Pas përfundimit të protestës që u mbajt ditën e djeshme, shumë prej qytetarëve që u arrestuan, janë shoqëruar nga policia drejt komisariatit numër 1 me arsyetimin se kishin bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin në kryeqytet.
Ndërsa po mbrëmjen e sotme, mësohet se policia ka vendosur t’i lirojë të gjithë qytetarët e shoqëruar në komisariat për shkak se këta të fundit nuk kanë kryer asnjë vepër penale veçse kanë protestuar kundër rritjes drastike së çmimeve të produkteve.