Ndoshta ju nuk i kujtoni të gjithë fituesit e Big Brother, apo ngjarjet, sherret, dinamikat e shtëpisë. Por jemi të sigurt që ju kujtoni çiftet e krijuara në këto shtëpi. Puthjet, pëlqimet, përqafimet, deklaratat e dashurisë, kanë qenë kryefjala e disa edicioneve të Big Brother ndër vite, ashtu si edhe këtë vit që ky format po zhvillohet me personazhe të famshme.
Në 9 edicione, Big Brother ka pasur çdo vit të paktën një çift, që ka ‘mbajtur peshë’ publikun me zhvillimin e historisë në sytë e telekamerave. Por sot, ndonëse historitë kanë qenë të shumta, vetëm një çift ia ka dal që të qëndrojnë bashkë. Madje Neda dhe Ogreni sot janë prindër të dy fëmijëvë. Por le të kujtojmë edhe njëherë bashkë se kush ishin këta çifte dhe si nisi e përfundoi lidhja e tyre.
Olsi dhe Noçja
Olsi dhe Noçja do të mbahen mend si dyshja e parë në Big Brother. Ai kishte lënë jashtë të dashurën e tij, me të cilën i dha fund lidhjes kur njohu Najadën. Ish-partnerja e tij erdhi në shtëpinë e Big Brother për t’i thënë se do të ndahej nga ai pas flirtit me Noçen. Lidhja më pas u jetua brenda shtëpisë, por për disa kohë edhe jashtë shtëpisë. Pavarësisht së çifti pati disa ulje-ngritje në historinë e tyre të dashurisë, lidhja e tyre përfundoi disa kohë më vonë. Sot Najada ka vijuar jetën e saj, ku dhe është bërë me fëmijë. Ndërkohë Olsi prej vitesh i mungon mediave.
Adela dhe Bjordi
Nëse ka një çift që ende kujtohet me nostalgji është padyshim Adela dhe Bjordi. Një çift që fitoi jo vetëm dashurinë e njëri-tjetrit, por edhe të të gjithë publikut. Vajza nga Kavaja i dha fund fejesës brenda Big Brother për të nisur një lidhje me djalin që ishte rikthyer nga Itali. Edhe jashtë ky çift vijoi një bashkëjetesë prej 3 vitesh, duke ruajtur imazhin e dashur në publik. Lidhja mori fund, por si Adela dhe Bjordi mbetën miq të mirë, deri ditën që ish-konkurentja ndërroi jetë.
Ina dhe Poli
Dy të rinjtë u njohën dhe u lidhën brenda Big Brother. Edhe pse Ina, pak më e madhe në moshë se Poli, u eliminua më herët nga loja, ajo i shprehu dashurinë publikisht gjatë një surprize live. Poli shkoi në finale duke dalë në vendin e pestë, e pas përfundimit të edicionit vazhduan lidhjen edhe jashtë. U përfol madje se Ina edhe kishte ngelur shtatzënë, diçka që do ta vendoste Polin mes ‘dy zjarresh’, një mundësie shumë të mirë për të punuar në Spanjë dhe asaj për të krijuar familje me fëmijën e ardhshëm. Por atë kohë, një ditë pasi Ina e kishte pohuar këtë lajm për një gazetë, ditën tjetër ajo e mohoi kategorikisht shtatzaninë. Poli u largua në Spanjë dhe të dy i dhanë fund lidhjes.
Arjoni dhe Anjeza
Një histori jo me shumë bujë do të ishte edhe ajo midis Arjonit dhe Anjezës. Çifti u lidh dhe u nda brenda shtëpisë së “Big Brother”, pa komentuar arsyet e ndarjes. Asgjë nuk dihet sot për jetën e Anjezës, e cila është zhdukur nga mediat. Ndërkohë Arjoni sot vijon karrierën e tij si moderator, duke u përfolur shpesh në media për historitë e tij rozë.
Rezarta dhe Jetmiri
Lidhja mes konkurrentes nga Kosova, Rezartës dhe fituesit të edicionit të tretë, Jetmirit ndoshta nuk pati bujën e madhe të lidhjeve të tjera, për shkak edhe të intervistave jo të shumta. Pas disa muajsh heshtje dhe asnjë shfaqje mediatike të çiftit në faqet e shtypit rozë, çifti deklaroi se ishin ndarë. Kjo ndarje erdhi disa muaj pasi ata kishin nisur një bashkëjetesë në Tiranë, e cila nuk funksionoi. Mesa duket lidhja e fituesit të atij edicioni dhe vajzës nga Kosova ishte shumë më pak sesa pretendohej
Bertina dhe Erjoni
E ndonëse Rezarta dhe Jetmiri nuk morën shumë famë, Bertina dhe Erjoni ishin një ndër çiftet më të dashura. Historia e tyre e dashurisë nisi brenda shtëpisë së famshme për të vazhduar edhe jashtë saj. Ata dukeshin se ishin çifti perfekt, por mesa duket nuk ishte e gjatë lidhja e tyre jashtë mureve të shtëpisë së famshme. Bertina dhe Erjoni vendosën t’i japin fund marrëdhënies së tyre pas afro dy vitesh. Bertina aktualisht punon dhe jeton mes Dubait dhe Tiranës, ndërkohë Erjoni sapo i ka dhënë fund lidhjes me volebollisten, pak kohë para dasmës së planifikuar.
Seldi dhe Domenika
Seldi dhe Domenika ishte një çift i destinuar të mos zgjaste. Që në fillim të lidhjes, ky çift shfaqi probleme, duke lënë të kuptohej se gjithçka do të mbyllej shpejt. Dhe ashtu ndodhi. Lidhja mes Seldit dhe Domenikës nuk zgjati shumë pas daljes nga shtëpia. Pasi i dha fund historisë së tyre, çifti bëri një sërë deklaratash në mediat sociale mbi shkaqet e ndarjes. Akuza për homoseksual dhe dhunë ishin disa nga deklaratat e forta. Ndërkohë sot Domenika është bërë nënë dhe shijon jetën e saj, ndërsa Seldi, ka patur të njëjtin fat edhe me disa partnere të tjera.
Marjeli dhe Mirjeta
Dukej si një çift i çuditshëm, por Marjeli dhe Mirjeta dukeshin një dyshe simpatike. Djali nga Italia dhe vajza që jetonte në Londër, shpejt i dhanë fund lidhjes. Ai u rikthye në Itali, ku vijoi angazhimet e tij, ndërsa Mirjeta pas ndarjes u martua në Angli. Por duket se dhe kjo martesë nuk zgjati shumë, dhe sot ajo është rikthyer në Tiranë
Ogreni dhe Neda
Skeptike u duk lidhja mes Nedës dhe Ogrenit. Dyshja nuk kishte as bekimin e banorëve të tjerë, sot janë burrë e grua dhe prindër të dy djemve. Ky çift është i vetmi që ka qëndruar ende së bashku që nga nisja e lidhjes para telekamerave. Mesa duket dashuria, që dukej si lojë në fillim, paska qenë më e fortë sesa e kemi menduar ne të gjithë.
Ervini dhe Ermela
Ermela, fituesja e “Big Brother Albania 4” do të niste një histori me Ervinin, po konkurrent të atij edicioni. Të dy në media flisnin për një dashuri të madhe, duke fituar një simpati në publik. Pas daljes, çifti nisi bashkëjetesën dhe pavarësisht ndarjeve dhe rilidhjeve pohuan se historia e tyre kishte marrë fund. Sot të dy kanë vijuar jetën e tyre, duke lënë pas raportin që patën.
Alma dhe Çimi
Ata u njohën në shtëpinë e “Big Brother”, ku edhe ra në sy një pëlqim mes tyre, por nuk shkuan më tej. Pas daljes, Alma dhe Çimi nisën një histori dashurie dhe jo vetëm kaq, por u zhvendosën në Itali për t’u bërë prindër të një vajze. Por pas disa vitesh edhe kjo dyshe u nda, duke vijuar jetën vetëm si prindër të vajzës së tyre.
Ermali dhe Françeska
Kush nuk e mban Ermalin dhe Françeskën, çiftin që fitoi zemrën e të gjithëve në edicionin e 5 të Big Brother. Pas daljes nga shtëpia, çifti pohonte nëpër gazeta se lidhja e tyre ishte më e bukur jashtë, e madje edhe se familjet e tyre ishin takuar. Por çfarë ndodhi që gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet? Mediat rozë flisnin se mes çiftit pati një tradhti. Lidhja mes Ermalit dhe Françeskës zgjati vetëm pak javë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”. Sot Françeska është një modele e njohur, ndërsa Ermali ka zgjedhur të ruaj një profil të ulët në media.
Anaidi dhe Joana
Anaidi dhe Joana u lidhën pas disa javësh flirt me njëri-tjetrin. Çifti shijoi një histori të shkurtër brenda Big Brother, pasi gjërat ndryshuan vetëm 24 orë pas finales. Ditën e nesërme pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Albania 6”, fituesi Anaid Kaloti i habiti të gjithë me deklaratën e tij: “Jam single”. Ai tha se lidhja me Joanën kishte marrë fund. Joana u kthye te partneri i saj, e ndarë për shkak të lidhjes me Anaidin, ndërsa fituesi pati një histori të gjatë me modelen Oriola Marashi, por që pas 3 vitesh i erdhi fundi.
Xhuli dhe Arditi
Xhuli dhe Arditi u lidhën brenda shtëpisë së Big Brother, por duket se jo vetëm që lidhja nuk zgjati, por as nuk u pëlqye. Tashmë ata nuk janë më bashkë. Të dy ish-konkurrentët jepnin deklarata të shumta kundër njeri-tjetrit nëpër gazeta, por asnjëherë nuk u kuptua arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre. Si Xhuli ashtu edhe Arditi janë zhdukur nga mediat duke e mbyllur famën e tyre po aq shpejt sa lidhjen e tyre.
Xhensila dhe Fatjoni
Xhensila dhe Fatjoni patën një histori pasionante në Big Brother. Në media madje qarkulluan edhe foto apo video ku kishte fiksuar momentin kur çifti kishte bërë seks brenda shtëpisë. Por pas një viti të vështirë, edhe ky çift u nda. Pas deklaratave për bashkëjetesë, martesë dhe dashuri të madhe, Fatjoni deklaroi se tashmë ishte single. Xhensila sot është e angazhuar në television, ndërsa për Fatjonin pak dihet.
Veseli dhe Tea
Ata ishin ndër çiftet më të përfolura të mediave që nga dalja nga ‘Big Brother Albania’, ndërsa pas shumë fjalëve vetë Veseli konfirmon se ata përfundimisht janë ndarë. Veseli tha se kjo ndarje nuk ka të bëjë me tradhti nga asnjëra palë, por thjesht mospërputhje e vazhdueshme mes tyre ka bërë që ata të marrin këtë vendim. Ai ka kërkuar që fansat dhe njerëzit në përgjithësi të respektojnë vendimin që kanë marrë, pa pasur nevojë të shpifin gjëra. Më pas Tea u lidh me një tjetër banorë që ishte në atë Big Brother, Kristin, duke deklaruar se tashmë kishte gjetur dashurinë.
Sidrita dhe Ervini
Ka zgjatur vetëm një javë lidhja e Sidritës dhe Ervinit jashtë shtëpisë së Big Brother. Në rrjetet e tyre sociale shpejt u zhdukën të gjitha fotot e përbashkëta, duke fshirë raportin e shkurtër që kishin. Edhe pse u duk si një histori e bukur dashurie me ndjenja dhe shumë pasion brenda, jashtë nuk rezistojë shumë gjatë. Të dy kanë vijuar me jetën e tyre, duke lënë pas marrëdhënien e tyre, por pse jo dhe eksperiencën e (hidhur) në “Big Brother”. Sot Sidrita është e martuar me një gazetar të njohur dhe është bërë nënë e një vajzë.
Damiano dhe Armela
Pak e mbajnë mend lidhjen e shkurtër të Armelës dhe Damianos. Kjo për faktin se edhe ky çift u nda shpejt pas përfundimit të lojës. Arsye u bë sherri që Damiano kishte bërë me ish-banorët për shkak të Armelës. Armela më pas vijoi karrierën e saj si modele, duke hedhur pas krahëve këtë histori të shkurtër, por intensive.
Gerta dhe Denisi
Gerta Shino, ish-banorja e “Big Brother”, u nda nga Denisi vetëm pak ditë pasi doli nga shtëpia e Big Brother. Dyshja nuk u pa më bashkë, duke lënë të kuptohej se gjithçka ishte për lojë. Sot Gerta jeton larg Shqipërisë ku dhe është martuar. Ndërkohë jemi të sigurt se ju as nuk iu kujtohet se kush është Denisi.
Xheni dhe Bernardi
Xheni dhe Bernardi u shndërruan shpejt në një dyshe të dashur për publikun. Por lidhja e tyre ka pasur uljet dhe ngritjet e veta jashtë shtëpisë. Dyshja në fjalë i kanë dhënë fund lidhjes disa mujore, lidhje të cilën e kishin filluar brenda shtëpisë. Por pas disa ndarjeve dhe ribashkimeve, Xheni dhe Bernardi janë ndarë përfundimisht.
Dona dhe Musa
Largësia ishte shkak për ndarjen e Donës dhe Musait. Në një postim një “Instastory”, Dona shkruajti “Kaq ishte, faleminderit për besimin të gjithëve, ju falënderoj me zemër”, një mesazh që njofton ndarjen e tyre. Duket se largësia ka bërë të veten. Në postimet e tyre të fundit Dona dhe Musa kanë treguar një jetë, e cila ishte larg njëri- tjetrit, secili në punën e tij.
Danjel dhe Fotini
Çifti fitues i edicionit të nëntë të “Big Brother” kanë preferuar të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike. Martesa e Danjelit dhe Fotinisë brenda shtëpisë së “Big”-ut bëri shumë persona dyshues duke menduar se kjo ishte një zgjedhje për të dalë fitues apo për shoë. Por koha kaloi dhe duket se u vërtetoi të gjithëve të kundërtën. Danjeli dhe Fotinia qëndruan bashkë prej 3 vitesh si burrë e grua dhe sot janë ndarë. Divorci i çiftit erdhi pas problemeve të shumta që kishin pasur. Sot gjithësecili jeton jetën e tij larg njëri-tjetrit.