Tashmë po kalojmë ditët e para të marsit dhe pranverës. Të gjithë presim që të kalojë ky dimër i vështirë dhe të vijnë ditë më të mira dhe lajme të mira.
Për disa shenja të horoskopit muaji i parë i pranverës do jetë shumë i mirë dhe do i favorizojë si personalisht ashtu edhe profesionalisht ndërsa për disa të tjera do jetë mjaft i vështirë dhe do duhet të tregojnë durim përballë problemeve që do të hasin. Lexoni më poshtë për cilat shenja të zodiakut Marsi do të jetë mjaft kërkues dhe do të ndikohet mjaft negativisht nga ndryshimet planetare:
Gaforrja- Gaforret ky muaj do i gjejë pak të errët dhe jo për shkak të ngjarjeve të rëndësishme që do ndodhin por për shkak të humorit të keq. Psikologjia juaj nuk do jetë më e mira. Do të keni prirje për të parë gjithçka negativisht, do t’ju humbasë oreksi për argëtim dhe shkujdesje dhe me gjithë këtë do t’i ktheheni të shkuarës nga e cila gjithsesi është e vështirë të shkëputeni. Kështu do kujtoni humbjet dhe ndarjet e vjetra dhe kjo do ju çojë pak më tej. Sigurisht që deri tani mund të keni bërë shumë mirë dhe të keni lënë pas ankthet dhe hidhërimet e së shkuarës, por tani do të silleni sikur po sabotoni veten dhe do të dëshironi të izoloheni. Jini të durueshëm dhe mos sillni fatkeqësi!
Peshorja- Dhe ju Peshoret do të ndjeni rënien e humorit tuaj këtë muaj. Do të vendosni më shumë me veten tuaj. Nuk do kënaqeni me asgjë dhe do keni tendencën për të fajësuar veten për çfarëdo që të ndodhë. Do ndiheni të frustruar me atë që nuk keni bërë deri më tani dhe do “gërmoni” sërish në të kaluarën për t’u penduar për gjëra që nuk keni bërë apo gabime që keni bërë që ju kanë vënë në një pozicion të keq sot. Por mos u dorëzoni dhe mos lejoni që pesimizmi t’ju “gëlltisë” sepse ditë shumë më të mira vijnë përderisa e besoni.
Peshqit- Së fundmi, nëse i përkisni shenjës ëndërrimtare të Peshqve, me siguri do ta keni të vështirë në ditët në vijim të marsit. Ndërsa jeni në veprim dhe përpiqeni të ndryshoni gjëra të ndryshme që ju shqetësojnë çdo ditë dhe kërkoni diçka më të mirë për veten tuaj, fatkeqësisht ndjeni se rinovimi që ju nevojitet dhe prisni që të vijë disi vonon dhe ju largon. Kështu muaji i parë i pranverës do të kalojë me irritim të mjaftueshëm që nuk do t’ju lërë lehtë. Do të shpërtheni lehtë dhe ndoshta do të fajësoni të tjerët pa faj. Jini të durueshëm dhe përpiquni të mos krijoni tensione me ata që ju rrethojnë sepse ajo që planifikoni nuk ju del tamam ashtu siç dëshironi.