3 shenjat që i pret një ditë e vështirë sot

Të gjithë do të kenë nga pak arsye për t`u ankuar sot, edhe pse do të jetë ditë më e vështirë për tre nga shenjat e horoskopit.

Për cilat?

Dashi

Energjia juaj e fuqishme sot do të fokusohet tek dikush në jetën tuaj që nuk ju pëlqen. Pasi ta futni këtë person në grackën tuaj, nuk do ta lini të shkojë. Keni pritur gjatë për këtë moment në fakt. Sot do t`i tregoni vetes se jeni të zotët të bëni edhe poshtërsi të tilla dhe sigurisht në fund nuk do ndiheni mirë nga kjo. Krenaria juaj e Dashit nuk do t’ju lejojë të shihni se sa i ashpër dhe i tmerrshëm jeni për këtë person. Dhe ata që ju rrethojnë do të dridhen nga frika dhe nga mendimi se as nuk mund t`ju afrohen.

Akrepi

Aftësitë tuaja të komunikimit do të vihen në provë. Kjo do të ndodhë në punë, ose do të ketë lidhje me punën. Ekziston dikush që besoni se nuk është në përputhje me standardet dhe nuk keni asnjë tolerancë për punëtorët e këqij. Pavarësisht nëse jeni shefi apo jo, do të shkaktoni telashe në vendin e punës dhe do të mendoni se jeni ju ai që e dini ç`është më e mira. Mbase mund të kesh të drejtë dhe shumë të tjerë do bien dakord me ju, por mënyra e të vepruarit do të jetë gjithsesi e ashpër dhe nuk do t`ju bëjë aspak popullor.

Bricjapi

Sot do të “hiqni qafe” ata që ju kanë bërë të dështoni me një projekt, një plan… Do keni energji të mëdha negative dhe nuk do të lejoni askënd që t`ju tërheqë vëmendjen. Dita do mbarojë shpejt.

Author: sirod