Dashi
Muaji shkurt do t’i japë formën dhe do ë vendosë pikën mbi “i” për kontratat që kanë dashur në karrierë dhe që kanë ngelur peng. Do të ishte mirë që idetë e mençura t’i hedhin në letër. Nëse nuk i nisin dot, t’i kenë në letër për të projektuar pasi mund të bëjnë një nisje të rëndësishme, t’i japin madhështinë vitin që vjen kur Jupiteri të qëndrojë më gjatë. Pra, të projektojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Do të ndihen të lehtësuar me fizikun. Pas datës 4 deri në 14, grupimi do të jetë shumë produktiv.
Demi
Si përkufizim të muajit, fat në dashuri dhe fat me bashkëpunëtorët e tyre. Shkurti do të zgjidhë çdo problematikë që kanë pasur në jetën personale. Do të kenë stabilitet. Të lindurit e 10 ditëshit të parë, do të marrin vendime në formë të sigurt. Është një muaj i mirë për ta shfrytëzuar maksimalisht me njerëzit që punojnë. Bashkëpunimet do të prodhojnë maksimumin e mundshëm. Bëni rinegocime. Nuk do të mungojë dashuria, pasioni dhe pse do të jenë në ambiente shumë komode.
Binjakët
Muaji nis me një dëshirë për të udhëtuar, lëvizur dhe shkuar diku por do të rekomandoja që është mirë të fokusohen te çështjet e punës. Janari nuk ishte muaji më i mirë, ose kanë hyrë në hak ose kanë gjëra të mbartura. Do të jenë me fat për çdo propozim që bëhet në punë. Nuk do të mungojë flirti, energjia pozitive por gjithmonë duke qenë në koherencë me çfarë kanë ose jo. Me fizikun do të lehtësohen pas datës 4.
Gaforrja
Duhet të jenë pak të durueshëm ndaj tonacioneve të larta të eprorëve ose partnerëve. Ka një tendencë për zhurmë në pjesën e parë të muajit por ka për të dalë mirë. Janë të çorientuar në pjesën e punës, kanë pasiguri të mbartura që në fund të gushtit. Por Shkurti do t’ju japë ide gjeniale dhe mbarësinë që presin. Deri me 19 është periudha që do të kenë përmirësim në punë. Kanë një tendencë për të shkaktuar pasion te njerëzit që kanë një formë pushteti.
Luani
Nuk duhet të futen në konkurrencë ekonomike. Ta lënë mënjanë dhe të shijojnë momentet e bukura që ka shkurti. Do të kenë ndërveprim social duke qenë se do të kenë Mërkurin përballë pas datës 14. Do të lenë më të lehtësuar në çdo problem që kanë pasur prej kohësh. Duket se del nga nj shqetësim që ishte që nga 2020. Shqetësimet do t’i përkasin të kaluarës, do të ishte mirë të shikonin për ndonjë bashkëpunim për ata që kanë nisur vjet. Të jenë pak vigjilentë dhe të shfrytëzojnë momentin. Mund të jetë një bashkëpunim afatshkurtër por shumë produktiv.
Virgjëresha
Ujdi, intervista pune dhe rritje rroge, lëvizje në shërbim të qëllimit. Do të kenë më shumë elokuencë pas datës 4, pavarësisht çorientimit të Janarit, gjërat do të marrin formën paraprake siç e kishin projektuar. Do të merren me shëndetin dhe ambientin e tyre dhe do të rregullojnë një atmosferë të mirë. Do të jetë një muaj i mirë për këtë shenjë dhe për çështjet që kanë me familjen, sidomos nga mesi deri në fund të muajit. Do të kenë ndihma të forta nga njerëz të tjerë në shërbim të gjërave që duan.
Peshorja
Puna, karriera dhe statusi profesional dhe shëndeti janë gjërat që do t’i gëzojnë këtë muaj. Pas datës 4 do të ndihen më mirë sa i përket problemeve me shëndetin. Për bukurinë, vetëbesimin dhe mënyrën se si e shohin veten do të ndihen më mirë pas 29. Me Mërkurin në datën 4, do të marrin propozimet që prisnin. Hyrja e drejtpërdrejtë e Diellit me Saturnin do t’i gëzojë më shumë me statusin dhe propozimin që marrin, sidomos ata që kanë lindur në ditët e fundit të Shtatorit dhe fillimit të Tetorit.
Akrepi
Do ta gjejnë veten me dashje apo pa dashje përcjellës të saktë të informacionit, ose të drejtë apo bindës të çfarë duan të thonë. Ka një rregullim të mirë me komunikimin, një qartësi në fjalën e tyre dhe përcjellje të drejtë të emocionit dhe mendimit. Ka qenë pika më e vështirë e tyre gjatë janarit, dhe tani është momenti që të rregullojnë raportet dhe problemet familjare që kanë pasur nga fundi i Tetorit. Pavarësisht se është një muaj impenjativ, vëmendja do të jetë tek familja sesa te puna.
Shigjetari
Do të ketë përmirësim të dukshëm në xhepin e tyre. Nëse kanë plan për të kërkuar borxhe të mbartura, kredi, t’i vendosin në axhendë duke nisur nga sot. Gjatë pjesës së parë do t’i zgjidhin këto çështje, në qendër mund të ketë kërkesa për ndarje leku. Por diskutoni me familjarët që të mos ketë përplasje. Janë ndër të vetmit që në tre vjeçarin e fundit, do të kenë një siguri ekonomike që do të vazhdojë gjatë. Sa i përket pasionit, do të ngelet brenda mureve të shtëpisë. Do të ndjejnë suportin nga familjarët dhe dashurinë maksimale.
Bricjapi
Ndoshta do të jenë eprorë pak të ashpër, kritikë në çdo pozicion pune. Rekomandoj të ulin tonacionet dhe të kontrollojnë ashpërsinë e fjalës sado të bindur të jenë. E vërteta është çështje këndvështrimi dhe çdokush ka të drejtën e të vërtetës. Do t’ju duhet shumë punë pastaj që të gjejnë ekuilibrat. Një fillimin e muajit, do të kenë një përcaktim të qartë të vlerësimit ekonomik. Do të ndihen mirë në atë që përfaqësojnë profesionalisht. Pasioni nuk do të mungojë. Do të përpiqen të tërheqin vëmendjen por nuk duhet bërë në punë. Do të ketë nervozizëm në të njëjtën kohë.
Ujori
Duke qenë se kanë hënën e re sot, do t’ju rekomandoja ide të reja. Duke qenë se pjesën më të madhe të ideve i kanë nisur që vjet, duhet të ulen, studiojnë dhe të korrigjojnë mbi boshtin që kanë nisur. Të jenë pak tolerantë me faktorin kohë dhe mënyrën se si shprehen. Nuk janë të lirshëm për të shprehur atë që mendojnë por do të jetë ndjesi në pjesën e parë. Me Mërkurin në datën 14, do të ndihen më të mirë dhe do të veprojnë siç e ndjejnë. Bashkimi i Diellit me Saturnin do të sjellë përmirësim të asaj që përfaqësojnë. Dashuria do të jetë në kuadër social ose në grupim.
Peshqit
Duket sikur mezor po presim që të vijë periudha e tyre. Do të vijë dielli në 18 por muaji i tyre është Marsi. Do t’i gëzohen argëtimit, humorit të mirë dhe kreativitetit. Do të përjetojnë shpesh emocione të bukura. Do të përpiqen që t’i përjetojnë këto momente gjatë gjithë muajit. Duhet të kenë kujdes me fizikun deri në datën 4. Planeti i fatit dhe Neptuni mund të bëjë mrekulli, por nuk duhet të harrojnë që kanë shqetësim në fizik. Me ardhjen e Saturnit, duhet të jenë më solid me fizikun duke kontrolluar dhe korrigjuar pikat e dobëta