Nëse merrni pakëz erë nga horoskopi, me siguri dini se ka shenjë Dielli, shenjë Hëne dhe Ashendent, ndër të tjera. Por, këto janë shenja planetare – vendosen nga pozicioni i një planeti të caktuar në qiell në momentin e lindes suaj – një shenjë kardiale është një shenjë cilësie.
Shenjat e cilësisë ndikojnë në mënyrën si i përballoni gjërat në jetë dhe ndahen në tre lloje: shenja kardinale, shenja të fiksuara dhe shenja të ndryshueshme.
Për t’i bërë gjërat më interesante, shenjat kardinale nisin çdo stinë, të ndryshueshmet e mbyllin, ndërsa të fiksuarat gjenden në mes të çdo stine.
Cilat janë shenjat kardinale?
Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi
Shenjat kardinale janë udhëheqës të lindur, ndërmarrin iniciativa dhe janë shtytës të ndryshimit. Një shenjë kardinale nuk do ta shihni kurrë të rrijë e të presë nga të tjerët. Kanë aftësi të jashtëzakonshme të mbledhin njerëz rrotull vetes e të organizojnë plane. Gjithashtu, vënë trende.
Çfarë ndikimi ka në jetën tuaj të qenit shenjë kardinale?
Varion nga shenja në shenjë, por në përgjithësi, të qenit shenjë kardinale ndikon shumë në mënyrën si e përballon jetën.
Në marrëdhënie, ju i shtyni gjërat para. Punoni fort që gjithçka të shkojë mirë. Jeni gjithnjë në kërkim të hapit tjetër, qoftë bashkëjetesa, fejesa apo fëmijët.
Për sa i përket karrierës, të gjithë duan që ju të punoni me ta. Keni motivimin të punoni fort dhe kjo mjafton.
Të qenit shenjë kardinale është goxha fantastike. Fundja udhëhiqni këdo. Thjesht kujtohuni të merrni pak kohë për vete dhe thjesht të rrini. Pasi të qetësoheni, mund t’i riktheheni punës.