Big Brother Albania është reality show më i ndjekur në televizionet shqiptare. Intrigat, debatet mes banorëve, romancat dhe ngjarjet interesante të cilat ndodhin brenda mureve të shpisë së “Vëllait të Madh” prej vitesh kanë “mbërthyer” shqiptarët sy dhe veshë para ekranit.
Çdo vit persona të panjohur për publikun kanë vendosur që jetën e tyre ta shfaqin para mijëra shqiptarëve. Dikush duke ndjekur një strategji dhe dikush tjetër duke treguar atë si është në të vërtetë, qindra banorë kanë luajtur për çmimin e madh, atë prej “100 MIJË EURO”.
Këtë vit për herë të parë në vendin tonë, ndryshe nga vitet e tjera, shtëpisë më të famshme në Shqipëri ju bashkuan figura të njohura të ekranit shqiptar. Ndonëse kurioziteti i fansave ka qenë më i madh, Vip-at tanë nuk kanë zbehur famën dhe rrugëtimin e banorëve para tyre.
Të gjithë e mbajnë mend fituesin e “Big Brother 1” Arbër Çepanin. Arbëri, një djalë i zgjuar i cili gjithmonë hapte tema interesante në shtëpi. Ai është i pari dhe i vetmi nga fituesit e Big Brother, që çmimin e fituar e çoi për bamirësi.
“Big Brother 2” përfundoi me fitoren e vlonjatit Qetsor Ferunajt. Një lojtar shumë I fortë, i cili shkaktonte debate dhe me zgjuarësinë e tij arrinte që të dilte fitimtar pothuajse në çdo debat në shtëpi. Që në ditët e para të hyrjes në shtëpi Qetsori pikasi për shkak të epitetit ‘lider’ që i vuri vetes, por që ishte aftësi e tij, që arriti ta mbajë këtë titull deri në fund të edicionit kur u shpall dhe fitues.
Fituesi i “Big Brother 3” ka qenë Jetmir Salaj, një tjetër vlonjat i cili do të rrëmbente trofeun. Jetmir Salaj ishte 26-vjeçari që kishte jetuar disa vite në Itali. Edhe pse shpesh ai ishte tendencioz dhe “grindavec”, Jetmiri ishte djali që kishte një mendim për çdo gjë.
Ermela Mezuraj do të ishte fituesja e parë femër në Big Brother. Sërish një fituese nga Vlora, Ermela ishte vajza e cila me karakterin dhe guximin e saj cilësohej si vajza që “s’ja hante qeni shkopin”. E drejtpërdrejtë, pa komplekse, e gatshme për t’u përballur me këdo, ajo arriti që të triumfonte në “ Big Brother 4”.
Arbër Zeka ishte shqiptari i Kosovës i cili ndonëse u fut në gjysmë të edicionit, arriti që të fitonte zemrat e publikut. Arbëri ishte konkurrenti i cili triumfoi çmimin e madh në vitin e pestë të rrugëtimit të “Big Brother”.
Edhe nëse keni pasur plan që ta harroni, Anaid Kaloti është kujdesur ndër vite që të ngelet në mendjen e shqiptarëve. Me komentet e tij epike dhe deklaratat e forta nëpër studio televizive, Anaidi, ndryshe nga fituesit e tjerë të Big Brother ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Një djalë strategjik, I drejtpërdrejtë dhe çapkën, asoj kohe fitoi vëmendje dhe për shkak të lidhjes që krioi brenda shtëpisë me një vajzë, e cila jashtë kishte një tjetër lidhje. Anaidi duket se e shftrytëzoi në favor të tij këtë fakt dhe ia arriti të dalë fitues i çmimit prej 100.000 milionësh.
Nevila Omeri është fituesja e “Big Brother 7”. Vajza nga fshati Sos e cila që prej momentit të parë që hyri në shtëpi preku zemrat e shqiptarëve me historinë e jetës së saj. E rritur jetime në një shtëpi fëmijësh, Nevila duket se ishte tipi i konkurentes që i kishte munguar këtij reality-shoë. Megjithatë Nevila nuk kërkoi asnjëherë që historinë e saj ta përdorte për të fituar zemrat e publikut, pasi atë jeta e vështirë e kishte thyer në një lojtare të fortë brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.
Një ndër djemtë më simpatike që kanë patur edicionet e Big Brother, do të ishte Vesel Kurtishaj. Djali nga Kosova, arriti të tregonte që nuk ishte vetëm I bukur por edhe I zgjuar, duke “rrëmbyer” kështu çmimin e madh në edicionin e 8 të Big Brother.
E veçanta e edicionit të 9 të Big Brother ka qenë se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, konkurrentët do të luanin si “çift”. Edhe pse nuk njiheshin me njëri-tjetrin, brenda shtëpisë të vëllait të madh këtë edicion pati shumë romanca. Një ndër çiftet të cilët arritën të dashuroheshin me njër-tjetrin ishin dhe Fotini me Danjelin. Të cilët përveçse fituan njëri-tjetrin, u shpallën dhe fitues në edicionit të 9 të Big Brother Albania.
Edhe këtë vit e gjithë vëmendja e mediave dhe fansave është zhvendosur në “Kashar”, aty ku dhe ndodhet shtëpia më e famshme e “Vëllait të Madh”. Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar 4 finalistët, lart e poshtë po thuhet se fituesi mund të jetë Donaldi. Por, ka dhe nga ata të cilët bëjnë tifozllëk për Ilirin. Se çfarë do ndodhë dhe kush do e fitojë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presin datën 18 shkurt, atëhere kur do të mbahet dhe finalja e madhe.