5 dramatikët e famshëm të horoskopit

Herë pas here të gjithë mund të jemi nga pak dramatikë, por vetëm disa prej nesh mbajnë kurorën e drama “queen-it”. Nëse keni në mendje emrat, kujtojini shenjën e horoskopit.

1.Binjakët

Nëse e gjen veten në mesin e një spektakli skandaloz, është sepse t’i aksidentalisht e ke lënë veten të të shpëtojë diçka, ose thjesht sepse ti je shkaktari për dramën e radhës! Planeti juaj, Mërkuri që është gjithashtu përgjegjës për komunikimin, bën që ndonjëherë ju të flisni shumë shpejt dhe gjëra që duhet t’i kishit shmangur.

2. Luani

Sigurisht që kjo nuk ju shokon aspak! Jeni qendra e vëmendjes kështu që përgjithësisht dramat ju ndjekin. Sidoqoftë, kush mund t’ju fajësojë? Ju vjen natyrshëm të përformoni dhe vdisni për pak dramë në gjithë energjinë që i përçoni të tjerëve.

3. Peshorja

Dashuria juaj për luks dhe kënaqësi ju bën një nga shenjat më dramatike të zodiakut dhe s’ndiheni fare në siklet për këtë. Ti e përqafon plotësisht dëshirën për të qenë gjithnjë ekstra, prandaj sjellja juaj nuk kalon pa rënë në sy. O i doni të gjithë, o asgjë dhe mes kësaj ka shumë drama brenda.

4. Shigjetari

Shigjetari zakonisht është i pari që merr vesh thashethemin e fundit! Natyra e tij aventuriere dhe dëshira për të marrë pjesë kudo i bën të përfshihen jo në pak situata dramatike. E gjejnë veten shpesh (pa arsye) në punët e të tjerëve!

5. Peshqit

Romantikët e përjetshëm, duke qenë se duan të jetojnë në fantazinë e tyre, kur përballen me realitetin e kanë të pamundur të mos përfshihen në situata dramatike herë pas here.

Burimi: Bustle

Author: admin