Horoskopit i muajit nëntor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI: Në aspektin profesional, gjithçka po ecën mirë, edhe pse me ritme të ngadalta, por mos harroni se shumë gjëra varen edhe nga mosha. Më të rinjtë duhet të nisin kërkimet. Po përpiqeni të vendosni një ekuilibër të ri mes jetës profesionale dhe asaj sentimentale. Këtë periudhë janë të favorizuara shitje/blerjet, edhe pse kjo krizë botërore duket se nuk po kalon. Bashkëpunimet që kanë pasur krisje, më në fund do të gjejnë rrugën e duhur. Profesionistët e pavarur do të kenë mundësi interesante pas datës 22.

Nëse s’jeni lidhur prej disa muajsh, ndoshta keni frikë të angazhoheni. Të thoni “të dua” është e lehtë, por pak më e vështirë është të ruani pasionin, sidomos për të lindurit e shenjës suaj që jetoni me ritme të shpejta. Pasioni më i madh për një Shigjetar është dashuria e paarritshme. Nëse njihni dikë të pavarur dhe që mban ritmin tuaj, atëherë kjo lidhje mund të zgjatë shumë. Nëse partneri varet nga ju për gjithçka dhe ju ngjitet pa ju lënë hapësirën tuaj, atëherë ju e largoni direkt.

Data 15 është e favorizuar për njohje të reja, sidomos në rrjete sociale. Emocionet mund të lindin nga momenti në moment. Dashuria, profesioni, jeta juaj praktike mbrohet nga Mërkuri, i cili kalon në shenjën tuaj në datë 24 dhe ju do të jeni më të përqendruar. Ju jeni të aftë të shndërroni një ide të vogël në një projekt të madh, ndaj përfitoni nga ky moment.

Nëntori do të jetë një muaj force, qëndrueshmërie, sidomos gjatë ditëve të fundit të muajit. Do të hiqni një barrë të madhe nga shpina dhe do të ndiheni edhe më mirë gjatë periudhës 22 deri më 30 nëntor.

BRICJAPI: Venusi është në shenjën tuaj dhe kur keni kaq shumë planetë në favorin tuaj, është e vështirë të mos përjetoni emocione të bukura. Megjithatë, prisni edhe Jupiterin, pasi ai është më efikas. Datat 4, 5, 8, 9 do të jenë shumë të rëndësishme. Disa nga ju do të kenë shumë sukses mbi një ide që janë përpjekur të realizojnë. Nëntori nuk do të bëjë mrekulli për financat tuaja, por disa të ardhura më shumë edhe do t’i sjellë. Ju jeni shumë realistë dhe nuk para ëndërroni syhapur.  Njerëzit që ju rrethojnë ju marrin shembull pikërisht për këtë. Nëse doni të bëni një investim të vogël apo të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar, nëntori është muaji i duhur. Falë Uranit dhe Venusit do të kaloni një fundjavë fantastike mes datave 19-22. Yjet favorizojnë edhe studentët që duan të hedhin një hap të madh.

Personat që nuk janë të dashuruar, por që duan të përjetojnë emocione, duhet të përveshin mëngët, sidomos nëse i kanë kaluar të tridhjetat. Edhe nëse disa çifte kanë mosmarrëveshje, nëse keni vullnetin e duhur, gjithçka do të kapërcehet. Nëntori do t’ju çlirojë nga tensioni që keni grumbulluar. Mund të krijoni marrëdhënie me persona që janë larg jush. Venusi i ëmbël ndriçon sferën tuaj sentimentale. Nga data 17 deri më 28 do të kaloni situata interesante dhe aventura. Do të njihni dikë që është në harmoni me botën tuaj, sidomos për gjërat që mund t’ju ofrojë. Disa nga ju do të vendosin të shkojnë larg dhe të eksperimentojnë, por jo vetëm kaq.

Yjet janë gjithashtu në favorin tuaj për të nisur kurat dhe terapitë. Në pozicionin që është Venusi do t’ju dhurojë forcë fizike, por edhe ju duhet të bëni diçka për t’u çliruar nga ankthi dhe pasiguritë e muajve të fundit. Kujdesuni dhe vlerësojeni më shumë aspektin estetik. Data interesante do të jenë 9, 17 dhe 18.

Author: admin