Parashikimi i yjeve për këtë javë nga Paolo Fox

Dashi

Në dashuri dhe në punë duhet të tregohemi të fortë dhe të vendosur. Kjo premton të jetë një javë e mbushur me ulje-ngritje, por nëse dorëzoheni, atëherë rrezikoni të shkatërroni çdo gjë që keni arritur. Prej disa kohësh keni përjetuar një sërë vështirësish, por pas çdo problemi qëndron gjithmonë një zgjidhje. Gjetja e një rrugëdaljeje varet tërësisht nga ju, ndaj mos fajësoni të tjerët për situatën në të cilën ndodheni. Ata që vazhdojnë ende studimet, duhet ta marrin më seriozisht detyrën e tyre. Në fillim detyra dhe më pas kënaqësia. Shkëputuni nga njerëzit toksikë, pasi duke u shoqëruar me ta do ta pësoni dhe vetë.

Demi

Deri në fund të vitit do t’ju duhet të shtrëngoni rripin, për shkak të çmimeve që janë rritur dhe shpenzimeve që nuk mund të shtyhen. Pritet që kjo të jetë një javë e mbushur me pasiguri dhe të papritura. Dikush pret një përgjigje prej jush apo ndoshta që t’i ktheni një borxh. Në aspektin financiar ndiheni të pasigurt prej disa kohësh tashmë. Ndoshta po mendoni të shisni apo blini një pronë të caktuar apo të ndërroni makinën. Ndonjëherë i kushtoni më shumë rëndësi të kursyerit sesa shëndetit. Shfrytëzojeni këtë kohë për të rifituar formën fizike dhe për të hequr qafe gjithçka që nuk ju nevojitet.

Binjakët

Zakonisht ndikoheni shumë nga mendimet e të tjerëve dhe nga ngjarjet në përgjithësi, por do të jetë mirë të ndryshoni qëndrim. Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë. Do të ndiheni mjaft të lodhur dhe të çorientuar, do të keni vështirësi në përmbushjen e rolit tuaj si në familje ashtu edhe në sferën e punës. Me siguri nuk do të jetë e lehtë t’ia dilni mbanë, sidomos në këtë periudhë kur çdo gjë kushton më shumë se zakonisht. Një person i dashur, ndoshta një fëmijë ose një miku juaj, do t’ju frymëzojë të bëni gjënë e duhur. Ushqehuni shëndetshëm. Në dashuri do t’ju ecë fati, por do t’ju duhet të bëni gjithçka për t’u përshtatur me partnerin.

Gaforrja

Gjatë tetorit, prioritetet tuaja mund të kenë ndryshuar. Me sa duket diçka ju ka shtyrë që të merrni rrugë tjetër. Do të jetë një javë e ngarkuar, madje mund të bëni një test apo një provim. Do të vlerësoni situatën tuaj të përgjithshme, duke bërë një bilanc të dashurisë, familjes, karrierës dhe parave. Shmangni përfshirjen në biseda komprometuese, sepse vetëm sa do të shtoni stresin. Diçka e rëndësishme do të ndodhë, që do t’ju hapë sytë. Ndjeni nostalgji për kohët e vjetra, atëherë kur e konsideronit veten me iniciativë dhe më të motivuar. Besoni në të ardhmen dhe përqendrohuni në një objektiv të caktuar. Keni shumë admirues të fshehtë…

Luani

Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë, e mbushur me takime pasionante. Për beqarët parashikohen njohje të reja dhe do të ndjeni dëshirën për ta jetuar jetën pa shumë kokëçarje. Edhe nëse Krishtlindja është ende pak larg, zbukurimi i ambienteve tani do të jetë një ogur i mirë! Dikujt do t’i duhet t’i nënshtrohet një terapie ose një ekzaminimi të caktuar, ndaj do të jetë normale të përjetoni një ndjenjë të fortë shqetësimi. Me mbështetjen e njerëzve tuaj të dashur, do ta keni të lehtë të kapërceni çdo pengesë. Një person mund t’ju besojë diçka të rëndësishme, thjesht dëgjojeni atë. Çiftet më të qëndrueshme do të nisin një projekt të madh. Keni në plan të bëni udhëtime, por bëni kujdes të mos shpenzoni shumë para.

Virgjëresha

Keqkuptimet mund të lindin në familje në këtë javë të ngarkuar, në të cilën do të luftoni mes përgjumjes së rëndë dhe detyrave të pafundme. Në marrëdhënien në çift duket se ju ka përfshirë monotonia, prandaj ndjeni nevojën për të bërë aventura. Yjet sugjerojnë që të përqendroheni në përparësitë tuaja, sepse keni kohë që merreni me vogëlsira. Dikujt do t’i duhet t’i nënshtrohet një interviste ose një provimi. Ruani shëndetin dhe mos e teproni me daljet. Do t’ju duhet të bëni shumë kompromise, në fund të fundit, e gjithë jeta bazohet në një ekuilibër të padukshëm. Së shpejti do të fillojë për ju një periudhë pozitive.

Peshorja

Yjet ju këshillojnë që të qartësoni mendimet. Në sferën sentimentale gjërat duket se kanë mbetur në vend numëro, kështu që çiftet që e duan njëri-tjetrin do të duhet të përpiqen që situata të ndryshojë. Ata që janë beqarë duket se kanë pritur shumë për të njohur një njeri të veçantë, por tashmë ka ardhur koha që ta pranoni një takim. Ata që udhëtojnë shumë do të kenë një javë të keqe, të mbushur me ngjarje të pakëndshme, të paparashikuara. Ndiheni të ndrydhur, por atmosfera e Krishtlindjes do t’jua ndryshojë humorin për mirë. Një udhëtim po afron, por deri për Krishtlindje situata mund të ndryshojë sërish. Shtyni blerjet deri në fund të muajit, në pritje të ofertave më të mira.

Akrepi

Këtë javë diçka të ndryshojë në rutinën tuaj të përditshme. Mund të keni të bëni me njerëz të pakëndshëm dhe të padrejtë, me horizont të ngushtë. Në këtë rast, përpiquni të mbani distancë dhe tregoni se jeni njerëz me kulturë. Nj situatë e vështirë në familje mund të ndikojë që të ndryshoni pritshmëritë tuaja. Do të keni të reja nga sfera e punës apo e shkollës. Ata që po bëjnë një betejë do të duhet të luftojnë me gjithë energjinë e tyre dhe të mendojnë gjithmonë pozitivisht. Dikush do t’ju bëjë të qeshni me zë të lartë, kështu qoftë! Pritet edhe që të keni shpenzime të shumta.

Shigjetari

Me sa duket, kohët e fundit jeni bërë paksa dembelë dhe kjo ka kompromentuar të ardhurat dhe punën tuaj. Ata që janë të papunë do të duhet të zgjohen dhe të mos presin më shumë. Të fillosh nga e para është më mirë sesa të mos bësh asgjë. Shikojini gjërat me sy tjetër, veçanërisht nëse po kaloni një periudhë apatie dhe negativizmi. Mos merrni vendime impulsive dhe mos bëni atë që bën turma. Mësoni të mendoni për veten tuaj dhe bëni vetëm atë që ju kënaq. Keni humbur dikë në të kaluarën, por jeta vazhdon. Mundohuni të ushqeheni shëndetshëm dhe të merreni me aktivitet sportiv. Kushtojini vëmendje transportit publik, nuk përjashtohen vonesat dhe anulimet.

Bricjapi

I duruari i fituari, thotë një shprehje. Kjo do të jetë motoja që do t’ju udhëheqë gjatë gjithë javës. Jeni duke u marrë me shumë gjëra njëherazi, punën, shtëpinë, familjen. Përfitoni nga kjo javë e bukur për të bërë një pushim. Marrja me dekorimin e shtëpisë do t’ju japë energji pozitive dhe ndoshta do t’ju ndihmojë t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Disa do të donin një rritje page, por mos e sakrifikoni kohën tuaj për disa para shtesë. Përkundrazi, përpiquni të mendoni jashtë kornizave, vetëm në këtë mënyrë mund të shpresoni për më shumë të ardhura dhe për të jetuar një jetë më të qetë. Miqësia ka rëndësi, por respekti duhet të jetë i ndërsjellë: nuk mund të vazhdosh të japësh pa marrë.

Ujori

Do të bëni mirë të tregoheni të durueshëm këtë javë. Ata që vazhdojnë studimet, janë marrëdhënie pune, apo kujdesen për familjen do të duhet të luftojnë kundër një ndjenje të fortë rraskapitjeje. Shëndeti juaj është në rrezik, ndaj ruhuni nga i ftohti dhe kontrolloni dietën. Sigurohuni që të flini gjumë mjaftueshëm. Në aspektin ekonomik do t’ju duhet të përballeni me një shpenzim të konsiderueshëm. Dikush do të aplikojë për një hipotekë. Do t’ju duhet të jeni në formën më të mirë mendore dhe fizike, pasi pritet një javë beteje. Beqarët mund të krijojnë njohje të reja në internet, por jo gjithçka që shkëlqen është flori.

Peshqit

Kujdes nga zënkat në familje apo me personin e zemrës. Ata që janë bashkë prej shumë vitesh duket se kanë arritur krizën e famshme. Kohët e fundit ju ka munguar flirti, romanca dhe mbi të gjitha pasioni i ditëve të para. Shmangni mashtrimet, tregohuni të sinqertë me partnerin dhe nëse mendoni se kriza është e pakthyeshme, mos hezitoni të ndaheni. Beqarët do të duhet të largohen nga individë që nuk premtojnë. Librat dhe serialet televizive do të jenë gjithçka që dëshironi në këta muaj të ftohtë. Do të shpenzoni shumë këto kohë, por do të jeni të kënaqur me blerjet që do të bëni. Kujdes me ushqimet që konsumoni dhe hera herës bëjeni ndonjë kontroll te dentisti. Dikush do të stresohet për një provim ose operacion që do të bëjë. Përpiquni të qetësoheni përmes meditimit ose shëtitjeve të bukura në natyrë.

Author: admin