Pas Arjolës, Big Brother ka menduar një surprizë për Ilir Shaqirin. Balerini është ofruar të jetë imazhi i Digitalbit në reklamat e radhës.
Ai do të jetë i radhës që do të marrë fitime, pasi llogaritet se minimalisht një kontratë e tillë shkon deri në 50 mijë euro në vit.
Iliri e pranoi direkt duke thënë: “Po, jam shumë i emocionuar. Shpresoj të bëj më të mirën time me prezencën në këto reklama”. Iliri e pranoi me kënaqësi këtë ofertë.
Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.
Favoritët e këtij viti sipas rrjeteve sociale janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Ata kanë përkrahës më shumë, ndërsa pas tyre janë emra si Einxhel Shkira, Beniada Nishani dhe Monika Lubonja.
Mbetet për t’u parë se cili banor do të ketë më shumë durim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Finalistët do të fitojnë automatikisht 10 mijë euro secili.