Dashi
Nëse është e vërtetë thënia “rëndësi ka përfundimi” atëherë s’keni pse të shqetësoheni, sepse java do të fillojë në mënyrë të lodhshme për shkak të ndërveprimit të Marsit dhe Venusit, një shenjë paralajmëruese kjo për tensionet që do të ndieni edhe në fushën e ndjenjave. Më pas, do të arrini të bisedoni, të tregoheni të arsyeshëm dhe kjo do t’ju ndihmojë të sheshoni mosmarrëveshjet. Fundjava do të jetë vërtet interesante falë fillimit të stinës tuaj (pranverës), një fenomen që do t’ju dhurojë entuziazëm, energji dhe zhdërvjelltësi. Do të dini kështu të përfitoni nga bukuria e gjërave të përditshme, aq sa tensionet e fillimit të javës do t’ju duken të largëta.
Demi
Planeti i Marsit nuk paralajmëron më tensione ose lodhje, por megjithatë dita e hënë për shkak të ndërveprimit mes Marsit dhe Venusit do të jetë e ngarkuar. Përpiquni t’i sheshoni mosmarrëveshjet që gjatë kësaj jave dhe të jeni plot ide dhe më praktikë. Mund të dashuroheni pas shumë ideve dhe projekteve që do t’ju mbajnë të angazhuar në mënyrë inteligjente dhe interesante. Në fundjavë do të keni mbrojtjen e Neptunit, një energji kozmike që do të dijë t’ju qetësojë ose që të përjetoni me lehtësi çdo gjë dhe çdo detaj. Kështu do ta keni të fituar sfidën me yjet.
Binjakët
Jupiteri dhe Mërkuri ju sfidojnë të veproni me zgjuarsi dhe optimizëm këtë fillim jave, e cila është kaq intensive dhe e ndërlikuar (por për ta bërë këtë do t’ju mjaftojë të ndiqni këshillat e yjeve). Të hënën shmangni të gjitha angazhimet ose situatat që ju kufizojnë, pengojnë, sepse do t’i bëni gjërat me më shumë energji. Të martën do të përjetoni një pasion të madh (një dhuratë kjo e Plutonit) pa pretenduar që ta ndani këtë gjë me personat që iu gjenden pranë, sepse këtë nevojë do ta ndieni vetëm të mërkurën. Ditën e enjte do të përjetoni ëmbëlsinë e Neptunit, një realitet kozmik ky që ju bën ta perceptoni çdo angazhim ose situatë si diçka që do përjetuar me buzëqeshje.
Gaforrja
Mund të mbështeteni në ndihmën e yjeve në ditët në vazhdim. Për këtë arsye, këto ditë premtojnë të jenë të bukura dhe zbavitëse. Do të jenë të tilla falë Venusit, një planet që pavarësisht tensioneve në fillim të javës do t’ju ndihmojë të jeni në humor. Edhe Mërkuri do t’ju ndihmojë të bisedoni me pasion dhe bindje me njerëzit që ju qëndrojnë pranë. Me pak fjalë, do të jetë një javë e lehtë, gjatë së cilës nuk do të ndieni shqetësime apo dyshime. Në fundjavë, me pozicionimin e ri të diellit, të lindurit e kësaj shenje mund të ndihen më pak energjikë. Por ju do të dini të dëgjoni ata që do t’ju ndihmojnë të mos e vrisni shumë mendjen. Zgjedhje e shkëlqyer.
Luani
Thuhet se planetët i perceptojnë ngjarjet e së ardhmes përpara se ato të ndodhin, dhe ju, këtë javë do ta vërtetoni këtë. Të dielën, dielli do të hyjë në shenjën e Dashit, një shenjë e fortë dhe mike e Luanit. S’do ta keni të vështirë të kuptoni se e doni shpejt diçka që ju pëlqen dhe që ju ndihmon. Ndërkohë, gjatë ditëve të para të javës, do të pranoni disa kufizime, gjë që nuk ju entuziazmon shumë por që s’mund t’i thoni “jo”. Mos këmbëngulni të kërkoni bashkëpunimin e të tjerëve të mërkurën, sepse jo të gjithë janë të gatshëm ashtu si shpresoni ju. Në fundjavë do të shijoni fillimin e pranverës, një stinë që do të ndezë te ju forcën dhe dëshirën.
Virgjëresha
Tensioni mes Jupiterit dhe Mërkurit ju bën një nga shenjat protagoniste të këtij horoskopi. Idetë, tensionet, sfidat dhe dialogët duket se janë ato që do ta bëjnë javën tuaj më intensive dhe interesante. Ditën e hënë nuk do të doni aspak të përballeni me realitetin apo me situatat që ju detyrojnë dhe ju kushtëzojnë. Por situata do të përmirësohet shumë të martën, sepse Plutoni do t’ju bëjë të ndiheni më entuziastë. Energjitë tuaja të shumta do të ndikojnë edhe te personat që ju rrethojnë dhe do t’ju ndihmojnë të bëni realitet idetë, projektet dhe shpresat tuaja. Në fundjavë, dielli s’do të ndikojë më negativisht dhe ju do të gjeni sërish interesin për lidhjet.
Peshorja
Pranvera nuk është stina që e favorizon shenjën tuaj, prandaj do të shtohen sfidat kozmike për të lindurit e shenjës së Peshores. Të hënën, për shkak të bashkëveprimit të Marsit dhe Venusit do të ndiheni të tensionuar dhe të lodhur dhe do ta filloni javën pa energjinë e duhur. Gjërat do të shkojnë më mirë në ditët që do të pasojnë, kur Mërkuri do t’ju ndihmojë të mendoni për gjërat më të mira, ato që ju ndihmojnë të shkëpusni vëmendjen dhe të qetësoheni. Planeti i Diellit do të veprojë kundër shenjës suaj dhe ju nuk do të ndiheni energjikë, ja pse duhet të pushoni më shpesh dhe të mendoni më shumë për gjendjen tuaj fizike dhe mendore.
Akrepi
Qielli juaj tani është i qetë dhe i bukur. Tani më shumë se kurrë do të merrni një pushim të merituar pas javësh të shumta tensionesh dhe angazhimesh të shkaktuara nga Marsi. Por pikërisht Marsi në fillim të javës mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë dhe jo gjithmonë të gatshëm me të tjerët, gjë që do të përfundojë duke ndërlikuar raportet dhe lidhjet të hënën. Gjërat do të shkojnë më mirë në ditët në vazhdim, sepse fati do t’ju ndihmojë për të realizuar gjërat praktike dhe të gjeni harmoninë, sidomos në vendin e punës. Përgatituni që në fundjavë të përjetoni situata argëtuese dhe të ndiheni më të qetë, një gjendje, të cilës do t’i dorëzoheni pa bërë rezistencë.
Shigjetari
Duhet të mësoni të manovroni më mirë nën ndikimin e Marsit, një planet që ju bën të ndiheni më energjikë por edhe ju shton dëshirën për të vepruar. Por kjo rrezikon t’ju sfilitë fizikisht dhe mendërisht, me pak fjalë, mos e merrni shumë seriozisht nxitimin e tij dhe lejoni që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre. Nuk duhet të shkaktoni tension në vendin e punës me njerëzit që s’mund të mbajnë ritmin tuaj. Pra, mos u nxitoni dhe mos u nervozoni, sidomos të martën dhe të mërkurën kur Plutoni do t’ju bëjë të ndiheni të pakënaqur. Ndikimi i diellit ditën e diel do t’ju bëjë të ndiheni entuziastë dhe të keni dëshirë të rifuteni në lojë. Bëjeni!
Bricjapi
Gjatë kësaj jave gjithçka do të jetë e përqendruar në cilësinë e marrëdhënieve tuaja. Mendoni mirë si duhet të silleni me të tjerët. Dita e hënë s’do të jetë aspak e lehtë për ju. Jeta juaj private dhe ajo profesionale më në fund do të kenë të njëjtën rëndësi për ju. Falë veprimeve tuaja, do të dini të rifitoni qetësinë që keni humbur prej kohësh për shkak të punës. Nëse doni të merrni një nismë apo të thoni diçka të rëndësishme, më mirë prisni të kalojë dita e martë. Java juaj do të jetë e qetë, por në fundjavë do të përballeni me disa pengesa të vogla. Do të përjetoni shumë emocione falë Neptunit në shenjën tuaj.
Ujori
Ndonjëherë të lindurit në shenjën e Ujorit mendojnë se java nis me vështirësi të mëdha, por me kalimin e ditëve, arrijnë të gjejnë energjinë e duhur për t’u përballur me gjithçka. E hëna do të jetë një ditë e ndërlikuar, s’do ta keni të lehtë të arrini dialogun me personat që ju rrethojnë, por cilësitë dhe aftësitë tuaja janë të mëdha. Pasi të kaloni pengesën e ditës së parë, gjithçka do të kthehet në favorin tuaj. Jo gjithmonë është mirë të tregoheni konkurrues, qëndroni larg sfidave apo përballjeve me kolegët që keni pranë. Ju këshillojmë të prisni derisa Dielli të vijë në planetin tuaj, sepse ai është sinjalizuesi i marrëdhënieve të mira, si i atyre shoqërore, edhe i atyre sentimentale.
Peshqit
Kjo do të jetë një tjetër javë e zhurmshme dhe plot angazhime për ju. Shumë planetë do të ndikojnë në shenjën tuaj. Venusi është planeti që ju përkëdhel më shumë. Falë tij, ju dëshironi vetëm gjëra të bukura dhe të lehta për t’u arritur. Të hënën do të përballeni me disa vështirësi, sepse dikush do t’ju sfidojë. Dita e martë do t’i përkasë vetëm ndjenjave. Do të përpiqeni ta jetoni jetën me një intensitet më të madh. Dielli do të largohet nga shenja juaj ditën e diel, por Venusi dhe Neptuni do t’ju ndihmojnë të gjeni sërish qetësinë dhe entuziazmin diellor që duket se do t’ju mungonte.