1 Ish partner do kthehet ne jeten tuaj/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete 1 te papritur

DASHI:

Me sa duket, këtë vit do të kaloni një Shën Valentin që do t’ju kënaqë zemrën. Nëse jeni në një marrëdhënie, prisni një darkë të mirë dhe një mbrëmje plot pasion. Nëse jeni beqarë, përfitoni nga atmosfera dhe merruni më shumë me veten. Nëse doni të kini dikë pranë, mjafton të shpreheni, sepse të tjerët nuk jua lexojnë dot mendjen. Marsi, planeti juaj sundues ju dhuron shumë energji, të gjitha energjitë që duhen në dashuri dhe në luftë. Pas datës 16, gjithçka do të jetë më e nxehtë, më emocionuese, plot me pasion.

DEMI:

Jini sa më të qartë me partnerët. Planeti juaj sundues është Venusi, i cili për momentin është në Bricjap dhe kur bashkohet me Marsin që po ashtu është në Bricjap, ujërat do të trazohen më datë 16. Ky bashkim do të ndezë edhe më shumë zjarrin në jetën tuaj sentimentale. Nëse jeni beqarë, gjithë këtë energji do t’ia kushtoni projekteve krijuese, gjë që do të thotë se më shumë të ardhura janë rrugës. Më 17 shkurt, kur Jupiteri dhe Urani të përplasen në shenjën tuaj, do të ndiheni shumë emotivë. Nëse ju ka zënë qymyri me dikë, ka ardhur koha të thoni “të dua”. 17-ta do të jetë një datë fatlume në fushën e ndjenjave.

BINJAKËT: Të gjithë duan të lidhen me Binjakë falë sharmit dhe karizmës suaj. Megjithatë, që ditën e parë të muajit do të ndieni një lloj frike për t’iu përkushtuar një lidhjeje serioze. Nëse keni dilema për lidhjen tuaj, është më mirë t’ia thoni hapur. Mos bëni paqe me persona që s’i ndieni vetëm se ky do të jetë muaji i dashurisë.

GAFORRJA: Shkurti po ashtu do të jetë një muaj transformues për ju, duke nisur që nga data 1. Pikërisht në këtë datë, në Ujor ndodhet edhe hëna e re dhe ajo shënon fillime të reja. E meqë ju si planet sundues keni pikërisht Hënën, atëherë ajo ndikon më së shumti te ju. Ja përse është më mirë që të hidhni një hap mbrapa në marrëdhëniet sentimentale dhe të përqendroheni më shumë te vetja. Nëse krijoni disa hapësira, edhe partnerët do të kuptojnë se duhet të kujdesen për ju, madje edhe të gatuajnë apo t’i bëjnë vetë planet për të dalë.

LUANI: Shkurti do të sjellë më shumë bekime romantike drejt jush, por edhe ju duhet të përvishni disi mëngët. Në datën 1 as që do të doni ta dëgjoni fjalën martesë. Hëna e re do të favorizojë marrëdhëniet e konsoliduara, por me kufijtë që ju vendosni. E nëse do të duhet t’i jepni duart dikujt, më mirë bëjeni pa qenë shumë vonë. Një ish-partner mund të bëhet i gjallë me një mesazh të papritur, por vlerësojeni mirë situatën. Cila vlen më shumë, e shkuara apo e tashmja? Nëse jeni beqarë, po analizoni më me kujdes pluset dhe minuset e mundësive që keni. Nëse keni një marrëdhënie prej kohësh, mbajeni fort, pasi njiheni si flirtues të mëdhenj dhe mund të lëndoni dikë.

VIRGJËRESHA: Pavarësisht nëse jeni të lidhur apo jo, do të ndieni shumë presion gjatë Shën Valentinit. Ju këshillojmë që këtë muaj të keni si përparësi shëndetin tuaj mendor. Doni të dilni të argëtoheni muajin e Kupidit apo të mbylleni në dhomë dhe të qetësoheni? Reflektoni mbi nevojat tuaja dhe komunikoni me partnerët dhe miqtë për qetësinë që keni nevojë. Përdoreni këtë periudhë për të ndërtuar ekuilibrin e duhur mes kohës që doni të kaloni vetëm dhe kohës për t’u socializuar.

PESHORJA: Shkurti nis direkt me Xhunon “asteroidin e angazhimit dhe martesës” që më datë 1. Kur flasin për angazhim, mendojmë për partnerët aktualë apo potencialë. Ky kalim do të theksojë fushën e kënaqësisë. Shkurti është muaji i përsosur për të ndezur pasione. Kur ju ndiheni të lumtur dhe të përmbushur me veten, e keni edhe më të lehtë të qëndroni krah të tjerëve. Dëshirat seksuale janë shumë të rëndësishme për ju.

AKREPI: Pavarësisht nga statusi juaj, të lidhur apo beqarë, Marsi, planeti juaj do të sjellë një qartësim mendimesh më datë 14. Mos u ndjeni keq edhe nëse jeni beqarë, sepse ju s’e keni problem vetminë. Por nëse jeni duke dalë me dikë apo në një lidhje të gjatë, do të identifikoni dëshirat tuaja dhe do t’ia komunikoni partnerit.

SHIGJETARI: Nëse jeni në një marrëdhënie boshe, merrni harkun dhe shigjetën dhe largohuni menjëherë. Nëse u thoni njerëzve se s’doni të dilni në takime, por çdo natë ndiheni të vetmuar, atëherë hidheni vetë hapin e parë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë karizmatikë dhe e vërteta është se meritoni pikërisht ato që kërkoni. Mërkuri që nuk është më në prapavijë do të shërbejë si një dozë e dytë Shën Valentini për ju. Yjet do të shkëlqejnë dhe lulet do të vërshojnë në jetën tuaja sentimentale dhe seksuale. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të hedhin një hap drejt martesës dhe bashkëjetesës, e kanë rrugë të hapur.

BRICJAPI: Shkurti do të sjellë qartësi në jetën tuaj sentimentale, do të ndiheni më të ftohtë emocionalisht. Ndryshe nga shenjat e tjera të ujit, ju nuk e keni aspak problem të përdorni logjikën. Hëna e re në Ujor do t’ju ndihmojë të kuptoni se si i shprehni emocionet në angazhimet afatgjata. Sigurisht që disa njerëz i doni shumë, por kur është hera e fundit që ua keni thënë këtë? Po nisni ta shikoni botën me ngjyrën e dashurisë dhe ju vjen keq që një lidhje të mëparshme e keni gjykuar si marrëdhënie me interes.

UJORI: Mos u befasoni nëse ju vjen një letër dashurie, një ftesë për të dalë apo një propozim në këto ditë. Edhe pse në pamje të ftohtë, ndjenjat do t’i shfaqni gjatë 14 shkurtit. Kjo s’ka të bëjë me Shën Valentinin, por me Mërkurin që kalon në shenjën tuaj. Ai do t’ju ndihmojë të ulni barrierat tuaja emocionale dhe t’u thoni njerëzve që keni përreth sa shumë i doni. Nuk ka problem nëse kjo periudhë përkon me atë të Kupidit. Ajo ana juaj poetike mund ta pëlqejë gjithë këtë vëmendje.

PESHQIT: Përpiquni të mos i merrni gjërat personale nëse partnerët apo miqtë ju qëndrojnë pak më larg në këtë periudhë. Edhe ata po përpiqen t’u mbijetojnë kohëve të vështira. Nëse mësoheni me idenë se bota nuk rrotullohet rreth jush, atëherë nuk do të lëndoheni kaq shpesh dhe do të jeni më të lumtur. Nëse ju ka mbetur fiksim një ish-partner, nuk bëni zgjedhjen e duhur të kontrolloni rrjetet e tij/e saj sociale. Mërkuri pas datës 3 nuk është më në prapavijë dhe niveli i stresit do të ulet.

Author: sirod