Horoskopi i muajit Dhjetor 2021/ Keto jane 3 shenjat qe do mbushin xhepat dhe do kene shume fat

DASHI 21. mars – 20. prill

Gjate këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi ne jetën tuaj ne çift. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha me ne fund do pajtohen dhe do ndihen te qete. Beqaret do jene gjithë kohës te rrethuar nga miqtë e ngushte dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga jave e trete ka gjasa te ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire.

Ne javën e dyte mund te ndieni pak lodhje dhe mungese energjie, por ajo gjendje do kaloje shpejt. Gjendja e financave do përmirësohet ndjeshëm. Do i vini fre vetes dhe nuk do lejoni asnjë lloj shpenzimi te tepruar. Ne pune rutina do ju pushoje ditët e para. Mundohuni te frymëzoheni dhe te gjeni një tjetër arsye për te ecur para. Do i keni te gjitha mundësitë.

DEMI21. prill – 21. maj

Do keni shume besim tek vetja juaj gjate gjithë këtij muaji dhe do arrini gjithçka qe dëshironi. Ata qe janë ne një lidhje, duhet ta forcojnë akoma edhe me shume bashkëpunimin me partnerin ne mënyrë qe çdo gjë t’iu ece si e kane ëndërruar. Asgjë nuk është e pamundur. Beqaret do e kenë te nevojshme një partner ne krah dhe duke u nisur nga kjo ata do jene gati edhe për aventura kalimtare. Shëndeti nuk do jete aspak ne gjende te mire. Do e ndieni shume te ftohtin dhe do prekeni shpesh nga virozat e stinës. Financat do jene te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund te digjeni keq. Ne pune duhet te bëni plane dhe te ecni ne baze te tyre ne mënyrë qe te arrini sa me lart. Po ecet kuturu mund te përballeni edhe disa probleme. Situata ne disa raste do ju ndërlikohet se tepërmi.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Muaj i turbullt ky për te gjithë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë here pas here vështirësi ne jetën e tyre dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë te ndalur. Tregohuni me te arsyeshëm dhe hapni rruge. Beqaret do argëtohen pa fund me disa persona qe do njohin dhe do pranojnë te fillojnë lidhje me ta. Çdo gjë ka për te qene me e bukur. Shëndeti fatkeqësisht nuk do jete ashtu si e keni pritur. Mund te keni dhimbje fyti, dhimbje koke dhe do ndiheni pa fuqi. Merrni masa dhe konsumoni ushqimet e duhura. Ne planin financiar do bëni te pamundurën për ta mbajtur gjendjen te qëndrueshme, por nuk do ja dilni dot. Ne pune kërkoni ndihme nga koleget dhe kohe nga shefat nëse gjerat nuk ju ecin si keni dashur. Te gjithë janë gjendur ne te tilla situata dhe mund t’iu mbështesin fort.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Yjet nuk do ndikojnë pozitivisht këtë muaj tej ju dhe mund te keni probleme ne çdo fushe. Ata qe kane një lidhje do kenë tronditje te njëpasnjëshme deri javën e dyte dhe ne shume momente do ngrenë dyshime për te ardhmen. Reflektoni me kujdes dhe flisni hapur me partnerin para se te merrni vendime. Beqaret duhet te përfitojnë nga disa ftesa deri nga mesi i muajit sepse me vone do e humbin besimin tek vetja dhe nuk do fillojnë dot një lidhje. Shëndeti do jete me i mire se kurrë me pare. Do jeni energjike dhe nuk do keni asnjë shqetësim sado te vogël. Nëse doni qe financat te mos mbeten delikate ende, duhet te merrni masa sa me pare. Nga ana tjetër duhet shmangur çdo investim i panevojshëm për momentin. Ne pune asgjë nuk do jete e thjeshte për t’u arritur, megjithatë me pak përpjekje dhe vullnet gjithçka do jete e mundur.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Gjate këtij muaji do kërkoni harmoninë ne çdo mjedis dhe do bëni te pamundurën qe t’ia dilni mbanë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një periudhe me te begate se me pare. Partneri do jete ne humor ne pjesën me te madhe te kohës dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret do realizojnë disa takime mbresëlënëse. Njihuni sa me shume me ata persona para se te vendosni çfarë do bëni. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Ne asnjë moment nuk do keni shqetësime apo probleme. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni dhe do shmangni kështu çdo te papritur. Ne pune do ju duhet te dilni jashtë kornizave ne mënyrë qe te arrini me pare atje ku keni dëshiruar. Po u treguar strikte mund te gaboni ose mund te qëndroni ne vendin ku keni qene.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë muaj duhet te tregoheni me te kujdesshëm juve qe jeni ne një lidhje sepse ne një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Duhet te ndryshoni strategji sepse kështu nuk do keni nga t’ia mbani. Beqaret do kenë ndryshime pozitive ne jetën sentimentale. Nuk do ndihen me te vetmuar përkundrazi do realizojnë takime te veçanta. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe edhe pse ata qe vuajnë nga problemet me stomakut apo me zemrën duhet te bëjnë kujdes me ushqimet. Financat do mbeten te turbullta ende. Ne pune do ju mungoje besimi tek vetja dhe ka rrezik te mos i arrini dot objektivat. Do ishte mire ta pranonit ndihmën e disa kolegeve.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Gjate këtij muaji do i mendoni me mire gjerat ju qe jeni ne një lidhje dhe do filloni projekte për te ardhmen. Do ketë ndryshime te rëndësishme te cilat do ju mbushin me gëzim dhe optimizëm. Te shkuarën e hidhur do lini përgjithmonë pas krahëve. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe do bëjnë miqësi te reja. Pas mesit te muajit pritet te fillojnë dhe histori dashurie afatgjate dhe mjaft emocionuese. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se me pare. Do ndiheni me energjike dhe nuk do ndieni lodhje nga punët qe do kryeni. Për financat duhet te bëni me tepër kujdes. Situata nuk do jete e shkëlqyer prandaj çdo shpenzim duhet kryer me maturi. Beni si te bëni sa te kaloje gjendja delikate. Ne pune do jeni plot me angazhime dhe do qëndroni edhe me orare te zgjatura. Fatmirësisht qe shpërblimet do jene te majme për ju.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do marre një tjetër drejtim këtë muaj. Ata qe kane pasur probleme serioze do i japin fund gjithckaje dhe do rinisin një tjetër jete, ndërsa ata qe kane pasur periudhe te qëndrueshme do marrin vendime. Dhjete ditët e para do mendohen dhe do bëjnë plane te cilat do i realizojnë ne javët e fundit. Beqaret do ndërmarrin iniciativa dhe do dalin ne çdo takim qe do ju kërkohet. Me pas do e kenë vete ne dore se çfarë do bëjnë. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u stabilizuar fale masave qe do merrni. Financat do jene pak delikate, megjithatë fale ndihmës se disa te afërmeve gjendja do stabilizohet. Ne pune nuk do ju mungoje as vullneti dhe as vendosmëria kështu qe priten arritje te mëdha. Nëse keni mundësi jepuni edhe një ndihme te vogël kolegeve ne nevoje.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Muaj i mbushur me ngjyra ky për te gjithë. Do i merrni gjerat me seriozitet dhe ne përgjithësi gjithçka do ece sipas planeve. Ata qe janë ne një lidhje do bashkëpunojnë fort për gjithçka dhe do mundohen te marrin vendimet e duhura. Edhe kur te keni ide te ndryshme do e gjejnë mënyrën për te rene dakord. Beqaret do realizojnë plot takime, por nuk do jene te sigurte se personat qe do kenë pranë do jene te duhurit. Do e kenë te vështirë te ndërmarrin rreziqe. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithë kohës e mire. Java e para madje do jete goxha delikate. Financat do varen nga sjellja juaj. Mendoni edhe për te ardhmen dhe shpenzoni me kursim. Ne pune mbrojini te gjitha idetë qe keni nëse jeni te sigurte se janë me te mirat. Mos u trembni nga asnjë presion qe mund t’iu behet.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ky do jete një muaj mjaft harmonik për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do e shfrytëzoni ne maksimum çdo moment pranë partnerin dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Nëse do ndiheni mire mund t’ia lejoni çdo gjë vetes kështu qe mos mendoni çfarë do thonë te tjerët. Beqaret duhet te përfitojnë nga sezoni veror dhe nga plazhi për te joshur sa me shume. Shume shpejt keni për ta ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, por as ashtu si e keni dëshiruar. Dhimbjet e kokës dhe te shpinës nuk do mungojnë. Financat do jene here te mira dhe here delikate. Mundohuni te mos shpenzoni shume sepse do keni probleme serioze. Ne pune bëni atë qe do ju duket me e arsyeshmja dhe do e shihni qe do vlerësoheni. Edhe te papunët do jene me fat.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Edhe pse ndikimi i yjeve do jete shume pozitiv gjate këtij muaji, ju serish do ndiheni keq ne disa momente. Ata qe janë ne një lidhje mund te përballen me probleme te reja dhe asgjë nuk do ju shkoje sipas planeve. Mundohuni te toleroni dhe te hapni rruge here pas here. Beqaret do kenë disa takime interesante te cilat mund t’i çojnë ne një tjetër faze. Nga ana tjetër disa do ndihen aq mire pranë miqve saqë nuk do e ndiejnë nevojën për një lidhje. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk do ju mungoje aspak energjia dhe do dini si ta kaloni me lehtësi stresin. Kujdesi për veten do jete i madh. Për financat viti do filloje mjaft mire. Nuk pritet asnjë vështirësi. Ne pune do jeni plot ide te reja. Nuk do e keni te vështirë as te bashkëpunoni me koleget dhe do arrini ku keni dashur gjithmonë. Bravo edhe për vendosmërinë.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Gjate gjithë këtij muaji, sektori i dashurisë do jete ne qendër te vëmendjes. Do merren edhe vendime me rëndësi te madhe. Ata qe kane një lidhje do kërkojnë pak me shume liri e pavarësi nga partneri dhe me mirëkuptim do e marrin atë. Mesi i muajit mund te ketë ndonjë te papritur te pakëndshme prandaj duhet t’i bëni sytë katër. Beqaret do kenë takime interesante 10 ditët e para te muajit. Mos lejoni asnjë mundësi te mire t’iu ike nga duart. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe gjithë kohës, megjithatë ne disa momente duhet te bëni kujdes, Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe pijet me gaz. Financat do jene te paqëndrueshme sidomos dy javët e para. Kërkoni ndihmën e te afërmve pa qene vone. Ne pune do i keni gjithë kohës idetë e qarta dhe do veproni pasi te jeni plotësisht te sigurte.

Author: admin