E premtja vazhdon me mot të keq, reshjet e shiut prezente gjatë gjithë ditës, ja moti sot

Vendi ditën e sotme do të ndikohet nga masat ajrore të paqendrueshme. Moti do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat do të dendësohen në orët e pasdites e të mbrëmjes.

Reshjet e shiut do të nisin në intensitet të ulët dhe në orët e mbrëmjes me intensitet mesatar në jug të vendit. Reshjet e borës do të përfshijnë zonat malore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë. Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 5°C
në zonat e ulëta 1 deri 14°C
në zonat bregdetare 2 deri 15°C

Author: publialb