Sulmohet me predha Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë

Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë është sulmuar nga trupat rusë ditën e djeshme. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Konsullata e cila njofton se për shkak të sulmeve ajrore nga rusët është përfshirë nga flakët ndërtesa e Konsullatës e cila ndodhet në qytettin Kharkiv.

Njoftimi i plotë:

Më 6 mars në orën 23:15 u pushua puna në Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë. Si pasojë e sulmit ajror nga trupat ruse në qytetin e Kharkiv, disa predha ranë në ndërtesën në rrugën: Academika Proskuri 1. Konsullata e Nderit të Republikës së Shqipërisë është përfshirë nga zjarri dhe ndërtesa është shkatërruar. Konsulli i nderit dhe stafi i konsulstvës janë aktualisht të sigurt.

 

 

 

 

Author: publialb