Horoskopi për datën 4 mars 2022 nga Russell Grant

Dashi

Dikush në vendin e punës po i mban të gjithë në pritje të një vendimi. Konfuzioni dhe zhgënjimi vazhdojnë të mbeten aty. Jeni të zemëruar që një koleg mund të ketë kaq shumë pushtet mbi kaq shumë njerëz dhe fakti që ata kanë miq ose familje në vende të tjera nuk po ju ndihmon. Jini të durueshëm dhe kafshoni buzët.

Demi

Ndryshimi shpesh ju nervozon. Kjo është arsyeja pse një njoftim i bërë nga një mik ose një koleg do t’ju befasojë. Pasi të keni menduar për këtë, do të kuptoni se të gjitha shenjat ishin aty, ju thjesht po i injoronit.

Binjakët

Në dashuri është një kohë zgjidhjesh. Për shembull, sqarimi i një debati ose nevoja për të siguruar partnerin tuaj se do të bëni diçka që keni premtuar se do ta bëni për të, por fatkeqësisht kujtesa juaj ju ka dështuar. Do të gjeni një mënyrë për ta korrigjuar.

Gaforrja

Ndonjëherë puna në grup është e vetmja mënyrë për t’i bërë gjërat. Ka shumë gjëra që duhet të bëni dhe nuk do të mund ta kaloni këtë brenda një afati, nëse punoni vetëm. Ata që ndajnë botën tuaj do të jenë më se të gatshëm të ofrojnë një dorë ndihme.

Luani

Ju e respektoni faktin që të gjithë kanë të drejtën për të pasur mendimin e tyre, por një mik është aq i shqetësuar me rregullat, parimet dhe rregulloret saqë i mungon e vërteta ose realiteti i asaj që po përpiqet të mbrojë. Diskutimet fetare apo politike janë zhgënjyese. Do të ishte më mirë t’i lini të tjerët në idetë e tyre. Nuk mund të ndryshoni botën.

Virgjëresha

Një çështje do të rivijë në bisedat tuaja. Nuk ndjeheni gati në gjetjen e një zgjidhjeje. Dikush është kokëfortë. Nëse jeni të sigurt që keni të drejtë, mund të mos jeni të përgatitur të dëgjoni këndvështrimin e dikujt tjetër. Të tjerët mund të jenë po aq të sigurt për pikëpamjet e tyre. Qëndrime të tilla nuk të çojnë askund.

Peshorja

Preferoni të mendoni përpara se të merrni vendime të rëndësishme. Këmbëngulni që të tjerët t’ju japin një shans për të vendosur, përpara se të bëni premtime të detyrueshme. Jini veçanërisht të kujdesshëm kur bëni marrëveshje me dikë që njihet si dikush që nuk është i marrëveshjeve.

Akrepi

Jeni duke menduar për të ardhmen dhe të tashmen e keni lënë të kujdeset vetë për veten. Pas disa javësh plot ngjarje, shpresoni të shijoni më shumë argëtim dhe relaksim.

Shigjetari

Ka pasur shumë tensione mes jush dhe një shoku apo partneri të ngushtë. Nëse dëshironi që kjo marrëdhënie të zgjasë, përgatituni të përpiqeni për të. Pakënaqësia me jetën dhe marrëdhëniet duhet të zgjidhet. Nëse jeni të vetmuar dhe kërkoni dashurinë, bashkohuni me një grup ku mund të takoni njerëz me të njëjtin mendim.

Bricjapi

Një fqinj praktik do t’ju ofrojë ndihmë për një detyrë të vështirë ose të mundimshme. Kjo do të vijë si një lehtësim kur një anëtar i familjes është i sëmur dhe nuk është në gjendje që t`ju ndihmojë. Dikush që tenton të dramatizojë tej mase një sëmundje ose problem të vogël, ka filluar t’ju shqetësojë.

Ujori

Një shpresë e fshehtë mund të thërrmohet. Të paktën nuk i kishit ndarë dëshirat tuaja me të tjerët, në mënyrë që ata të mos e kuptojnë zhgënjimin tuaj. Ju mund të pranoni se keni qenë tepër optimistë dhe sapo të kapërceni dëshpërimin tuaj fillestar, do të jetë e dobishme t`i hidhni një vështrim të ri dhe më objektiv situatës.

Peshqit

Një dëshirë e fortë për të vazhduar me një detyrë, për të shkuar diku apo për të kaluar kohë me dikë mund të zbehet aq shpejt sa edhe ndodh. Do keni një humor të ndryshueshëm, por dita do mbarojë shpejt.

Author: admin