Lëvizja që nuk pritej në Ukrainë, zbulohet “makthi” i papritur që do përjetojnë tashmë rusët

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u kërkon njerëzve që të heqin emrat e rrugëve, qyteteve dhe fshatrave nga tabelat rrugore në rajonet e tyre. Ata thonë se kjo është për të “ngatërruar dhe çorientuar armikun”.

“Për të ngatërruar dhe çorientuar armikun që po lëviz ilegalisht në Ukrainë, ne bëjmë thirrje: – të heqin pllakat me numrat dhe emrat e rrugëve/qyteteve/fshatrave në rajonet e tyre”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Tëitter.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pastruar Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt të jetë e mundur!”

Author: publialb