Fillimi i mbarë, gjysma e punës! Parashikimi javor nga Paolo Fox, per dt 21- 27 shkurt 2022

Dashi: Dashuria mund të krijojë disa probleme, do të ketë zgjidhje por drejtimi përfundimtar do të shihet muajin e ardhshëm. Në punë keni dëshirë për të ndryshuar, mos qëndroni pasiv, përfshihuni.

Demi: Vëmendje pasdite, rikthehet një farë tensioni në dashuri. Në punë mund të ketë takime apo propozime për t’u realizuar, por të premten do të ketë sukses më të madh.


Binjakët: Këto ditë janë intesive, por kjo nuk është keq, sidomos në dashuri. Mund të ketë marrëveshje të reja në punë dhe për dikë ka ardhur koha për zgjedhje të rëndësishme. Kujdes nga këndvështrimi i ligjshmërisë.

Gaforja: Dashuria është më e mirë pasdite, Hëna nuk është më kundër jush. Mos merrni vendime të nxituara për punën, deri në fund të Majit do të jetë e nevojshme të rishikoni një marrëveshje.

Luani: Ka ende shumë pyetje në lidhje me dashurinë, disa probleme të tjera pasdite. Në punë ka një moment lehtësimi dhe frymëmarrje, por ti vazhdon të jesh në mosmarrëveshje me shumë njerëz.

Virgjëresha: Situatë astrologjike interesante për dashurinë, me Hënën veçanërisht të favorshme pasdite. Në jetën profesionale nuk jeni të kënaqur, keni nevojë për më shumë motivim.


Peshorja: Këto ditë përkushtojuni gjërave më të rëndësishme për ju dhe partnerin tuaj. Mundohuni të kënaqni kolegët tuaj, të paktën për një herë dhe nuk do të pendoheni.

Akrepi: Sot do të jetë shumë e rëndësishme të dini se si t’u jepni hapësirë ​​ndjenjave, bëjeni pa rezerva. Në punë, nëse prej disa kohësh keni nisur një proces gjyqësor, atëherë së shpejti do të keni disa shpërblime.

Shigjetari: Ditë të rëndësishme për dashurinë, sidomos datat 24 dhe 25 të këtij muaji. Për muajin mars priten aventura të reja pune.

Bricjapi: Hëna më në fund kthehet e favorshme për ndjenjat tuaja, bëni mirë që të përfitoni prej saj.


Ujori: Në këtë ditë bëni mirë që të shmangni përplasjet dhe të relaksoheni. Në punë po udhëtoni me imagjinatën tuaj, ndoshta po mendoni të ndryshoni aktivitete.

Peshqit: Sot ndiheni të dashuruar dhe kërkoni që të jeni sa më bujarë me njerëzit. Nëse nuk keni dëshirë të përballeni me një situatë të caktuar profesionale, kjo është vetëm sepse keni pasur zhgënjime në të kaluarën.

Author: admin