Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2022: Ujori dhe Peshqit

Ujori

Kohët e fundit keni shumë përgjegjësi mbi supe dhe po e përballoni mirë. Afërdita, e cila sundon sektorin e shtëpisë dhe familjes, ka qenë në prapavijë që nga 19 dhjetori, por fatmirësisht shkoi në pozicion normal më 29 janar. Mërkuri ishte gjithashtu në prapavijë nga 14 janari dhe shkoi në pozicion këtë muaj më 3 shkurt. Edhe pse muaji i kaluar solli pengesa për përparim, këtë muaj do të shihni që gjërat të ecin përpara shumë më shpejt.

Duket mund të jeni të përfshirë për kujdesin e nënës ose babait. Me katër planetë në shtëpinë e dymbëdhjetë në shkurt, mund të keni më shumë se zakonisht ndërveprim me personelin mjekësor. Ndonjëherë shkojmë në një spital ose flasim me mjekët për një arsye të lumtur, siç është një shtatzëni. Ka shumë mundësi.

Saturni është në shenjën tuaj, kështu që kjo është një periudhë kritike. Jeni gati që së shpejti të merreni me një angazhim serioz për një marrëdhënie: dashuri, biznes ose në një sipërmarrje të re – mund të ndodhë që të fejoheni ose të martoheni, të ndiheni gati për të pasur një fëmijë ose të blini një shtëpi, të angazhoheni për një pozicion të madh karriere ose të hapni dyert e një biznesi të ri.

Do të keni lajme të mira nga paratë, veçanërisht në mars, kështu që do të jetë kënaqësi të shihni sesi puna do t’ju shpërblehet së shpejti. Nga data 6 mars deri më 14 prill, Marsi do të jetë në Ujor, duke ju vendosur në kontroll të drejtimit të jetës. Këtë privilegj nuk do ta keni ende në shkurt, por do ta keni në fillim të marsit, ndaj jini të durueshëm.

Dita e Shën Valentinit, 14 shkurt, përkon me Hënën e plotë në shenjën tuaj të kundërt, Luani, 16 shkurt. Të gjitha Hënat e plota kanë ndikim për plus pesë ditë ose minus (para) dy ditë. Afërdita dhe Marsi do të rrotullohen së bashku, një lidhje që tregon dashuri pasionante. Ata që janë beqarë mund të kenë mundësi për të takuar dikë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të afrohen më shumë me partnerin/en.

Kjo Hënë e plotë (16 shkurt) në Luan do të ndriçojë shtëpinë e martesës dhe angazhimit serioz. Disa Ujorë do të ndihen gati për t’u fejuar ose martuar këtë muaj dhe nëse jeni të dashuruar, është një kohë e bukur për të marr këtë vendim.

Grafiku juaj është i ndërlikuar, por mund të themi që Hëna e plotë do ta sjellë situatën në një përfundim logjik dhe të drejtpërdrejtë. Rezultati përfundimtar do të varet tërësisht nga ju dhe nga çfarë keni bërë deri në këtë pikë. Megjithatë, unë mendoj se shumica e Ujorëve do ta adhurojnë shkurtin. Rrallëherë kam parë yjet që vezullojnë kaq shumë për ju dhe të gjithë janë duke u përqendruar te dashuria.

Siç e shihni, muaji i ditëlindjes është plot me aspekte dhe mundësi të shkëlqyera. Edhe Hëna e re, e cila do t’ju nxisë që të angazhoheni për një qëllim të rëndësishëm në jetën tuaj, do t’ju sjellë një kënaqësi të madhe kur ta përfundoni me kalimin e kohës. Dita më e bukur për ju është 17 shkurti – mund të ndodhë një fitore spektakolare.
Peshqit

Ky është një muaj ultra-social që do të përfshijë kohë për të parë miqtë dhe do të kënaqeni duke u rilidhur me ata që ju kanë munguar gjatë pandemisë. Afërdita dhe Marsi zakonisht gjenden në një distancë të madhe nga njëri-tjetri. Këtë muaj dhe në fillim të marsit, Afërdita dhe Marsi do të orbitojnë së bashku në shtëpinë e njëmbëdhjetë.

Kjo shtëpi rregullon grupet dhe miqësitë më të dashura, si dhe njohjet e reja. Mund të ndodhë që do të shihni realizimin e një dëshire të shumëpritur – kjo ka të ngjarë të ndodhë (nëse do të ndodhë) gjatë shkurtit ose marsit. Miqtë do t’ju rrethojnë për t’ju uruar për një triumf të fundit. Ata do të jenë vërtet të lumtur për ju dhe do të duan të bashkohen në festë.

Keni nevojë që miqtë t’ju sjellin ekuilibër në jetën sepse ngarkesa e projekteve duket se ka qenë veçanërisht e rëndë që nga dhjetori. Kujdesuni për shëndetin, sepse mund të përkeqësoheni këtë muaj nëse nuk hani mirë dhe nuk flini mjaftueshëm.

Deri në Hënën e plotë, më 16 shkurt, një projekt i madh, me shumë mundësi për punë, do të arrijë në një përfundim, duke i kënaqur të gjithë me rezultatet. Do të kërkojë përpjekje të forta, ndaj planifikoni të rikuperoni dhe relaksoheni gjatë fundjavës 19-20 shkurt.

Marsi dhe Afërdita do të takohen në shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave dhe dëshirave, një nga vendet më të mira. Do ta ndjeni energjinë e tyrë në ditën e Shën Valentinit. Kjo garanton një ditë të lumtur për të dashuruarit. Nëse takoni dikë për herë të parë, falë prezantimit të një miku, zgjidhni datën 16 shkurt. Çiftet gjithashtu duhet të dalin – ditët e mbushura me dashuri dhe romancë nuk vijnë aq shpesh.

Rrethoni në kalendar edhe datat 23 dhe 24 shkurt. Në datën e parë, Marsi do të punojë me Neptunin dhe do të ndihmojë në rritjen e kreativitetit. Në datën e dytë, 24 shkurt, Afërdita do të punojë me sundimtarin tuaj, Neptun. Kjo do të jetë një ditë e lumtur për një mbrëmje magjepsëse dhe magjike.

Author: sirod