Cilat janë këshillat për të pasur një martesë të gjatë dhe të lumtur në bazë të shenjës zodiakale? Ja ç’kanë për të na thënë yjet..
Çdokush nga ne do të donte të kishte një marrëdhënie të lumtur që zgjat. Nuk është gjithmonë e thjeshtë, sidomos nëse mungon dëshira për të arritur në kompromise. Ja këshillat e yjeve për një martesë jetëgjatë dedikuar çdo shenje zodiakale.
Dashi
Nëse partneri yt është i shenjës së Dashit, duhet të dish të jesh në një hap me të. Nëse ju ndaloni dhe mërziteni, ai do të vazhdojë rrugën e tij.
Demi
Është kokëfortë dhe i vështirë për t’u menaxhuar, sidomos nëse nuk bie dakord me të. Përpiqu ta kundërshtosh sa më rrallë.
Binjakët
Binjakët janë një shenjë plot humor, por mërziten lehtë. Për të qenë pranë këtij personi duhet të jeni shumë të durueshëm dhe mirëkuptues.
Gaforrja
Të jesh me një person të lindur nën shenjën e Gaforres nuk është e vështirë. Kur një Gaforre është e dashuruar jep gjithçka nga vetja.
Luani
Nëse partneri juaj është Luan, keni në krah një person intensiv dhe besnik i cili do të bëjë gjithçka që marrëdhënia juaj të funksionojë. Ju nuk e dini, por keni pranë dikë vërtet të veçantë.
Virgjëresha
Perfeksioniste dhe gjithmonë në kërkim të rregullit dhe perfeksionit. E shihni si të metë? Shihni më qartë dhe mendoni: kush nuk ka nevojë për pak qartësi në jetë?
Peshorja
Peshorja e adhuron romantizmin dhe kortezinë edhe kur jeni bashkë prej 20 vitesh. Mos harroni kurrë t’i kushtoni vëmendjen e duhur.
Akrepi
Martesa e tij ideale është ajo që mbështetet tek një person i fortë, i cili mund ta suportojë në të gjitha situatat ku do t’i duhet forcë dhe besim.
Shigjetari
Është një person pa sfumatura: ose i bardhë ose i zi. E vërteta është që në momentin në të cilin të ka zgjedhur ty do të thotë që është përgjithmonë.
Bricjapi
Është ambicioz dhe shumë punëtor, saqë duket se nuk i jep rëndësi dashurisë. Në fakt nuk është kështu, edhe pse në dashuri nuk kënaqet lehtë: kërkon në krah një person vërtet special.
Ujori
Pranë tij kërkon një person që mund ta kuptojë dhe pranojë në mënyrë perfekte personalitetin e tij ekscentrik.
Peshqit
Dëshiron që një marrëdhënie me Peshqit të funksionojë? Atëherë ktheje martesën tënde në një përrallë