Horoskopi për datën 16 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Dikush që është i sjellshëm, i dhembshur dhe i kujdesshëm do të ofrohet për t’ju lehtësuar nga përgjegjësitë. Pranojeni këtë ofertë bujare. E keni vonuar shumë një pushim. Do t`ia shpërbleni më vonë. Njerëzit e shohin shtëpinë tuaj si një strehë të ngrohtë. Ata vijnë për të biseduar dhe për mikpritjen tuaj të ngrohtë. Organizimi i një feste do t`i lumturojë të gjithë.

Demi

Bashkimi në një grup artistik do të jetë stimulues. Jeni të bekuar me një talent të jashtëzakonshëm krijues. Duke u përzier me njerëz që ndajnë të njëjtën dashuri si ju për bukurinë, do të gjeni frymëzim të vazhdueshëm. Dikush nga e kaluara juaj do përpiqet të lidhet përsëri me ju përmes mediave sociale. Ju duhet ta pranoni këtë kërkesë miqësie. Do e shijoni kthimin tek kujtimet.

Binjakët

Një mundësi emocionuese karriere ia vlen ta ndiqni. Edhe pse nuk keni gjithë aftësitë e kërkuara, duhet të aplikoni gjithsesi. Aftësitë tuaja të komunikimit ju bëjnë një kandidat të shkëlqyer për këtë pozicion. Kini besim tek vlerat tuaja. Jeni lodhur duke dëgjuar komente ofenduese. Mos ua vini më veshin.

Gaforrja

Një shans për të udhëtuar, mësuar ose ndarë mendimet dhe idetë tuaja me një audiencë më të madhe është rrugës. Do të shijoni hyrjen në një territor të panjohur. Për fat të mirë, njerëzit me të cilët po punoni do të jenë jashtëzakonisht të dobishëm. Ata do të jenë të lumtur t’u përgjigjen pyetjeve tuaja kur nuk jeni të qartë se çfarë të bëni tjetër. Dashuria ju rrethon në çdo hap. Kushtojini rëndësi partnerit. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë të veçantë.

Luani

Shumë shpejt do të merrni një rimbursim financiar. Përdorini këto para për një pushim relaksues. Keni qenë kaq të zënë kohët e fundit sa e keni humbur kontaktin me anën tuaj shpirtërore. Vizitat në një vend afër detit do të jenë terapeutike. Një superide mund t`ju vijë edhe teksa flini. Mbani një fletore dhe një stilolaps tek koka që të mund të mbani shënime.

Virgjëresha

Hyrja në një partneritet do të jetë një veprim i shkëlqyeshëm. Do të përfitoni nga ndikimi i një personi. Ai do t’ju mësojë të jetoni në moment. Një mik ka simpati për ju dhe ndjen diçka më shumë se sa thjesht dashuri shoqërore. Nëse jeni beqar, do ishte mirë ta provoni me këtë admirues. Si ty edhe ai do të ndërtojë një jetë të rehatshme.

Peshorja

Një lajm i mirë në lidhje me një çështje punësimi do vijë. Ka mundësi që kompania juaj të transferohet në një vend më të përshtatshëm. Nëse jeni duke kërkuar për një punë, do e gjeni atë që prej kohësh keni ëndërruar. Dilni dhe festoni me miqtë. Vishni diçka të veçantë, kështu do u bëni të gjithëve përshtypje.

Akrepi

Do të fitoni një çmim në një lojë fati. Përdorini këto para për të blerë diçka luksoze. Jeni lodhur duke u privuar nga gjërat e mira në jetë. Blini disa rroba që janë në modë. Mos e dënoni veten nga kjo kënaqësi. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bërë një udhëtim ekzotik. Këshillohet të vizitoni një vend që ju ka magjepsur që nga fëmijëria.

Shigjetari

Blerja ose shitja e një prone do t’ju vërë në një pozitë shumë të mirë financiare. Nëse jeni duke kërkuar për një vend banimi, bindjuni intuitës në lidhje me një ndërtesë të rrënuar por që premton shumë. Do ta bëni siç dëshironi ju, me ndihmën e miqve. Një takim pasionant do ju japë një këndvështrim të ri për jetën. Mos kini frikë të diskutoni nevojat tuaja seksuale me partnerin. Ao do të jetë i lumtur të plotësojë dëshirat tuaja. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni.

Bricjapi

Lajmet e mrekullueshme për një çështje familjare do t’ju mbushin me lumturi. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shkuar në një festë. Jeni lodhur duke u mbledhur vetëm për raste të trishtueshme. Kur festoni kohërat e mira, ato shumohen dhe rriten. Nëse keni një partner romantik, do të bini edhe më thellë në dashuri me të. Keni kaluar shumë gjëra së bashku. Falë mirësisë dhe dhembshurisë së tyre, do të kapërceni një problem kokëfortë. Përgatituni për një përparim të fuqishëm.

Ujori

Po bëni ndryshime pozitive në lidhje me situatën tuaj financiare. Keni gjetur një tjetër burim financiar veç të ardhurave që ju sjell puna bazë. Puna për një organizatë bamirësie do të jetë e dobishme, si nga ana ekonomike ashtu edhe emocionale. Asgjë nuk sjell më shumë bollëk se lumturia. Trajtimi i trupit tuaj me dashuri dhe respekt është mënyra më e shpejtë për t`ia dalë. Jepini vetes dashuri të pakushtëzuar. Kur ndryshoni mënyrën se si e shikoni diçka, gjërat do ndryshojnë.

Peshqit

Të filloni një stil jete ndryshe do mbusheni me ngazëllim. Jeni lodhur nga mënyrat tradicionale që mësuat që kur ishit fëmijë. Sa më të qetë të jeni, aq më shumë gjëra do arrini. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni me dikë që ju bën të qeshni. Të qenit në shoqërinë e tij i bën problemet tuaja të duken të vogla dhe të parëndësishme. A keni një partner? Shijoni një maratonë filmi komik së bashku.

Author: admin