Binjaket me shume fat, Dashi me pengesa/ Ky eshte horoskopi i javes 17-23 Janar 2022

Dashi

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Demi

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Sipas Dritare.net, buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Binjakët

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Gaforrja

Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në pune do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.

Luani

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni sepse askush nuk do ju thotë dot jo. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë qe keni ne krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Dy ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

Virgjëresha

Këtë javë do keni energji pafund dhe ide shumë të bukura për ta zbukuruar jetën. Do dini si t’i organizoni gjithmonë gjërat dhe do ndodhin vetëm ngjarje pozitive. Nëse jeni në një lidhje do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe do i shprehin në mënyra të veçanta ndjenjat. Nëse jeni beqarë do jeni më të hapur ndaj takimeve dhe do pranoni të bëni edhe çmenduri vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do ju mbështesë fort dhe do ju drejtojë në rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike. Në punë do jeni kreative dhe plot ide të mira.

Peshorja

Mungesa e durimit dhe qartësisë do nxitë tensionet gjatë kësaj jave. Mosmarrëveshjet me të gjithë do jenë të herëpashershme. Mundohuni të ndryshoni sjellje. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni gjatë tre ditëve te para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumice, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Sipas Dritare.net, financat do jenë të vështira dhe delikate ditët e para. Mos kryeni shpenzime të pamenduara. Gjendja shëndetësore herë do jete e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Në punë duhet patjetër të bashkëpunoni me kolegët sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund.

Akrepi

Edhe sikur ta kishin programuar kjo javë nuk do kishte qenë më ë mirë sesa do jetë. Asgjë dhe askush nuk do mund t’ua ndryshojë projektet dhe do ja dilni në gjithçka. Nëse jeni në një lidhje afatgjate do keni ditë të qeta dhe pa probleme. Në fundjavë do përjetoni më shumë kënaqësi dhe emocione. Ju beqarët do keni njohje të reja, por prej tyre do ketë veçse mundësi për aventura, asgjë më shumë sesa aq. Financat do jenë të trazuara kështu që mirë është të shmangni shpenzimet e tejskajshme edhe për gjëra të domosdoshme. Po ecët me plane nuk do keni vështirësi. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Mund të ndiheni pa fuqi dhe mund të keni edhe ndonjë problem me frymëmarrjen. Në punë herë do keni arritje dhe herë do mërziteni sepse nuk do ja dilni dot mbanë. Mire është që të mos dorëzoheni asnjë çast.

Shigjetari

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Bricjapi

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.

Ujori

Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Peshqit

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Author: sirod