Geghyseni i Tropojës nuk ishte një fshat nga ata të thellët dhe të izoluarit prej ku mund të shkohet veç me helikopter.I njohur si Malësia e Gjakovës, në mesin e Alpeve të Veriut aty gjendesh pas një dritare nga ato që kur i hap vëren një kompozim të natyrës, a një paqe të pakrahasuar me fjalë. Ilnisa Agolli na çon mes bjeshkëve kësaj here, as 11-të km larg Bajram Currit në një fshat që nuk ka folur askush më parë.
Ku pak ia njohin potencialin dhe ca akoma më pak nuk kanë udhëtuar drejt tij, ndërsa të tjerë asfare nuk e përmendin se si ky fshat u kthye në një nga simbolet më të qarta të qëndresës antiserbo-malazeze. As kur Fishta i madh shkruan për të në veprën “Lahuta e Malësisë”.
As për verën e vitit 1915 , kur do të lihej një tjetër shenjë ndaj popullit qëndrestar në fshatin që serbo-malazezët e masakruan barbarisht. E shumë fakte të tjera historike që i takojnë së shkuarës, me figura që çan aso kohe me trimëri të hekurt fatin e fshatit. Por sot çfarë ndodh?
Duhet parë ky dokumentar sepse jeton mes dy kulmeve. Më e hidhura është familja që jetonte 6-të muaj në dimër pa dalë nga shtëpia në kushte tronditëse e të mungesës sociale, ndërsa jashtë oborrit mblidhen të uritur në një dimër dhe borë mbi 6-të metra, ujqër. Si mund të jetohet aty? Gruaja e re i rrëfen të gjitha.
Mandej shkojmë tek vlerat e fshatit të hershëm me natyrën e tij të mrekullueshme,me shtrirje gjeografike vertikale nga brigjet e Valbonës e deri në bjeshkët e larta, për ta mbyllur në një bujtinë që të lë pa fjalë.
E vetmja që gjendet aty me një tjetër histori të madhe e arsye për mos rënë në vesh të shurdhër. Në fund të udhëtimit, mes bujarisë dhe mikëpritjes aty takon Luanin. Tironsin që i braktisi te gjitha për të jetuar dhe punuar në një cep të veriut braktisur dhe fshirë nga lista e fundjavës turistike. Cila është arsyeja?
Geghysenin e Tropojës bota do e kishte zili ndërsa shqiptarët nuk ia njohin potencialin dhe historinë ende… Shiheni videon e plotë për më shumë. /tch/