se mund të pushoni.

Keni qenë shumë të ashpër me veten, dhe madje kjo ka filluar t`ju lodhë…ndoshta më në fund e keni kaluar kufirin, po e bëni veten të ndiheni keq. Kjo javë do të jetë freskuese, si për të lehtësuar zemrën tuaj të trazuar. Mund të ndihmohet nga dashuria dhe dhembshuria e miqve të mirë që ju i keni me bollëk. Kapni atë ndjenjë pozitive dhe vraponi me të. Shijojeni javën tuaj.

Virgjëresha

Për shkak se Hëna është tek Virgjëresha energjia e saj në rënie vepron si një çlirim i presionit të shtuar për ju. Kjo javë do të jetë e mirë. Keni një tendencë për të qenë debatues dhe kjo ju merr shumë energji. Kjo javë dëshiron që ju të relaksoheni. Është thjesht një javë e lehtë për ju. Mund të merrni një mesazh nga një mik i vjetër që do t’ju ndriçojë ditën. Nuk do të gjykoni dhe nuk do të kritikoni askënd. Favori që u bëni të tjerëve duke qenë i sjellshëm është favori që do t’i bëni vetes. Shijojeni javën tuaj të lehtë.

Bricjapi

Ajo që është jashtëzakonisht e mirë e kësaj jave, për ju, Bricjap është se do t’i lësh gjërat të shkojnë. Ndoshta do të keni pak kohë pushim, ose ndoshta jeni ftuar në një lloj mbledhjeje apo feste. Në këto raste e lini pas etikën tuaj të përsosur të punës dhe hyni në një arenë të re ku mund të jeni kushdo që dëshironi të jeni. Kjo javë ka të bëjë me arratisjen dhe argëtimin. Jeni më pak të shqetësuar për punën dhe afatet sesa për t’u dukur bukur. Kjo është java juaj, kënaquni!

Author: admin