Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shkurt 2022

Dashi

Gjatë kësaj dite Venusi do ju shoqërojë me një sharm të pazakontë, me anë të të cilit do të bëni për vete shumë persona. Njeriu juaj i zemrës do jetë i mahnitur totalisht nga hijeshia juaj. Takime interesante dhe intriguese parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë duhet të guxoni dhe të merrni të parët një nismë.

Demi

Dita do të nis në mënyrë të shkëlqyer ku do të jeni më të komunikueshëm dhe më të hapur ndaj ndjenjave. Shmangni sjelljet e ngurta dhe jini më elastik. Në dashuri parashikohen të reja të rëndësishme për ata që janë vetëm. Sa i takon punës, do të hapen skenarë të rinj, të cilët do ju lejojnë që të korrni sukses.


Binjakët

Dashuria gjatë kohëve të fundit ka lënë shumë për të dëshiruar, megjithëse ju keni qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj njeriut të zemrës. Venusi do ju dhurojë kënaqësi të shumta. Mundësi pa fund do të ketë edhe për ata që janë vetëm, të cilët duhet të bëjnë kujdes ama lidhur me personin që do të zgjedhin. Në sferën profesionale mundohuni të mbani nën kontroll çdo gjë, sidomos lidhur me një person i cili po ju mërzit.

Gaforrja

Marsi do të ketë një ndikim aspak të favorshëm në shenjën tuaj, por kjo nuk ka rëndësi, pasi ndikimi në humor do të jetë minimal. Intensiteti me partnerin/en lë për të dëshiruar. Sa i takon sferës profesionale parashikohen projekte të mëdha.

Luani

Do të përballeni me situata të pazakonta të cilat do ju tërheqin. Mos shkatërroni gjithçka keni ndërtuar për një kapriço. Mendohuni mirë para se të veproni, pasi pasojat do të jenë të rënda. Nëse jeni vetëm, mund të merrni një lajm të mirë. Në punë para se të merrni një vendim, bëni mirë që të hidhni sutë nga e kaluara.

Virgjëresha

Mërkuri do të ketë ndikim tejet negativ gjatë kësaj të shtune, ku nuk do të jeni aspak komunikues si dhe do ju mungojë dëshira për të ndërvepruar me njerëzit. Mbrëmja parashikohet të rikthejë humorin në sajë të njeriut të zemrës. Për ata që janë vetëm, parashikohet mundësia për një takim të mirë. Në punë do ju duhet të zgjidhni një situatë të komplikuar.

Peshorja

Në dashuri do të përballeni me situata shkatërruese, sidomos ata që janë bashkë prej shumë kohësh. Ata që janë vetëm, kanë nevojë për më shumë kohë për të reflektuar. Në sferën profesionale, do të hiqeni sikur jeni më të rëndësishëm, por do të dilni bllof.


Akrepi

Nëse ndiheni të zhgënjyer në dashuri, hidhni sytë përreth dhe do të shihni që nuk keni dhënë maksimumin. Ata që janë vetëm do të ndihen të rënë moralisht, por bëjnë mirë të shohin përreth pasi ka mundësi që nuk vijnë dy herë. Nëse jeni në kërkim të punës, duhet të përkushtoheni më shumë. Çështjet e tregtisë janë mjaft të favorshme.

Shigjetari

Frika dhe pasiguria mund t’iu çojnë në ndërprerjen e një lidhje të qëndrueshme. Do të bënit mirë që të reflektonit para se të ndryshoni kapitull. Një sërë konfliktesh në familje do të turbullojnë qetësinë e atyre që janë vetëm, duke mos e pasur mendjen askund tjetër. Në punë, duhet të jeni të pavarur dhe të menaxhoni çdo situatë me të cilën do të përballeni.

Bricjapi

Kjo e shtunë do të jetë e shkëlqyer sa i takon dashurisë. Do të keni mundësi që të rikuperoni një lidhje në krizë dhe të arrini intensitetin perfekt. Edhe për ata që janë vetëm, qielli parashikohet mjaft i favorshëm. Në punë do të jeni të mbushur me energji dhe do të arrini rezultate të mira.

Ujori

Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë shumë pritshmëri gjatë kësaj dite.
Dashuria vijon të jetë e konsoliduar. Nëse keni një histori që zgjat prej kohësh, bëni mirë të merrni vendim. Ata që janë vetëm do të kenë takime interesante. Sa i takon sferës profesionale duhet të vini në zbatim ide premtuese, të cilat do të nxjerrin në pah aftësinë tuaj.


Peshqit

Do të përhumbeni aq shumë pas punës sa që do të jeni nervoz dhe do të lini pas dore njerëzit tuaj të zemrës. Mundohuni që të organizoheni më mirë. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për njohje dhe takime të reja. Në punë dita do të jetë e mbushur me angazhime të shumta të cilat duhet tu programoni mirë në mënyrë që të mos dështoni.

Author: admin