Gaforrja dhe Peshorja
Këto dy shenja janë shpirtra binjakë. Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe emocionale, ndërsa Peshoret janë përzierja e duhur e romancës dhe stabilitetit emocional. Ata ekuilibrojnë njëri-tjetrin shumë mirë, sepse kanë objektivin e njëjtë për të pasur një marrëdhënie dhe familje të qëndrueshme e të përkushtuar.
Dashi dhe Binjakët
Këto dy shenja kanë karakteristike të ngjashme, por në mënyrë shumë interesante, janë të kundërta me njëra-tjetrën. Profesionaliteti simpatik i Dashit frymëzon Binjakët të jenë vetvetja mes të gjithëve. Ata të dy i shijojnë plotësisht eksperiencat e reja dhe e duan ndjesinë e të berit gjëra emocionuese së bashku. Ekuilibrojnë njëri-tjetrin shumë mirë.
Luani dhe Shigjetari
Ata janë njerëz plot krenari dhe e duan qendrën e vëmendjes. Kanë personalitete të forta që mund të bien ndesh ndonjëherë, por kjo është ajo që i bën më të fortë. Të dy frymëzojnë njëri-tjetrin të jenë versioni më i morë i vetes. Ata e duan njëri-tjetrin shumë thellë dhe me pasion.
Demi dhe Virgjëresha
Të dy kanë një sens shumë të fortë drejtimi në jetën e tyre. Ata janë shumë të sigurt për qëllimet e tyre dhe punojnë jashtëzakonisht shumë për t’i arritur ato. Shumica e qëllimeve të tyre janë të arrijnë një mënyrë jetese të rehatshme dhe luksoze, në mënyrë që ata dhe të dashurit e tyre të mund ta jetojnë jetën të lumtur. Ky qëllim i përbashkët u lejon të dyve të qëndrojnë më afër se kurrë.
Ujori dhe Bricjapi
Ata janë partnerë krijues dhe idealë, pasi të dy janë romantikë të përputhshëm. Të dy vijnë vazhdimisht me ide të mahnitshme që ndërtojnë projekte të mëdha. Së bashku mund të arrijnë gjithçka. Ata ndajnë besimet dhe vlerat e përbashkëta dhe kjo i ndihmon të qëndrojnë të fortë si çift.