Horoskopi i muajit Mars sipas Astrologes Susan Miller/ Keto jane 4 shenjat me ndryshime te medha

Dashi

Marsi do të jetë një muaj emocionues për ju. Karriera dhe jeta në shtëpi po tregojnë potencial të madh për rritje dhe lumturi – në mars dhe në muajt në vijim.

Marsi, sundimtari juaj, do të tërheqë vëmendjen ndaj arritjeve profesionale të së shkuarës. Ai do të ndriçojë gjithashtu talentet, kështu që do të shfaqen mundësi të reja. Marsi është në lidhje me Afërditën, një aspekt i rrallë, i shkëlqyer dhe i gëzueshëm, që tregon se njerëz me rëndësi me siguri po shohin gamën e potencialit tuaj. Plutoni do të rrotullohet gjithashtu me Marsin, kështu që ndikimi juaj duket se po zgjerohet në industrinë ku punoni dhe ju mund të mos jeni as të vetëdijshëm se sa shumë jeni të admiruar nga njerëzit me ndikim.

Tani që karriera po shkëlqen, mund t’i kushtoni rëndësi jetës private. Marsi do të jetë një muaj që do të karakterizohet nga elementë gëzimesh të papritura.

Do të keni nevojë të madhe për privatësi dhe reflektim, si dhe për të kaluar kohë në një projekt krijues. Dielli sundon shtëpinë e pestë të dashurisë, kështu që mund të takoni dikë në ose afër kësaj dite që ju magjeps dhe ndriçon imagjinatën, dikë që do të dëshironit ta njihni më mirë.

Dita më me fat e vitit, më 5 mars, do të zhvillohet në shtëpinë private të dymbëdhjetë, kështu që nëse jeni ndjerë të pakënaqur ose në ankth, kjo ndjenjë duhet të fillojë të largohet. Intuita do të jetë shumë e fortë, ndaj dëgjoni dhe veproni sipas asaj që ju thotë. Këto aspekte do t’ju sjellin në një fushë të re dhe deri në fund të vitit 2022 pjekuria juaj në rritje do të ndikojë te personaliteti. Ju nuk do të dëshironi të largoheni nga shtëpia – do të jetë vendi ku do të strehoheni, sepse do të ndiheni të dashuruar.

Duket se keni qenë në kontakt me personelin mjekësor këtë muaj pak më shumë se zakonisht, ndoshta duke u marrë me kontrollet shëndetësore ose duke kryer një procedurë që e keni shtyrë. Nuk ka gjasa që të shqetësoheni për shëndetin – duket se thjesht po ndiqni rekomandimet e mjekut ose dentistit.

Jupiteri është planeti i lumturisë, shërimit dhe mrekullive. Një bonus i të pasurit Jupiterit në shtëpinë e dymbëdhjetë është se mund të përjetoni lehtësisht humbje peshe – nëse ky është qëllimi, kini kujdes (jo në mënyrë drastike). Kushtojini rëndësi zakoneve tuaja të të ngrënit. Do të shihni rezultate.

Në hënën e plotë në Virgjëreshë, më 18 mars, do të përfundoni një projekt të madh dhe duket se po e bëni për punën, por këtu ka një paqartësi – projekti që po përfundoni me krenari mund të jetë një projekt personal. Plutoni po tërhiqet, kështu që do të jetë mjaft e lehtë për ju që të viheni re nga një person i fuqishëm, kështu që mund të merrni fondet që ju nevojiten për të nisur një biznes ose një ide krijuese.

Jo çdo muaj mund të jetë kaq i lavdishëm, por përdesa marsi është, shijoni çdo minutë të tij.

Demi

Falë Uranit, planeti i të papriturave që tani lëviz nëpër Dem, ju po i befasoni të gjithë në të gjitha sferat e jetës. Urani hyri për herë të parë te Demi në maj 2018 për të qëndruar deri në prill 2026, kështu që nuk jeni as afër përfundimit të këtyre surpriza. Shumë njerëz të shenjës së Demit po lënë punën dhe po kalojnë në arena të reja, të nxitur nga mundësitë të krijuara nga Jupiteri me fat në zonën e karrierës gjatë vitit 2021. Jupiteri është larguar nga shtëpia e dhjetë prestigjioze e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve dhe nuk do të kthehet për shumë vite, por veprimet dhe vendimet që keni marrë në 2021 do t’ju çojnë përpara për një dekadë ose më shumë.

Ju mund të filloni biznesin tuaj ose mund të bëni një ndryshim rrënjësor në karrierë, sepse duket se jeni gati të bëni diçka krejtësisht të re. Ose, mund t’ju ofrohet një promovim ose një pozicion i ri që vetëm pak vite më parë mund të dukej përtej aftësisë që keni patur. Tani jeni gati. Afërdita do t’ju tregojë se sa të vendosur jeni për të provuar vlerat. Afërdita do t’ju prezantoj me njerëz të rëndësishëm – ata do ta vënë re punën tuaj.

Çelësi për të rritur të ardhurat dhe për t’u bërë përshtypje njerëzve me përvojë dhe me ndikim (me të cilët duket se po takoheni dhe ndërveproni shumë këto ditë) është të mbështeteni te miqtë për të bërë prezantime profesionale. Dëgjoni edhe këshillat e tyre. Miqtë gjithashtu mund të ndajnë disa histori – disa nga përvojat e tyre mund të vlejnë edhe për ju.

Dita më me fat e vitit do të jetë 5 marsi kur Jupiteri takohet me Diellin, një ngjarje vjetore. Çdo vit këta dy trupa qiellorë takohen në një plejadë të ndryshme. Këtë vit do të takohen te Peshqit, shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave dhe dëshirave, e cila gjithashtu sundon miqësitë. Jupiteri nuk do të bashkohet me Diellin tek Peshqit për 12 vjet, kështu që kjo ngjarje është e veçantë. Deri tani, mund të keni arritur në përfundimin se ky vit nuk do të ketë të bëjë me çfarë njihni, por përkundrazi, kë njihni.

Në jetën personale, 5 marsi dhe ndoshta e nesërmja, 6 marsi, mund të sjellë një ndjenjë të madhe ngrohtësie dhe mbështetjeje nga familja. Ju duhet të keni fat me pronat e paluajtshme dhe mund të gjeni mobiljet ideale për një dhomë.

Ky muaj nuk do të jetë vetëm për suksesin profesional dhe kënaqësinë familjare, por do të jetë edhe për argëtim dhe dashuri. Hëna e plotë te Virgjëresha më 18 Mars mund të jetë ajo që ju do ta quani Dita e dytë e Shën Valentinit, sepse brenda pesë ditëve nga kjo datë do të jetë një nga momentet më të bukura.

Mund të gjeni dashuri të re ose të shijoni dashurinë që keni gjetur tashmë. Kjo periudhë e muajit, 18 marsi, mund t’ju sjellë gjithashtu lumturi të jashtëzakonshme duke qenë me fëmijët tuaj (ose ata të të tjerëve), pavarësisht nga mosha e tyre. Nëse keni shpresuar të mbeteni shtatzënë ose të lindni, atëherë në këtë Hënë të plotë, e cila do të theksojë kaq fort dashurinë emocionale, mund të merrni një lajm emocionues.

Binjaket

Shumë nga premtimet e vitit 2022 do të fillojnë të përmbushen për ju në mars, një nga muajt më të mirë të vitit për arritjet në karrierë. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, ju premton mundësitë më të mira të karrierës. Ky vit do të jetë viti i shpërblimeve të mëdha profesionale. Arsyeja pse Marsi është kaq i veçantë është se Jupiteri, dhuruesi i dhuratave dhe i fatit, është tani në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve dhe do të bashkohet me Hënën e re të 2 marsit. Në një farë mënyre, Hëna e re është gati të lejojë më shumë mundësi të arta karriere.

Hëna ndikon edhe në shtëpinë e dytë të ardhurave të fituara, që do të thotë se mund të merrni një ofertë të majme.

Dielli do të preket gjithashtu nga Jupiteri, duke treguar që mund të nënshkruani një kontratë të rëndësishme ose të merrni një detyrë tjetër të orientuar drejt komunikimit. Urani do të jetë gjithashtu miqësor dhe aktiv, kështu që kur lajmet emocionuese të dalin në sipërfaqe, do të vijnë si surprizë e madhe, duke ju lënë pa fjalë.

Hëna e re e 2 marsit mund t’ju sjellë lehtësisht një përparim të papritur në karrierë në ditët në vijim. Do të ishte një mundësi që nuk do ta prisnit kurrë që t’ju ofrohej, por lidhet me talentin që keni dhe mund ta realizoni në mënyrë të shkëlqyer.

Veproni me kujdes gjatë dhjetë ditëve që pasojnë 2 marsin. Nëse punoni për të tjerët dhe dëshironi të ndryshoni punë, tregojuni miqve se jeni të hapur për të marrë oferta të ndryshme dhe kërkojuni të mbajnë veshët hapur për diçka interesante që do të ishte e përshtatshme për ju. Kërkoni në LinkedIn për njerëzit e talentuar dhe me ndikim që mund të dëshironi të kontaktoni.

Nëse dëshironi një promovim, drejtojuni shefit brenda ditëve që pasojnë Hënën e re. Nëse ju thonë se nuk jeni gati, pyesni se çfarë duhet të bëni. Është gjithmonë mirë të kesh informacion.

Ka edhe diçka tjetër – Dita më me fat e vitit bie më 5 mars. Të thuash se do të jeni me fat me çështjet e karrierës është një nënvlerësim. Në të njëjtën ditë, Afërdita dhe Marsi do të bashkohen në Bricjap, duke sugjeruar që një ndarje e të ardhurave ose një marrëveshje tjetër e bazuar në performancë do t’ju sjellë dobi.

Në Hënën e plotë, më 18 mars, shtëpia dhe familja do të jenë në qendër të vëmendjes. Ka shumë arsye që do të keni motivimin për të pasuruar jetën private në shtëpi dhe arsyet do të jenë të gjitha pozitive. Një anëtar i familjes mund të njoftojë lindjen e një fëmije dhe nëse po, do të dëshironi të jeni të pranishëm për të festuar lajmin. Prindërit mund të jenë zhvendosur në një shtëpi të re dhe ju mund të vendosni t’i vizitoni këtë muaj.

Përndryshe, mund t’ju duhet të lëvizni dhe të gjeni apartamentin ose shtëpinë ideale. Në Hënën e plotë, mund ta kristalizoni marrëveshjen. Nëse jeni duke shitur prona, ka të ngjarë të ndodhë në Hënën e plotë dhe mund të merrni një marrëveshje të mirë më shumë se çmimi i kërkuar.

Çfarë muaji! Me siguri duket se do të ketë ngjarje të gëzueshme që do t’i mbani mend gjatë.

Gaforrja

Mendja do të jetë në brigje të huaja këtë muaj dhe të gjitha lajmet që kanë lidhje me bisedat me njerëz të nivelit të lartë në vende të huaja do t’ju bëjnë të lumtur. Teksa këto aspekte mund të çojnë në udhëtime jashtë vendit, në kohë pandemie, kontrolloni situatën e Covid në qytetin që do të vizitoni.

Ju jeni kaq me fat me njerëz dhe vende të huaja këtë muaj, saqë mund të fitoni edhe një udhëtim emocionues, të cilin do ta bëni në të ardhmen. Mund të konsideroni të hyni në konkurse falas. Seriozisht – kjo është e mundur. Dielli në lidhje me Jupiterin më 5 mars tregon një fluks parash, dhuratash të vlefshme ose çmime.

Nëse nuk keni planifikuar udhëtime, mund të punoni me individë që kanë lindur në një vend tjetër, por tani jetojnë në qytetin tuaj. Mund të përqendroheni në detyrat e shkollës universitare ose pasuniversitare, duke përfshirë përgatitjen e një punimi ose marrjen e provimeve. Nëse po, këtë muaj, ka të ngjarë të merrni nota të larta. Nëse nuk jeni të përqendruar në udhëtime, duke punuar (ose në bisedë) me një person të huaj, ose duke punuar për të marrë një diplomë të avancuar në kolegj ose shkollë pasuniversitare, mund të përqendroheni te një çështje ligjore ose një projekt mediatik që përfshin transmetimin ose publikimin. Secila nga këto zona do të shkëlqejë për ju.

Hëna e re më 2 mars do të sjellë javë të tëra mundësish në lidhje me një nga këto çështje që diskutova dhe do të shihni se veprimet do të shpërblehen shumë. E shtuna, 5 mars, mund të sjellë një lajm të mirë për një nga këto kategori sa do të mbeteni pa frymë.

5 marsi është dita më me fat e vitit, kur të gjitha këto lloj çështjesh që kam përshkruar do të arrijnë kulmin e të gjitha kohërave. Sigurisht që është një ditë që duhet ta shfrytëzoni. Jupiteri dhe Dielli do të takohen te Peshqit, shenjën që e mbështet në mënyrë të përsosur Gaforren. Edhe 6 marsi do të shkëlqejë për ju.

Në të njëjtën fundjavë, më 5 mars, Afërdita dhe Marsi, dashuritë kozmike, do të takohen në Bricjap, sektorin tuaj të martesës dhe marrëdhënieve të përkushtuara. Kjo sugjeron që ky muaj mund të sjellë një episod romantik të jashtëzakonshëm me dikë që keni lidhje serioze (ose jeni të martuar tani). Gjatë fundjavës 5-6 mars, shijoni një aktivitet luksoz ose një mbrëmje jashtë – darkë në një restorant ose, ndoshta, një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit. Ti vendos.

Hëna e plotë e 18 marsit do të sjellë akoma më shumë udhëtime, edhe pse këtë herë do të jetë në një destinacion më afër shtëpisë. Së bashku me këtë Hënë të plotë vjen edhe mundësia e nënshkrimit të një kontrate dhe marrëveshjet me siguri do të jenë tërheqëse. Mërkuri do të jetë në lidhje me Juputerin, aspekti më i mirë që mund të keni për nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të sillte një marrëdhënie të suksesshme biznesi ose personale.

Marsi do të bëhet më i veçantë për shkak të surprizave. Ky muaj ka fuqinë të sjellë lajme të jashtëzakonshme – shtëpia e njëmbëdhjetë, ku bazohet Urani, është shtëpia magjike e shpresave dhe dëshirave dhe ky muaj do të shkëlqejë. Një ëndërr afatgjatë mund të realizohet atëherë kur nuk e prisni të ndodhë. Besoni në mrekulli, të dashur Gaforre!

Author: sirod