Nëse s’e keni ndarë mendjen ende për datën e madhe, mos e bëni pa lexuar këtë artikull. Gjatë 2022-shit, martohuni kur të doni përveçse në 28 mars. Pse pikërisht kjo datë? Afërdita dhe Saturni janë në të njëjtin kënd, por le të themi se bëhet fjalë për dy nga planetet që s’mund të jenë më të ndryshme nga ç’janë.
Afërdita përfaqëson dashurinë,bashkimin dhe partneritetin ndërsa Saturni, barrierat, limitet dhe stresin. Duke qenë bashkë krijojnë një lloj atmosfere që mund të jetë për gjithçka tjetër veçse për t’u bashkuar në martesë.
Konsiderojeni si një ditë jo të përshtatshme për të nisur fillime të reja në marrëdhënien tuaj, pasi energjia që do të ndihet, s’do të jetë ajo që pretendoni të ndjeni.
Ok, nëse 28 marsi s’është dita më e mirë për martesë, cila është?
Nëse do t’i referoheshim sërish astrologjisë, koha më e mirë për t’u martuar në 2022-shin është kur planetet nuk janë në prapavijë, prandaj mbani shënime. Rezervoni prillin për t’u martuar dhe veçanërisht fundin e tij, pra 30 prill.
Në këtë ditë, Afërdita dhe Jupiteri do të jenë në shenjën e Peshqve dhe më shumë se gjithçka tjetër do të ndjeni dashuri, bashkim dhe rritje. Prandaj përgatituni që tani që në 30 prill të merrni propozimin/dasmën që ëndërronit prej kohësh!
Burimi: Elite Daily /anabel