Në “Big Brother Vip” mbrëmë ishte nata e plotësimit të dëshirave.
Enxhël do të bëhet moderatore në “Top Channel”, ndërsa Iliri bëhet pjesë e “Digitalb”, si imazh i platformës.
Radha i erdhi Donaldit, i cili do të bëhet me emision të ri, bashkë më binjakun e tij, Romeon, shkruan”Kosovarja”.
Emocione të forta u përcollën nga të të tre, pasi “Top Channel” u bëri të mundur atyre të shfaqin atë që dinë ta bëjnë më së miri.
Donald dhe Bora Zemani tani do të punojnë në një institucion. Se si do të rrjedhin gjërat, mbetet të shihet më tej.