Dashi
Zakonisht dashuroheni me meshkuj të kujdesshëm dhe magjepsës. Por fatkeqsisht, ndonjëherë ata kërkojnë më shumë kohë dhe energji nga ajo çka ju jeni të gatshme të jepni. Merrni lirinë që t’u thoni që keni nevojë për hapsirën tuaj, ose thjesht bllokojini nga telefoni.
Demi
Meshkujt pasionantë dhe të vendosur gjithnjë ju tërheqin vëmendjen. Nga ana tjetër, ju njiheni për këmbëngulje deri në vdekje, pra Zoti qoftë me ju nëse jeni të dy kaq kokëfortë.
Binjakët
Duke qenë shumë vetë shumë argëtuese, përgjithësisht keni tendencën të dashuroheni me meshkuj karizmatikë dhe aventurierë. Pra, nëse shihni një djalë që është i gatshëm të ndërmarrë rreziqe të çmendura, e hëngrët! Edhe nëse nuk janë domosdoshmërisht të tillë, duhet të tregohen të aftë për të mbajtur ritmin tuaj, përndryshe do të harrohen shumë shpejt.
Gaforrja
Duke qenë tipa shumë emotivë, zakonisht preferoni meshkuj karizmatikë, por që ju japin stabilitet emocional. Dhe duke qenë se me shumë mundësi preferoni një natë në shtëpi sesa një në club, jeni shenja që ka më shumë probabilitet për t’u dashuruar me një koleg. Shiheni me ta gjatë gjithë kohës, u besoni dhe e dini që do të jenë gjithmonë aty.
Luani
Ju dashuroni tipat inteligjentë dhe kreativë që ju frymëzojnë me origjinalitetin, shijen dhe vendosmërinë e tyre. Ju jeni një udhëheqës i lindur dhe sigurisht që doni të dukeni, kështu që vendi ideal i “gjuajtjes” për ju, do të ishte padyshim një tapet i kuq. Njerëzit duhet të ndalojnë së ju gjykuari që shkoni të paftuar nëpër evente.
Virgjëresha
Keni tendencën të dashuroheni me tipa artistikë dhe emocionalë, që ju mbështesin dhe kujdesen për ju. Gjithsesi ka mundësi që kjo të kthehet edhe në anë të kundërt dhe përfundoni duke ju dhënë dikujt që thjesht i pëlqen aq shumë kujdesi që tregoni sa nuk jep asgjë në këmbim. Nëse kjo ndodh, jepini vetes mundësinë të gjeni atë tipin për të cilin po flisnim në fillim.
Peshorja
Energjia, vetbesimi dhe shpirti i iniciativës gjithmonë ju tërheq vëmendjen. Duke qenë vetë shumë energjike, i vlerësoni ata që arrijnë dhe duan të mbajnë ritmin tuaj. Më shumë sepse nëse do t’ju duhej të vraponit sërish pas një tjetër idioti për të mbajtur ritmin e tij, do t’ju zërë gjumi në mes të ndonjë rruge.
Akrepi
Dobësia juaj janë partnerët e kujdesshëm, praktikë dhe të durueshëm, që do të jenë në krahun tuaj për një kohë të gjatë dhe që do t’ju përkushtohen kur të keni nevojë. Jeni një shenjë që jepni shumë, por le të themi të vërtetën: Keni gjithashtu nevojë që t’ju japin shumë. Në momentin që gjeni dikë që di si të përballet me humorin tuaj të paqëndrushëm, mbajeni sepse është i duhuri.
Shigjetari
Ju dashuroni meshkujt inteligjentë dhe mendje-hapur që janë të gatshëm të jenë me ju në çdo aventurë që do të ndërmerrni. Ata që janë të mbushur me energji dhe që s’kanë frikë nga asgjë, do t’ju rrëmbejnë zemrën.
Bricjapi
Duke qenë se jeni pothuajse gjatë gjithë kohës në punë, preferoni meshkujt besnikë, të ndjeshëm dhe të dashur, që ju bëjnë të ndiheni të sigurta. Axhenda juaj s’ka aspak kohë për ata që nuk e dinë nëse ju duan ose jo.
Ujori
Natyra juaj ëndërrimtare dhe gjithnjë në ndryshim, është perfekte për tipat artistikë, të guximshëm dhe që e dinë me saktësi cilët janë. Meshkujt që kanë një këndvështrim origjinal të cilin nuk e vënë në kompromis për asgjë, janë ata që bëjnë për ju.
Peshqit
Dashuroni meshkujt e qëndrueshëm, që ju ndihmojnë kur keni nevojë si dhe ata që janë enciklopedi të vërteta. Keni nevojë që një mashkull të sjellë strukturë dhe mbështetje në jetën tuaj ëndërrimtare dhe të mbushur me kaos. Në këmbim, ai ka për të marrë parteneren më romantike që ka pasur ndonjëherë.
Burimi: Cosmopolitan