DASHI
Përgatituni për ditë të hareshme sot. Buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra dhe çdo gjë do e bëni me dëshirë. Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë mjaft dinamike dhe plot risi. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme.
Nëse jeni beqarë duhet të reflektoni disa here para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do dini t’i menaxhoni gjërat me më shumë kujdes dhe për çdo paqartësi do ju drejtoheni direkt shefave. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq.
AKREPI
Përgatituni për një ditë të mbushur me emocione të fuqishme sot. Ju të dashuruarit do jeni më të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste romantike me të. Në disa momente atmosfera do ngrohet aq shumë saqë do ju duket edhe vetë sikur jeni në ëndërr. Ju beqarët mirë është të mos tregohen impulsivë sepse mund të bëni gabime me pasoja të renda për të ardhmen. Në punë do jeni përtacë në mëngjes por shumë shpejt do rimëkëmbeni dhe do doni të hidhni hapat e duhura për të arritur sa më lart. Në planin financiar do jeni me fat dhe nuk do jetë problem edhe po kryet disa shpenzime më tepër.