Ashtu siç disa shenjave do t’u buzëqeshi fati këtë vit që vjen, nuk mund të themi të njëjtën gjë për disa shenja të tjera. Planeti përgjegjës i fatit të mirë është Jupiteri dhe shenjat e favorizuara nga ai do të jenë të bekuara, ndërsa Saturni është planeti i pafat dhe këto shenja do të jenë të ndikuara prej tij:
Peshqit
Me keqardhje të madhe, të lindurit nën këtë shenjë, duhet të përballen me disa gabime të shkaktuara nga zgjedhjet e gabuara. Shpesh do ta gjejnë veten në telashe.
Fati nuk do të jetë shumë në anën e tyre. Në muajt e parë për ju peshq, do të jetë e vështirë të krijoni një kënvështrim pozitiv për jetën.
Ujori
Një pasion do t’ju bëjë të gaboni. Lidhjet e dashurisë do të jenë të ndërlikuara. Beqarët e kësaj shenje nuk do të interesohen për askënd, nuk do të mund të realizojnë dot asnjë ëndërr.
Bricjapi
Shpenzimet tuaja mund të dalin jashtë kontrollit në vitin 2022. Kini kujdes se si i shpenzoni paratë tuaja! Jini pak më të ashpër me veten. Disa lajme të këqija si humbja e një pune apo një ndarje do t’ju bëjë të vuani shumë, por do t’ju lejojë të rilindni në fund të vitit.
Gaforrja
Ju miq të Gaforres, në fund të vitit 2022 mund të zbuloni një tradhti! Nuk është e thënë të jetë vetëm në dashuri, por edhe miqësi e punë. Prandaj së shpejti, mund të ndodhë një tradhti e papritur që do të pasojë me një sërë ngjarjesh të pakëndshme. Në vitin e ardhshëm do të bëni shumë armiq. Kjo vlen veçanërisht për projektet në punë.
Binjakët
Dhe së fundi, në listën e shenjave më pa fat, renditen Binjakët. Dihet se kjo shenjë ka një aspekt të ‘qetësisë false’, me një prirje shumë Zen, por sapo kalon vijën e kuqe nuk ka më kthim.
Mundohuni të mos zemëroni kurrë një Binjak! Në vitin 2022, Binjakët do të përballen me disa sfida që do t’i vendosin në listën e shenjave astrologjie më fatkeqe.
Për të qenë të sinqertë, janari do të jetë një muaj i vështirë pr t’u kaluar. Asgjë nuk do të jetë siç duket dhe ju do të pyesni veten nëse yjet do t’i keni në favor.