Horoskopi për ditën e enjte, 4 nëntor 2021

Dashi

Jo të gjithë kanë besim tek ju aq sa do të dëshironit. Dhe nëse nuk e dinit këtë, bëni
mirë që ta merrni në konsideratë përpara se të bëni hapin e radhës. Si pikënisje përdorni aftësitë që keni për t’i bërë të tjerët që t’ju dëgjojnë.

Demi

Mjaft u shqetësuar për gjëra që nuk kanë ndodhur ende, ka ardhur koha të jetoni. Nuk ka asgjë që nuk mund të arrini dhe sa më parë të kuptoni këtë, aq më të përmbushur dhe të plotësuar do të ndiheni muajt në vijim.

Binjakët

Mund ta dini se çfarë jeni të aftë të bëni ose jo, por është e nevojshme të dini
gjithashtu cilat janë limitet tuaja. Është shumë mirë që të besoni në vetvete, megjithatë mos e lejoni këtë që t’ju verbojë realitetin.

Gaforrja

Lërini të tjerët që të thonë fjalën e fundit nesër, sidomos në punë ku kolegët do të kenë më shumë argumente nga zakonisht. Mos e shpenzoni kohën e çmuar dhe energjinë në situata të parëndësishme.

Luani

Të tjerët do të bëjnë gjithçka që të ndikojnë në planet tuaja gjatë 48 orëve në vijim dhe është e nevojshme që të bëni çdo gjë keni në dorë për t’i injoruar. Mund të jenë të bezdisur, por në të vërtetë nuk janë në gjendje që t’ju pengojnë nëse nuk i lejoni.

Virgjëresha

Përpiquni që të mos lejoni që negativiteti i të tjerëve të ndikojë në humorin tuaj. Ata mund të zgjedhin që të shohin gjithçka skëterrë, apo tragjike, por nuk është detyra juaj që t’i ndiqni. Ndihuni mirë me veten dhe jetën në përgjithësi.

Peshorja

Kontrollojini dy herë faturat apo dokumentet e rëndësishme nesër përpara se të firmosni, pasi të tjerët mund të mos jenë shumë të sinqertë me ju. Nëse nuk përfitoni nga një situatë është më mirë të mos bëheni pjesë e saj.

Akrepi

Sa më shumë dikush përpiqet t’ju bëjë pjesë të një projekti për të cilin nuk jeni 100
përqind të sigurt se është në interesin tuaj më të mirë, aq më të vendosur duhet të jeni për ta refuzuar. Nuk keni pse luani lojën e tyre, jeni të lirë të bëni si të keni dëshirë.

Shigjetari

Mund ta keni kokën të mbushur me ide, por jo të gjitha mund të jenë praktike, ndaj mos u tregoni të nxituar. Përpara se të vendosni për të vënë zbatim këto ide bëni mirë që të mendoni më parë për rezultatin që do të keni.

Bricjapi

Një njeri i afërt do të thotë diçka që do t’ju mërzisë nesër, por bëni mirë që të mos e
merrni shumë seriozisht. Me gjasë kjo do të vijë për shkak se nuk do të zgjedhin fjalët e duhura për të shpjeguar atë që dëshirojnë të thonë dhe nuk kanë qëllim që t’ju lëndojnë.

Ujori

Mos u mundoni më shumë seç duhet për t’u treguar të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni. Nëse deri më tani nuk e kanë marrë vesh ende, nuk kanë për ta kuptuar kurrë.

Peshqit

Nëse dikush me të cilin nuk shkoni shumë mirë do t’ju thotë sa njeri i mirë jeni, me gjasë janë duke thurur diçka jo të mirë. Mos u shqetësoni dhe mos i jepni arsye që të mendojnë se i besoni.

Author: admin