Horoskopi i datës 12 shkurt 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

 

Dashi

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Nuk do jeni shumë të butë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të tregoheni më të ashpër sesa duhet me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet mjaft. Nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni sepse ai që dashuroni do ua plotësojë të gjitha qejfet. Ju beqarët do keni mundësi të provoni një dashuri të sinqertë dhe shumë të bukur. Ëndrra juaj më në fund do të bëhet realitet. Në punë nuk do duroni dot që të tjerët t’iu thonë çfarë duhet të bëni dhe mund të debatoni me disa. Financat do rrezikohen ndjeshëm pasi do keni tendencë të shpenzoni pa i hedhur sytë nga buxheti që keni.

Demi

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Herë pas here mund të bëheni edhe nervozë gjatë kësaj dite, por do dini si të qetësoheni dhe si të ndalni presionin. Për ju që keni një lidhje, ndikimi i Venusit do jetë mjaft pozitiv. Klima do jetë më e ngrohtë dhe më harmonike sesa ju e mendonit. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe jo të kërkoni dashurinë. Nuk do jeni të favorizuar në këtë sektor. Për punën ka për të qenë një ditë vendimtare. Do i realizoni një e nga një të gjitha objektivat dhe do ndiheni më krenarë për veten. Shefat mundet edhe t’iu lavdërojnë para të gjithëve. Në planin financiar do jetë Urani ai që do iu ndihmojë ta përmirësoni situatën.

Binjakët

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do keni nevojë jetike të rigjeni vetveten. Reflektoni me kujdes, qëndroni në qetësi dhe do e gjeni paqen. Nëse jeni në një lidhje nuk do i keni gjerat shumë të lehta dhe herë pas here mund të mërziteni. Në fakt partneri nuk do jetë në humor dhe mundet t’iu thotë gjëra të gabuara. Mundohuni të mos ja vini veshin sepse nuk do dijë çfarë do thotë. Ju beqaret do i jepni më shumë rëndësi shoqërisë dhe do dilni shumë sot. Kjo do jetë një mundësi e mirë për të realizuar edhe njohje. Në punë do bëni të pamundurën për ta konsoliduar situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses. Për financat duhet të këshilloheni me specialistë të fushës sepse ata do ju ndihmojnë vërtet.

Gaforrja

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Hëna do ketë ndikim shumë të madh sot në jetën tuaj dhe do sjellë vetëm çaste të bukura. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një ditë e hareshme. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ecë sipas parashikimeve. Më në fund do bindeni plotësisht se ai është i duhuri. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni disa njohje të reja, por vetëm me persona të shenjës së binjakeve mund të mendoni të hidhni hapa. Marsi do jetë planeti më i begatë për sektorin profesional. Do ju pëlqejë shumë hyrja në kontakt me persona të shumëllojshëm. Në planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap që do e hidhni do e bëni me largpamësi.

Luani

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite duhet të bëni të pamundurën për t’iu qëndruar sa më larg konflikteve sepse ato do ua përkeqësojnë jetën dhe do ju vënë para provave të vështira. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të kapeni edhe pas gjërave më të vogla me partnerin tuaj dhe do ju duket sikur gjithmonë ua kanë fajin të tjerët. reflektoni dhe keni për ta kuptuar se gaboheni. Ju beqarët n\më mirë të bëni durim dhe të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa sepse nëse i bëni sot do lëndoheni shpejt. Në punë do jetë ditë shumë ë trazuar dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Gjendja financiare do mbetet delikate dhe e trazuar.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Sot planetët do sjellin ndryshime të mëdha për ju. Do ndiheni më mirë dhe zemra do ju mbushet me optimizëm. Për u të dashuruarit, ndikimi shumë i madh i Plutonit do bëjë që të mos keni asnjë problem me partnerin. Dita do jetë euforike dhe rutina do të largohet. Herë- herë do ndiheni mjaft të lumtur. Ju beqarët do ndikoheni pozitivisht nga Urani dhe mund të keni edhe takime që do lenë mbresa. Në punë dëgjojini shefat dhe mos bëni të kundërtat e atyre që do ju kërkohen. Vetëm kështu do ecni para. Me menaxhimin e financave do tregoheni paksa indiferentë dhe problemet do jenë edhe më të mëdha.

Peshorja

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Hëna do ju bëjë shumë më të vendosur sot. Do jeni edhe më të motivuar dhe nuk do ndaleni përpara sfidave që do ju dalin. Ju që jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që ambienti të jetë përherë i ngrohtë. Idetë origjinale dhe ngrohtësia që do ofroni do e bindin edhe më shumë partnerin se ka bërë mirë që ju ka zgjedhur. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat me shumë qetësi, por nga ana tjetër nuk duhet të keni frikë të hidhni hapa. Në punë do ndiheni shpesh si të bllokuar, por nuk do dorëzoheni. Mesazhet që do iu japin kolegët duhet t’i dëgjoni me kujdes. Shpenzimet kryejini të mirëmenduara që të mos keni probleme më pas.

Akrepi

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Pak nga pak stresi do largohet sot dhe gjërat do fillojnë të normalizohet. Marsi dhe Hëna do jene mbështetje e fortë. Për ju që keni një lidhje, të gjitha problemet dhe vështirësitë që keni pasur do marrin fund. Pranë partnerit do ndiheni shumë më mire nga me parë dhe do i hidhni të sigurta hapat drejt së ardhmes. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si më parë. Në punë do ndiheni shpesh në udhëkryq sepse ka ardhur koha të merrni vendime të mëdha. Sido që të vijnë gjërat nuk duhet të nxitoheni. Në planin financiar do jeni të nxituar dhe ka gjasa të bëni disa gabime.

Shigjetari

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Ka shumë mundësi të jeni tërësisht të shpërqendruar sot dhe do harroni shumë gjëra thelbësore. Ju të dashuruarit do keni divergjenca të mëdha me partnerin nuk do mendoni te bëni asnjë lloj tolerimi ndaj tij. Beqarët nga ana tjetër ka mundësi që ta çojnë me tej një njohje të fundit të cilën e mendonin si pa të ardhme. Në punë priten ndryshme të mëdha. Vërtet dita do jetë delikate dhe e trazuar, por në fund gjërat do ecin në drejtimin e duhur. Mos e humbni shpresën asnjëherë. Sektori i financave do lerë për të dëshiruar, prandaj do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Sa më mirë të ndiheni me veten sot aq më të thjeshta do i keni gjërat. Natyra kreative do ju ndihmojë të arrini lart. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do e bëni çdo moment të jashtëzakonshëm. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Kjo është arsyeja pse do stepeni për të hedhur hapa. Jeta profesionale do ecë edhe më mirë nga sa e keni menduar. Do jeni largpamës, të motivuar dhe mjaft të vendosur. Për fat edhe disa kolegë do ju mbështesin fort. Falë planetëve sektori i financave ka për të qenë më i privilegjuar se kurrë ndonjëherë më parë. Do ndiheni goxha më të qetë.

Ujori

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Nëse zbatoni disa parime thelbësore dhe bëni lëshime sot do ju ecë çdo gjë më së miri. Nuk do keni më as probleme serioze. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të qetë dhe pa probleme. Në mbrëmje planetët do ua plotësojnë dëshirat një e nga një. Ju beqarët nuk do doni të filloni lidhje edhe pse disa persona do bëjnë të pamundurën për t’iu pasur gjithë kohës pranë. Në punë do jepni më të mirën nga vetja dhe shefat do kenë besim absolut. Keni për ta parë sesi do ju ndryshojë e ardhmja që sot e tutje. Në planin financiar do jetë Marsi që do ndikojë negativisht dhe mund të sjellë probleme të njëpasnjëshme në këtë sektor. Merrni masa pa pasur tronditje të forta.

Peshqit

Horoskopi i datës 11 shkurt 2022 nga Christine Haas

Marsi do ju bëjë shumë të zotët sot dhe do arrini të kontrolloni çdo gjë duke mos lënë të papritura. Do keni aftësinë të përshtateni me çdo situatë. Përmirësimi që ka filluar në jetën tuaj sentimentale do të vazhdoje edhe gjatë kësaj dite dhe të gjitha problemet që kishit do të zhduken. Kërkoni falje nëse keni bërë më parë ndonjë gabim dhe do iu falin. Ju beqarët do të ndihmoheni mjaft nga Venusi, i cili do iu bëjë të lundroni në detin e dashurisë dhe kënaqësisë. Në punë mos reagoni kuturu sepse keni për të pasur probleme me të vërtetë serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve të vjetër. Maturia në sektorin financiar do jetë shumë e domosdoshme. /dritare.net

 

Author: admin