Dashi
Nëse po kërkoni dashurinë, shkoni në një udhëtim magjepsës. Vizita në një qytet ekzotik, ose ishull tropikal do t`ju vërë në rrugën e romancës. Bëni qejf me dikë që ka një theks të këndshëm. A jeni tashmë në një marrëdhënie? Nuk ka qenë kurrë koha më e përshtatshme për të shkuar në një muaj mjalti të dytë. Jini të sigurtë për të çuar në shtëpi disa suvenire të bukura. Ato do t`jua kujtojnë vazhdimisht këtë udhëtim.
Demi
Është i nevojshëm marrja e një angazhimi serioz romantik. Duhet të kaloni kohë me dikë që ju pëlqen pa kushte. Nëse s`jeni të martuar ende, futeni në planet tuaja këtë gjë. Partneri juaj do të marrë shumë para nga të cilat do të përfitoni edhe ju. Mund të blini një shtëpi, ose të kontribuoni në një fond për pension. Investoni në gjëra që ju sjellin kënaqësi. Jeni të lumtur kur rrethoheni nga gjëra të bukura.
Binjakët
Kjo është një kohë e mrekullueshme për të lulëzuar marrëdhënien tuaj romantike. Bëjini dhuratë të dashurit tuaj, vetëm për t`i treguar se ju intereson. Organizoni një darkë me qirinj. Kështu do të përqëndroheni te njëri-tjetri. Programoni një udhëtim. Rikujtoni se sa e rëndësishme është për partnerin tuaj të ndjejë që e duan. Jeni vetëm? Do të takoni dikë të veçantë. Një bisedë e flaktë do t`ju bëjë të etur për t`u takuar përsëri.
Gaforrja
Krishtlindjet po vijnë dhe ju doni të jeni gati. Me këtë rast bëni punët e shtëpisë me themel dhe bëni listat e blerjeve. Sa më të organizuar të jeni, aq më shumë do ta shijoni sezonin festiv. Nëse keni kërkuar punë, do t`ju ofrohet një punë e mrekullueshme. Duke pasur një punë të qëndrueshme, do të merrni frymë lirisht edhe pas shpenzimeve. Bëni mirë për njerëzit që kanë pasur më pak fat se ju. Dhuroni kohë, para ose ç`të mundeni për ta.
Luani
Kjo është koha e duhur për ta lënë vetem të lirë ndaj kënaqësive. Merrni ca ditë pushime dhe kushtojini vëmendje dikujt që e doni me të vërtetë. Nëse jeni në një marrëdhënie, shijoni një mëngjes të qetë me të dashurin. Shikoni filma edhe pasdite. Kalojeni pjesën tjetër të ditës së bashku në shtrat. Jeni vetëm? Shkoni në parkun ose muzeun e preferuar. Një nga mënyrat më të mira për të kthyer kënaqësinë në jetë, është të dalësh nga një model i mërzitshëm.
Virgjëresha
Takimi me familjen e të dashurit do të jetë i kënaqshëm. Më shumë duhet të dëgjoni sesa të flisni. Shikoni sesi ndërveprojnë ata me njëri-tjetrin për të kuptuar si funksionon ky sistem. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie serioze, organizoni një takim me të dashurit tuaj. Edhe njerëzit që nuk kanë asgjë të përbashkët, do të kalojnë mirë së bashku. Çelësi është ushqimi i shijshëm dhe muzika festive në sfond. Ky kombinim do t`i bëjë të gjithë të qeshur.
Peshorja
Vërini letrat tuaja në tavolinë. Nëse keni shqetësime serioze në lidhje me sjelljen e të dashurve tuaj, tregojani. Në vend që të bëni akuza të zemëruara, flisni për mënyrën sesi veprimet e tyre ndikojnë te ju. E rëndësishme është t`i jepni shembuj konkretë të rasteve. Në fillim ai do të mbrohet. Mos u nevrikosni. Vazhdoni ta rishikoni pozicionin tuaj në një mënyrë të qetë dhe racionale.
Akrepi
Një detyrë fitimprurëse e punës, do t`ju mbërrijë në kohën e duhur. Çdo punë që përfshin publikimin, ligjin ose udhëtimet do të jetë e dobishme financiarisht dhe emocionalisht. Rezistojini tundimit për të shkuar në një udhëtim ku do bënit pazaret. Mos e shpenzoni menjëherë rrogën tuaj. Fillimi i Vitit të Ri me ca para të sigurta mënjanë, do t`ju vërë në një pozitë të fuqishme. Mos u shqetësoni. Do ta trajtoni veten me luks kur të jeni më të sigurt ekonomikisht.
Shigjetari
Karizma juaj tërheq ngado admirues. Ndaloni së i thëni vetes së nuk jeni aq i dëshirueshëm sa një rival. Keni stil e talente të ndryshme, por jeni po aq tërheqës. Bëje një vesh të shurdhër ndaj kritikut që e ke brenda vetes. Provoni gjëra të reja se s`keni asgjë për të humbur dhe keni shumë për të fituar. Një situatë të rehatshme, shndërrojeni në fantastike.
Bricjapi
Është koha për ta lënë prapa një histori të trishtë. Në vend të shqyrtimit të historive të trishta, duhet të filloni të mendoni për një fillim të ri. Kjo mund të përfshijë edhe zhvendosjen në një vend të qetë. Kështu do t`i jepni fund miqësive toksike. Kur bëni zgjedhje të kujdesshme, jeta bëhet më e ëmbël. Do të jeni të motivuar për të zhvilluar talentin dhe potencialin tuaj. Mos prisni deri në Vitin e Ri.
Ujori
Festimin e Krishtlindjeve bëjeni misionin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Do të ndihesh mirë për daljen nga rutina e mërzitshme. Shijoni muzikën dhe traditat. Nëse e kapni veten duke u ankuar për turmat dhe zhurmat, mendoni se si qëndrimi juaj ndikon te të tjerët. Ju nuk doni që të prishni kënaqësinë e njerëzve të tjerë në një kohë kaq të veçantë.
Peshqit
Pjesëmarrja në një ngjarje të madhe shoqërore do të ketë një efekt të habitshëm. Vishni diçka që të duket elegante, por ndihuni rehat. Do të jetë e lehtë të bëni një përshtypje të mirë, kur të jeni të sigurt për pamjen tuaj. Gjeni mundësinë për të bërë shumë pyetje. Një ekspert do të jetë i kënaqur me vëmendjen tuaj dhe mund t`ju ofrojë edhe një punë. Asgjë nuk është më e admirueshme se dikush që më shumë sesa kurioz, do vërtet të mësojë nga ty.