Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2022: Shigjetari dhe Bricjapi

Shigjetari

Ka dy fusha kryesore që janë të ndriçuara në grafikun tuaj – njëra është financiare dhe tjetra thekson interesin për të komunikuar fushën tuaj të ekspertizës ose talenteve një audience të gjerë.

Për sa u përket parave, duket se po shpenzoni më shumë se zakonisht, një trend që do të vazhdojë deri më 6 mars, datë kur Marsi do të largohet nga shtëpia e dytë e të ardhurave dhe kursimeve. Ju mund të keni shtyrë blerjet, por tani keni nevojë për gjëra të caktuara për veten ose familjen.

Më 8 shkurt, mund të shihni një fluks parash, befas, jashtë mase. Është një ditë shumë me fat – paratë shtesë do t’ju vijnë përmes projekteve, shitjeve ose, nëse jeni të vetëpunësuar, një biznesi të ri. Ju gjithashtu mund të fitoni para duke shitur prona personale.

Tendenca tjetër e madhe do të përqendrohet brenda një prej disiplinave të komunikimit. Mund të keni filluar një seri podkastesh, të jeni bërë një influencer në Clubhouse, Instagram, Tëitter ose TikTok, ose mund të keni shkruar romanin ose skenarin e parë dhe jeni gati të shisni punën e përfunduar. Ose, mund të keni zbuluar se jeni të shkëlqyer në kodimin kompjuterik. Hëna e re më 1 shkurt bie në Ujor dhe stimulon këtë zonë të grafikut, kështu që mund të keni një plan të ri. Prisni deri më 8 shkurt për të nisur ose për të planifikuar takimin e madh për të paraqitur një ide të re.

Saturni është në lidhje me Hënën e re, 1 shkurt, dhe ndikon në ditët dhe javët në vijim. Do t’i përkushtoheni plotësisht çdo gjëje për të cilën bini dakord dhe kjo shpesh është një faktor suksesi. Kjo nuk do të thotë se do ta keni të lehtë – do t’ju duhet të tregoni pasion dhe një përpjekje të vazhdueshme.

Këtë muaj nuk përjashtohen udhëtimet. Udhëtimi në distanca të shkurtra kanë të ngjarë të lidhen me biznesin. Udhëtimet në distanca më të gjata duken të mundshme për argëtim, miqësi dhe për të vizituar familjen.

Dita e Shën Valentinit bie më 14 shkurt dhe Afërdita dhe Marsi udhëtojnë së bashku – një rrethanë e pazakontë dhe jashtëzakonisht fatlume – që tregon se do të keni një mundësi të mirë për të marrë një dhuratë të vlefshme nga njeriu i zemrës. Ose mund të blini dhe t’i bëni një dhuratë. Kjo festë e Shën Valentinit duhet t’ju kënaqë dhe të befasojë në mënyrën më të mirë.

Bricjapi

Do ta adhuroni shkurtin. Janari kishte disa aspekte të mira, por gjërat ishin pak më të ndryshueshme dhe jo aq të përshtatshme. Afërdita në Bricjap ishte në prapavijë, por për fat të mirë, Afërdita ka shkuar në pozicion normal, më 29 janar. Mërkuri në prapavijë ka shkaktuar vonesa, ngatërrime dhe kaos të përgjithshëm, por që nga 3 shkurti, Mërkuri është gjithashtu në pozicion normal – dhe të dy do të qëndrojnë në Bricjap.

Karriera do të përparojë me shpejtësi. Nëse jeni të frustruar për shkak se përparimi profesional ka ngecur, kjo nuk do të jetë më problem. Afërdita sundon shtëpinë e dhjetë të karrierës, kështu që gjërat tani janë mirë.

Më e mira nga të gjitha, Marsi është tani në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit dhe do të qëndrojë deri më 6 mars, duke ju dhënë kontroll të rrallë mbi ngjarjet.

Shkurti do të ishte një kohë ideale për të nisur një nismë të rëndësishme. Kur filloni një biznes ose sipërmarrje personale, ose një marrëdhënie të re, me Marsin në shenjën tuaj, konsiderohet koha më e mirë. Ndonëse jo gjithçka do të funksionojë në mënyrë perfekte, Marsi do t’ju sigurojë këmbënguljen që ju duhet.

Përsa i përket dashurisë, mund të takoni dikë të veçantë që do të doni ta njihni më mirë. Kimia mes jush dhe atij personi të ri ka të ngjarë të shkëlqejë dhe me ndihmën e Afërditës dhe Marsit, gjërat mund të çojnë në dashuri të vërtetë dhe të qëndrueshme. Nëse jeni të martuar ose të lidhur, mund të ndizni zjarret e dashurisë këtë vit.

Ky muaj do të theksojë paratë dhe falë Hënës së re, 1 shkurtit, në javët në vijim, mund të fitoni një burim të ri të ardhurash ose një rritje page aty ku punoni. Mund t’ju ofrohet një punë e re ose mund t’ju jepet një promovim. Nëse jeni të vetëpunësuar, ka shumë gjasa që të sillni biznes të ri.

Një udhëtim mund të ndodhë në fund të muajit. Shihni nëse mund të dilni jashtë qytetit për një natë në ajër të pastër në fshat ose mes dritave të qytetit të enjten, më 24 shkurt. Afërdita dhe Neptuni do të jenë në sinkronizim hyjnor, duke siguruar që do të shijoni një fundjavë romantike, magjepsëse. Do të ndiheni të mbushur.

Author: sirod