Horoskopi javor 17-25 Nentor sipas astrologut Vincenzo Lagana/ Keto 3 shenja te behen gati per ndryshime

Dashi

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

Demi

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

Binjakët

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në pune komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

Gaforrja

Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.

Luani

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

Virgjëresha

Këtë jave nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në punë do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.

Peshorja

Mundohuni t’i shmangni sa më shumë temat delikate gjatë kësaj jave nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të rikthehet zymtësia në jetën tuaj. Do jeni shumë të ftohtë me partnerin. Ju beqarët vërtet do lodheni së kërkuari dashurinë, por në fund keni për ta gjetur atë që keni ëndërruar prej kohesh. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë me pak maturi dhe përkujdes situata edhe mund të ndryshojë. Sipas Dritare.net, shëndeti here pas here do lërë për të dëshiruar. Merrini gjërat sa më shtruar dhe here pas herë bëni yoga. Në punë do keni goxha komplekse dhe planet nuk do ju realizohen të gjitha.

Akrepi

Kjo javë do jetë herë pas herë i turbullt dhe ndonjëherë i mbushur me vështirësi. Ju që jeni në një lidhje do keni plot debate. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarë do jeni më me fat dhe do keni mundësi të realizojnë takime mbresëlënëse sidomos në fundjavë. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e pare dhe ditën e fundit. Gjatë mesit të javës mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Shigjetari

Javë e mbushur me të papritura do jetë kjo për ju. Në disa momente do surprizoheni pafund dhe do kënaqeni nga partneri, ndërsa në disa momente të tjera do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për çdo gjë duhet të flisni hapur me atë që keni në krah. Nëse keni fëmijë duhet t’iu kushtoni atyre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqarë do jeni shumë nervozë dhe do druheni të pranoni ftesa. Po vazhduat kështu keni për të mbetur vetëm. Edhe financat do jene delikate dhe shpesh do mbeteni pa asnjë para. Shëndeti do ketë shqetësime dhe vetëm mjeku do mund t’iu ndihmoje. Mos neglizhoni asgjë. Në punë ka ardhur koha të bëni ndryshime që të keni arritje.

Bricjapi

Po nuk u nxituat çdo gjë do ju ecë mirë këtë javë. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Toleroni dhe mos kërkoni asgjë të pamundur sidomos në disa çaste delikate. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse vetëm ashtu do mund të gjeni personin më të përshtatshëm dhe do mund të ndryshoni status. Financat do jenë të dobëta prandaj shmangni çdo lloj investimi apo transaksioni. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se më parë megjithatë nuk do mundojnë disa shqetësime të vogla si dhimbje koke apo barku. Për punën do jetë një javë tejet ë vështirë. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget dhe duke dëgjuar këshillat e familjareve do arrini atje ku doni.

Ujori

Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolege do ju mbështesin fort.

Peshqit

Priten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do ndiheni gati për të ndërmarrë sfida të reja.

Author: admin