Nëse s’i dini ligjet e Karmës, kot që e përdorni si fjalë!

Termin “Karma” e përdorim gjerësisht, ndonjëherë edhe pa qenë vendi apo konteksti i duhur. Por a e njohim siç duhet karmën dhe ligjet e saj? Në thelb, shpjegimi i shkurtër i Karma-s është të merrni gjithçka që keni dhënë, qoftë ajo e mirë apo e keqe.

Për ta bërë këtë siç duhet, ndoshta fillimisht duhet të njiheni me ligjet e saj.

1. Ligji “i madh”

Çdo gjë që i dërgojmë universit, kthehet pas tek ne, në një mënyrë ose tjetër.


2. Ligji i krijimit

Jeta nuk ndodh krejt nga hiçi, duhet t’i bësh gjërat të ndodhin.

3. Ligji i përulësisë

Njeriu duhet t’i pranojë gjërat si janë, vetëm kështu mund t’i ndryshojë ato.

4. Ligji i rritjes

Kur ndryshojmë veten, edhe jeta jonë ndjek rrjedhën e nisur dhe ndryshon gjithashtu.

5. Ligji i përgjegjësisë

Ne duhet të jemi përgjegjës për çfarë ndodh dhe kemi në jetën tonë.


6. Ligji i lidhjeve

E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë dhe do të jetë gjithmonë të lidhura.

7. Ligji i fokusimit

Ne s’mund të mendojmë për 2 gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë.

8. Ligji i bujarisë dhe mirësjelljes

Sjellja jonë duhet të kombinohet me mendimet dhe veprimet tona.

9. Ligji i “këtu dhe si”

Ne s’mund të jemi prezent askund nëse vazhdojmë të shohim pas.

10. Ligji i ndryshimit

Historia përsërit veten derisa të mësojmë prej saj dhe të ndryshojmë rrugën tonë, nëse duam ta bëjmë.


11. Ligji i durimit dhe shpërblimit

Shpërblimet më të mëdha kërkojnë durim dhe sakrifica.

12. Ligji i frymëzimit dhe domethënies

Shpërblimet s’janë gjë tjetër veçse rezultat i energjisë dhe përpjekjeve që ne bëjmë.

Burimi: Entrepreneur Facts

Author: admin