Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2022: Dashi dhe Demi

Dashi

Ky do të jetë muaj emocionues për karrierën tuaj! Në fillim të shkurtit, Marsi do të jetë pranë Afërditës dhe të dyja do të qëndrojnë në shtëpinë tënde të 10-të, atë të arritjeve, nderimeve dhe çmimeve. Ti që tani je i njohur për njerëzit e rëndësishëm dhe ata e vlerësojnë cilësinë e performancës tënde. Gjatë këtij muaji prisni të merrni vlerësime dhe prova që do t’ju tregojnë se karriera juaj po shkon mrekullisht mirë.

Në 4 shkurt mund të jeni ndjerë të lodhur apo paksa të ngarkuar emocionalisht për shkak të pozicionit të Saturnit. Mund t’ju duhet sikur nuk po bëni progres apo thjesht s’jeni në ditën tuaj më optimiste. Do të kalojë. Mos lejoni askënd të vendosë për gjëra që duhet t’i bëni ju. Pas një ose dy ditësh do të ndiheni më mirë. Jupiteri dhe Marsi janë duke bashkëpunuar në të njëjtën ditë (4 shkurt) duke ju krijuar kështu një mundësi të mirë profesionale që do ta dëgjoni shumë shpejt. Deri në 6 mars, do të keni shumë mundësi për të zgjedhur përsa i përket anës profesionale.

Hëna e Re e 1 shkurtit në Ujor do të sjellë një periudhë shumë të bukur që do t’ju ndihmojë të realizoni edhe ëndrrat që doni më shumë. Vazhdoni të punoni për qëllimet që keni në çdo lloj aspekti dhe do të shihni progres gjatë javëve në vijim. Shumë shpejt, do të përfshiheni me dikë ose diçka shumë serioze të cilës do t’i përkushtoheni plotësisht.

Një pozicion apo një mundësi e re punë mund të vijë si suprizë. Këtë muaj do të ndjeni që keni nevojë për pak më shumë ekuilibër në jetën tuaj dhe miqtë janë aty për t’ju dëgjuar. Dilni dhe rrethojeni veten sa më shumë me ta. Një nga miqtë e tu mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë dhe i duhet ndihma juaj se s’bën. Jepini vëmendjen dhe kohën që meritojnë.

Hëna e Plotë e 16 shkurti do të jetë kaq romantike dhe e mbushur me dashuri! Eshtë një nga ditët që duhet shënuar në kalendar përsa i përket dashurisë.

Jeta juaj romantike mund të kalojë në nivel komplet tjetër gjatë kësaj periudhe dhe do të jeni në gjendje për të përjetuar një eksperiencë që do t’ju lërë pa frymë. Emocionet do të jenë të thella dhe shumë pasionante.

Gjatë kësaj kohe mund të keni diskutuar në lidhje me një fëmijë ose nëse jeni shtatzënë datat 16,17,18 janë fantastike për të planifikuar lindjen. Nëse keni fëmijë, përpiquni të kaloni kohë dhe të kënaqeni me ta. Mund të merrni një lajm të mirë për njërin prej tyre që do t’ju lumturojë dhe ju.

Nëse jeni single, mos qëndroni në shtëpi. Dilni me miqtë dhe socializohuni. Lajme edhe më të mira do të dëgjoni në 17 shkurt pasi mund të vijnë para që s’i prisnit. Fundi i muajit bëhet edhe më interesant përsa i përket dashurisë, sidomos aty nga data 24. Mund të takoni dikë të ri përmes një shoku të përbashkët ose nëse jeni të lidhur do të kaloni momente shumë të veçanta. Keni punuar fort dhe meritoni të shijoni frytet.

DEMI

Muajin e keni nisur duke qenë me dy mendje për çdo gjë! Nga njëra anë jeni shumë energjike dhe në ankth për të provuar sa e suksesshme dhe sa lider mund të jeni në profesionin tuaj, e nga ana tjetër ndjeni se keni nevojë për të marrë ca pushime të gjata. Thellë thellë doni ta ndryshoni rutinën tuaj dhe të shihni vetëm vende që do t’ju shlodhnin sytë. Marsi është në harmoni me Afërditën në shtëpinë tuaj të udhëtimeve, prandaj një arratisje e vogël do të ishte qejf. Gjithsesi, Hëna e Re e 1 shkurtit do t’ju ofrojë disa mundësi të mira për të ecur para në karrierë- shfrytëzojini.

Hëna e Plotë e 16 shkurtit do t’jua kthejë vëmendjen tek shtëpia dhe familja. Diçka emocionuese, siç mund të jetë një kuzhinë e re, arredim i ri apo një ndryshim tjetër, kërkon vëmendjen tuaj. Mund të merrni gjithashtu lajme nga motra juaj apo një pjesëtar tjetër i familjes.

Edhe pse është më e mira që të rrini në shtëpi për të qenë të pranishëm gjatë ndryshimeve, një fundjavë e shkurtër jashtë vendit do t’ju bënte mirë. Me shumë gjasa, do të ndodhë spontanisht.

Data 16 shkurt do të jetë e mbushur me ngjarje emocionuese. Mund të merrni një dhuratë elegante dhe luksoze, siç ju pëlqejnë ju. Hëna e Plotë e 16 shkurtit do të ndriçojë në sektorin e shtëpisë, por edhe pse dëshira juaj për të udhëtuar është e madhe, mund të mos jetë e përshtatshme për këtë muaj. Ju dhe partneri do ta festoni dashurinë me një darkë të bukur në një ambient të ngrohtë ku ndihenimë rehat se askund tjetër.

Në 17 shkurt, mund t’ju vijë një mundësi fantastike nga ana profesionale dhe e mira është ta konsideroni me seriozitet. Nëse e pranoni sfidën, kjo do të thotë se do të rriteni edhe më shumë në fushën tuaj.

Hëna e Plotë bën bashkë gjithë vendimet dhe veprimet që keni bërë gjatë muajve të shkuar. Diçka shumë speciale do të arrijë kulmin e saj gjatë kësaj kohe dhe lajmet që do të dëgjoni janë emocionuese. Dashuria dhe romanca do të kombinohen për ta bërë këtë Shën Valentin dhe 2 ditë pas tij, gati perfekt. Në mes të shkurtit mund të merrni një surprizë nga miqtë tuaj të ngushtë.

Author: sirod