Finalja është afër dhe banorët sa vijnë dhe bëhen më të përfshirë nga presioni dhe emocionet e lojës. Mbrëmjen e djeshme banorëve të shtëpisë iu bashkuan edhe dy opinionistët e “BB Vip” me të cilët kanë diskutuar për situatat e ndodhura deri më tani.
Gjatë një bisede me banorët, Monika Lubonja dhe Iliri Shaqiri janë përfshirë në një debat teksa ajo e akuzon se ka luajtur me të gjatë gjithë kohës.
“Unë të kam qenë shumë besnike dhe të kam dashur shumë. Ndërsa ti ke luajtur. Ti ke luajtur me mua”, shprehet Monika.
Iliri nga ana tjetër është shprehur se Monika është aq egoiste sa i intereson vetëm gjendja e saj emocionale. Më pas, ajo vijon të mbrojë veten duke thënë se nuk ia ka kërkuar kurrë Ilirit të shqetësohet për të dhe se ai e ka bërë atë fajtore.
Iliri e ka kundërshtuar këtë akuzë të sajën duke thënë se fajtore nuk e ka bërë ai, por vetëm loja e saj. Iliri është shprehur më herët për Monikën se finalja për të është thjesht një prestigj.
Rikujtojmë se kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja dhe rezultatet e televotimit gjatë kësaj jave për të vendosur se kush do të jenë finalistët e mbetur të “Big Brother Vip” do të bëhen të ditura ditën e nesërme.
“Vëllai i Madh” vendosi t’i bënte surpriza disa prej banorëve duke e bërë Ilirin, imazhin e ‘Digitalb’ ndërsa Monikës i dhuroi vetëm një garderobë plot me fustane.