Horoskopi i datës 5 mars 2022 nga Helena Biehl

Dashi

Kjo ditë do të jetë shumë më e mirë në raport me javën e kaluar, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Por kjo do të jetë një ditë disi e lodhshme, ndoshta sepse keni ndërmend kaq shumë gjëra sa që nuk do arrini që ti realizoni dot. Ndoshta duhet të lini diçka mënjanë, për një moment të dytë.

Demi

Jeni të gatshëm për të ndryshuar jetën tuaj. Kjo e enjte do të jetë vendimtare sa i takon sferës profesionale, ndërsa në atë sentimentale, po mundoheni që të kuptoni se cilat janë gjërat që kanë vërtetë rëndësi për ju. Mundohuni të kuptoni çfarë doni, pasi marsi është muaj i mbarë.


Binjakët

Kjo ditë do të jetë neutrale, disi nën ritmin e duhur në sferën sentimentale, ku do të lëvizni me kujdes dhe ankth nga frika se mos gaboni si më parë. Bëni kujdes lidhur me ndonjë sforcim fizik.

Gaforrja

Kjo ditë nuk do të jetë aspak e favorshme. Nuk do të ketë probleme të veçanta, sidomos në dashuri, por nuk do të ndjeni as atë rehatinë e të ndjerit të dashuruar dhe të përkëdhelur siç dhe ju pëlqeni. Duhet të përpiqeni pak më shumë.

Luani

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur dhe ndoshta disa vendime duhen riparë. Ndiheni sikur jeni duke luftuar kundër të gjithëve, por nervozizmin ua shkakton Marsi. Megjithatë me vendosmëri dhe në sajë të ndikimit të Uranit, do arrini ta mbyllni ditën pozitivisht.

 

Virgjëresha

Ju pret një ditë e shkëlqyer, ku yjet janë në anën tuaj. Edhe Urani ju mbështet, ndaj mund të vazhdoni pa frikë çfarë keni ndërmend. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të zgjidhni problemet e së kaluarës.


Peshorja

Kjo është një ditë e cila do të jetë nën ndikimin e favorshëm të yjeve. Ky është momenti i duhur për të bërë projekte të reja dhe plane të vlefshme. Megjithatë duhet të mbani parasysh se dështimi nuk varët vetëm nga yjet, por kryesisht nga përkushtimi juaj.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë më e mirë se e enjtja, por është momenti për të diskutuar disa vendime dhe për të bërë disa zgjedhje në dashuri. Gjeni kurajën e duhur dhe reflektoni më gjatë.

Shigjetari

Nuk parashikohet një ditë në nivelin e duhur, sidomos sa i takon anës fizike. Mos u sforconi dhe mundohuni që të shtyni gjithçka sa më gjatë. Duke nisur nga e premtja gjërat do të vijnë duke u përmirësuar, bëni durim.

Bricjapi

Dita do të jetë disi nën ritëm, sidomos nëse insistoni se doni të vazhdoni me situata që nuk ju përshtaten. Gjërat mund të shkojnë shumë më mirë, nëse do shikoni përreth. E premtja do të jetë mjaft e favorshme për takimet, marrëveshjet dhe kontratat.


Ujori

Përfitoni nga kjo ditë e mbushur me energji për të bërë propozime dhe për të çuar përpara projekte të rëndësishme. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet!

Peshqit

Më në fund keni lënë pas shpine problemet e së kaluarës sidomos në dashuri, ku nuk duhet të lini t’iu shpëtojë asnjë rast. Do të jeni të mbushur me energji, ndaj mundohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë. Në nivelin ekonomik, duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Author: admin